Dubai, ‘shpëtim’ i të akuzuarve për vrasje e trafik droge
Të paktën 6 shqiptarë, mes tyre 2 të kërkuar nga SPAK, i jan...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Evropiane e Shëndetësisë (ECDC) që nga 7 dhjetori 2021 rekomandojnë vaksinimin e kombinuar me vaksina vektoriale dhe mRNA. Pothuajse në të njëjtën kohë, Matthew Snape, virolog në Universitetin e Oksfordit në Angli dhe udhëheqës i një studimi të madh, të quajtur Com-COV2, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se në studimin e tij vaksinimi i kombinuar ka rezultuar më efektiv.
Pasi EMA (Agjencia Evropiane e Barnave) miratoi vaksinën AstraZeneca në janar 2021, fillimisht vaksina u përdor pa kufizime. Më pas u vu re se, në disa raste të veçanta, te disa gra të reja, vaksina shkaktonte tromboza të rrezikshme të venave cerebrale. Më 1 prill, Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit në Gjermani rekomandoi që vetëm personat mbi 60 vjeç të vaksinoheshin me AstraZeneca. Kjo do të thoshte se një numër i madh personash që kishin bërë si vaksinë të parë Astra Zenecan, në dozën e dytë do të vaksinoheshin me një vaksinë tjetër. BioNTech-Pfizer ose Moderna. Ndërkohë të gjithë të rriturit në Gjermani mund të vaksinohen me AstraZeneca, pasi të kenë diskutuar rreziqet me mjekun.Por shumë shpejt studimet do të dëshmonin se kombinimi i dy vaksinave të ndryshme nuk ka pse të jetë zgjidhje nga halli, përkundrazi.
Studiuesit në Universitetin e Oksfordit bënë të njohur për herë të parë në qershor se pacientët që kishin marrë fillimisht një dozë AstraZeneca dhe katër javë më vonë një dozë BioNTech zhvillonin më shumë antitrupa sesa ata që vaksinoheshin dy herë me AstraZeneca. Edhe radhitja e anasjelltë, pra fillimisht BioNTech dhe më pas AstraZeneca, rezultonte më efektive se dy herë AstraZeneca. Numri më i madh i antitrupave u konstatua te personat që kishin marrë dy doza të vaksinës BioNTech-Pfizer. Ndërkohë, studimet më të fundit dëshmojnë se BioNTech-Pfizer, pasuar nga Moderna jep rezultate edhe më të mira.
Në studimin Com-COV, morën pjesë 830 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç. Ata morën kombinime të ndryshme vaksinash. Ndërmjet vaksinimit të parë dhe të dytë ishin rreth katër javë kohë. Në një studim vijues në kuadër të Com-COV2, morën pjesë 1070 vullnetarë.
Matthew Snape, tha se pavarësisht nga kjo, vaksinimi dy herë me AstraZeneca vazhdon të jetë i nevojshëm në luftën kundër COVID-19. “Ne tashmë e dimë se regjimet standarde të vaksinimit pengojnë rëndimin e rasteve dhe hospitalizimin dhe luftojnë edhe variantin Delta”.
Studiues nga Universiteti i Landit të Zarës (Saarland) në Gjermani zbuluan se njerëzit që fillimisht ishin vaksinuar me AstraZeneca dhe më pas me BioNTech-Pfizer rezultonin me imunitet më të fortë se ata që kishin marrë dy doza të së njëjtës vaksinë. Rezultatet e Universitetit në Saarland u publikuan në revistën Nature në fund të korrikut 2021.
Mbi 200 vetë morën pjesë në studimin e Spitalit Universitar Saarland në Homburg. Një grup u vaksinua me nga dy doza AstraZeneca, një grup tjetër me nga dy doza BioNTech/Pfizer. Në një grup të tretë, pjesëmarrësit morën fillimisht një dozë AstraZeneca, e më pas BioNTech.
Dy javë pas dozës së dytë, studiuesit krahasuan përgjigjet imune të pjesëmarrësve. “Tek të vaksinuarit ne studiuam jo vetëm se sa i lartë është numri i antitrupave kundër koronës, por ne matëm edhe efektshmërinë e antitrupave neutralizues”, shpjegon Martina Sester, profesore për imunologji transplantimesh dhe infektimesh në Universitetin e Saarlandit. “Kjo na informon se sa arrijnë antitrupat të parandalojnë hyrjen e virusit në qeliza.?
Analiza e antitrupave tregoi se si vaksinimi i dyfishtë me BioNTech ashtu edhe kombinimi me AstraZeneca ishte shumë më efektiv se vaksinimi me dy doza AstraZeneca. Pjesëmarrësit që morën dy doza nga dy vaksinat e para prodhuan afro 10 herë më shumë antitrupa se ata që morën dy doza me AstraZeneca.
Edhe studimi spanjoll, CombivacS, i kryer me 663 pjesëmarrës në Institutin Shëndetësor Carlos III në Madrid, erdhi në një përfundim të ngjashëm. Rezultatet paraprake u publikuan në revistën Nature. Dy të tretat e pjesëmarrësve morën si dozë të dytë vaksinën BioNTech Pfizer, pasi si dozë të parë kishin pasur AstraZeneca-n. Ndërsa pjesa tjetër e pjesëmarrësve (një e treta) nuk e kishte marrë ende vaksinën e dytë.
Magdalena Campins, një nga studiueset nga Spitali Universitar Vall d’Hebron në Barcelona, ??raporton se pjesëmarrësit që kanë marrë një vaksinë të kombinuar kanë rezultuar me shumë më tepër antitrupa pas vaksinimit të tyre të dytë dhe se këto antitrupa ishin në gjendje të njihnin virusin SARS-CoV-2 në testet laboratorike dhe ta çaktivizonin atë. “Duket sikur vaksina [BioNTech] Pfizer është në gjendje ta rrisë dukshëm prodhimin e antitrupave pas një doze fillestare me AstraZeneca”, citon Nature imunologun Zhou Xing nga Universiteti McMaster në Hamilton, Kanada, i cili nuk u përfshi në studimin CombivacS.
Pavarësisht se rezultatet nga Madridi nuk janë ende përfundimtare dhe nuk janë kontrolluar ende nga shkencëtarë të tjerë, studimi ka edhe një problem tjetër. Ai u zhvillua pa një grup kontrolli, kur pjesëmarrësit të merrnin të njëjtën vaksinë. Prandaj nuk mund të bëhet një krahasim i drejtpërdrejtë. Në Spanjë është vaksinuar deri tani pothuajse një e katërta e popullsisë.
Në Gjermani, vaksinimi i kombinuar njihet po aq sa vaksinimi me dy doza të së njëjtës vaksinë. Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë bazohet në udhëzimet e Institutit Paul Ehrlich (PEI). Nëse vaksinimi i kombinuar konsiderohet si vaksinim i plotë edhe jashtë Gjermanisë, kjo varet nga vendi përkatës. Kanadaja për shembull e ka lejuar vaksinimin e kombinuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende duke e shqyrtuar këtë mundësi./DW
Të paktën 6 shqiptarë, mes tyre 2 të kërkuar nga SPAK, i jan...
Nëse vaksinimi kundër COVID duhet të bëhet i detyrueshëm ësh...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit d...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku vëllai 34-vjeça...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin ...
Porositë për fabrikat gjermane ranë ndjeshëm për shkak të kë...
Amerika po synonon të pengojë disa prej planeve të president...
Partia gjermane Të Gjelbrit njoftoi të hënën se anëtarët e s...
Ministrat evropianë të Punës, janë pajtuar më 6 dhjetor, rre...
Kancelari i ri i Gjermanisë Olaf Scholz prezantoi kabinetin ...
Italia po merr masa të reja ndaj personave të pavaksinuar kë...
Janë konfirmuar 2 rastet e para me variantin e ri të COVID, ...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar se brenda 24...
Mediet greke kanë publikuar detaje të reja nga krimi i rëndë...
Një ngjarje horror ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku një...
Kandidati për President nga ekstremi i djathtë në Francë, Er...
Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është diskutuar m...
Departamenti amerikan i Thesarit do të vendosë një sërë sank...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...