Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë njofton se në datën 23.12.2021, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale Nr. 61002-00692-00-2021 i Regj.Themeltar, më palë kërkuese Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në përfundim të këtij gjykimi, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë analizoi çështjen në tërësi, për njësimin e praktikës gjyqësore.
“Në bazë të nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me pyetjen e parë të shtruar për njësimin e praktikës gjyqësore: Cili është momenti i ushtrimit të së drejtës së ankimit ndaj vendimit të Gjykatës për Hetime Paraprake për vendosjen, në vijim të kërkesës së prokurorit, të sekuestros provuese, sipas parashikimeve të nenit 212 të Kodit të Procedurës Penale dhe cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e ankimit?, të mbahet ky qëndrim:
E drejta e ankimit ndaj vendimit që ka disponuar sekuestrimin e sendeve lind në momentin që të interesuarit i dorëzohet kopja e vendimi të arsyetuar (nga prokurori ose gjykata).
Ky moment mund të jetë i njëkohshëm me zbatimin e sekuestrimit ose me momentin që i interesuari merr dijeni për sekuestrimin e një sendi.
Gjykata kompetente për shqyrtimin e këtij ankimi, në rastet kur sekuestrimi është urdhëruar nga prokurori, është Gjykata e Shkallës së Parë (Gjyqtari për Hetime Paraprake), në përputhje me parashikimet e pikës 1, të nenit 212 të Kodit të Procedurës Penale. Afati për paraqitjen e ankimit është 10 ditë (duke pasur në vëmendje natyrën e disponimit, që lidhet me sekuestron provuese, referimi për afatin e ankimit bëhet në nenet 276/2 ose 301/2 i KPP).
Në rastet kur sekuestrimi është disponuar nga gjykata, në vijim të kërkesës së prokurorit, Gjykata kompetente për shqyrtimin e ankimit, është Gjykata e Apelit, në përputhje me parashikimet e pikës 2, të nenit 212 të Kodit të Procedurës Penale.
Në lidhje me pyetjen e dytë të shtruar për njësimin e praktikës gjyqësore: Cilat janë kriteret nga të cilat duhet të niset gjykata për të lejuar sekuestrimin e të dhënave, ose sistemeve kompjuterike?, të mbahet ky qëndrim:
Së pari, duhet të ekzistojnë kushtet e përgjithshme sipas nenit 208 KPP:
Kjo do të thotë se sekuestrimi edhe në rastin e të dhënave kompjuterike, vendoset për provat materiale (kuptimi i të cilave jepet në nenin 187 të KPP) dhe për sendet që lidhen me veprën penale.
Për sendet që lidhen me veprën penale, duhet të arsyetohet edhe se këto sende janë të domosdoshme për vërtetimin e fakteve.
Së dyti, Gjykata duhet të argumentojë se cila është vepra penale që në mënyrë të arsyeshme dyshohet se është kryer.
Së treti, Gjykata duhet të arsyetojë përse sekuestrimi i të dhënave ose sistemeve kompjuterike është i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes.
Së katërti, Gjykata duhet të përcaktojë ose të argumentojë se, cilat janë të dhënat ose sistemet kompjuterike që do t?i nënshtrohen sekuestrimit dhe çfarë synohet të provohet nëpërmjet vendosjes së sekuestros mbi të dhënat apo sistemet kompjuterike.
Në këtë përcaktim, Gjykata duhet të bazohet në parimet e proporcionalitetit dhe të përshtatshmërisë, duke lejuar sekuestrimin e të dhënave ose të sistemeve kompjuterike për nevoja të hetimit, vetëm nëse është e nevojshme, për sa është e nevojshme dhe për aq kohë sa është e nevojshme.
Së pesti, Gjykata duhet të përcaktojë dhe të arsyetojë në vendim, modalitetet për sekuestrimin e të dhënave ose sistemeve kompjuterike.
Edhe në këtë rast, gjykata duhet të bazohet në parimet e proporcionalitetit dhe të përshtatshmërisë.
Sekuestrimi duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të sekuestrohen vetëm të dhënat ose sistemet specifikisht të përcaktuara në vendimin e gjykatës.
Për nxjerrjen e të dhënave mund të sekuestrohen pajisjet, vetëm në rast se është e domosdosme dhe për aq kohë sa është e nevojshmepër marrjen e të dhënave apokrijimin e kopjeve.
Së gjashti, përveçse sa më sipër, specifikisht lidhur me sekuestrimin e të dhënave ose sistemeve kompjuterike ndaj gazetarëve profesionistë, Gjykata duhet të lejojë sekuestrimin, pasi të jetë shteruar kërkimi në të gjitha burimet e tjera të mundshme të të dhënave, duke patur parasysh paragrafin 3 të nenit 159 të KPP.
Kjo do të thotë se ndërhyrje të tilla, duhet të jenë të mirëargumentuara dhe vetëm në rastet kur e dhëna nuk mund të merret në burimin e saj . Në raste të tilla përjashtimore, gjykata duhet të saktësojë të dhënat konkrete që kërkohet të sekuestrohen, përse ato janë të domosdoshme/thelbësore për zgjidhjen e çështjes sipas nenit 211/2 të KPP, si dhe përse sekuestrimi i tyre është i pamundur të realizohet në një mënyrë tjetër.
Në çdo rast, gjykata duhet të tregojë kujdes për mos cenim të marrëdhënies së gazetarit me burimin e informacionit , duke shmangur zbulimin e këtij burimi kur vërtetësia e të dhënave mund të verifikohet në një mënyrë tjetër.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 420, pika 1, shkronja ?d? dhe 441, pika 1, shkronja ?a?, të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:
?Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Vendimit nr.116, datë 6.5.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky vendim është njësues dhe dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare?./E.S-CNA.al
Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo ka bërë një analizë të ...
Mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar 60 punonjës të një C...
Profesor Artan Fuga ka reaguar ashpër, pas publikimit të lis...
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert...
Nga Erion Dasho Nxjerrja në shesh e pagave tregoi se në Shqi...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thumbuar, Kryeministrin...
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, ka deklaruar se numra...
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njofton, se j...
Analisti Andi Bushati është përplasur me me zv.ministrin e F...
Kompania hungareze 4iG pak ditë më parë ka nënshkruar një ma...
Skandali me të dhënat personale vijon të jetë në qendër të d...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi aferën e ince...
Akademiku dhe profesor Artan Fuga, ka reaguar lidhur me skan...
Në Shqipëri, prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhën...
Publikimi i të dhënave personale nxorrën zbuluar “zengjinët”...
Në Shqipëri, prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhën...
Oficerë të policisë gjyqësore u paraqitën në mesditë në zyra...
Epidemiologu Taulant Muka ka folur mbi skandalin e nxjerrjes...
Prokuroria ka sekuestruar serverin e Agjencisë Kombëtare e S...
Vijon faza e dytë e konkurrimit, testimi fizik, për Patrullë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...