Kontrolli i policisë “fundos” të riun/ Çfarë iu gjet në makinë
Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi u kap me 2...
Policia e Shtetit ka zhvilluar dy operacione gjatë 24 orëve të fundit, duke sekuestruar lëndë eksplozive, armë e mijëra euro, si dhe lëndë narkotike.
Policia e Lezhës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, ka mësuar se disa persona po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri. Uniformat blu kanë organizuar operacionin ?Mataro?, dhe kanë arrestuar në flagrancë 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona.
Në një konferencë për media, kryepolici i Lezhës, Oltion Bistri, bëri me dije se gjatë operacionit të parë janë sekuestruar lëndë eksplozive C4, dy armë automatike, dy kallashnikovë, snajperë, mijëra euro, fishekë e kapsolla detonatorë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohen brenda 24 orëve, dy operacione policore, për parandalimin e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen mina me telekomandë, arsenal armësh e municionesh, drogë dhe një shumë e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale.
Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë me precedentë të theksuar kriminal.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në fushën e krimeve kundër personit e pronës, mbajtjen dhe trafikimin e armëve të zjarrit apo lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar ?Mataro?, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. L., 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale ?Vrasja e mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtja pa leje?;
N. M., 62 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në lagjen ?Varosh?, Lezhë.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.
Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.
Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.
Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.
Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato operacionale të DVP Lezhë, ushtruan kontrolle të menjëhershme në ambiente, mjete dhe banesa te dyshuara. Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;
88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;
2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model ?Scorpions?, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model ?Glock?, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.
Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi u kap me 2...
Sot shënohet një vit nga vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mengjes në Gjrokastër...
Një shtetas me iniciale P.S, 68 vjeçar është gjetur pa shenj...
Një 71 vjeçar me iniciale A.S, me shtetësi italiane është gj...
Një banesë pranë burgut të grave në Tiranë është përfshirë ...
Një 39 vjeçar me inicialet A.L, është gjetur i pajetë mbrëmj...
Një 33-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “M...
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një makinë ...
Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë në burg Lulzim Beris...
Një 43-vjeçar me iniçiale F.M, banues në Fush-Arrëz është ar...
Shërbimi Hidrografik, ka njoftuar ndarjen nga jeta të Kapite...
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është re...
Një 18 vjeçar me iniciale F.S është arrestuar nga policia në...
Një 35 vjeçar shqiptar në Itali ka ndërruar jetë ditën e dje...
5 shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërnda...
Aksioni i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijon edhe sot...
Një 17 vjeçar me iniciale E.K, është arrestuar nga policia ...
Urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano ...
Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi dënimin “burgim i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...