Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Tri pikët janë detyrim për Skënderbeun në ndeshjen e sotme ndaj Egnatias në orën 16:45. Pas lojërave të mira në javët e fundit, por të shoqëruara me mungesën e pikëve, trajneri Migen Memelli ka ?shkundur? ekipin, duke kërkuar rezultat maksimal ndaj rrogozhinasve, që janë më lart në tabelë. Në intervistën për ?Panorama Sport?, Memelli theksoi se ekipi ka lënë pas gjithçka që ka ndodhur në javën e kaluar ndaj Partizanit, duke mos dhënë asnjë koment më shumë për gjykimin në këtë ndeshje. Sipas numrit një të pankinës, sfida me Egnatian vlen vetëm tri pikë, prandaj dhe lojtarët duhet të bëjnë një sforco.
Migen, është ndeshja e sotme e duhura për t?u rikthyer te tri pikët, dhe për më tepër përballë një rivali direkt si Egnatia?
E rëndësishme është që të bëjmë mirë dhe të kemi edhe fatin në anën tonë. E them këtë, sepse u pa qartë edhe në Tiranë ndaj Partizanit, që dimë të bëjmë maksimumin, përpos kapacitetit të kundërshtarit. Nuk kam se çfarë të kërkoj më tepër, por ky është një moment kritik, që ne na mungojnë pikët. Në këto kushte, pa diskutim që jemi të dënuar të hyjmë në fushë për të arritur fitoren e dytë këtë sezon.
Duke qenë se pikët mungojnë, ju bën të ndiheni nën presion për këtë situatë?
Nuk kemi asnjë presion të rezultateve, pasi performanca ka qenë e jashtëzakonshme. Unë kam folur me stafin dhe presidentin dhe çdo gjë është në pritshmëritë që skuadra duhet të kishte. Por, përtej kësaj, e rëndësishme është që ne kemi një performancë në
rritje nga java në javë. Besoj që kur një skuadër kap kulmin atje, duhet mbajtur dhe besimi është. Djemtë kanë punuar fort dhe besoj që sot do të bëjmë mjaft mirë.
Kur thoni mjaft mirë, çfarë keni parasysh?
Kam parasysh atë që do të hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Futbolli i parashikon të tria rezultatet, por ne nuk do ta mendojmë kështu, por do të kërkojmë maksimumin, pasi fitorja është e vetmja që na shkon përshtat. Duhet të bëjmë maksimumin dhe të dalim me pikët maksimale. Unë nuk i mendoj aspak dy rezultatet e tjera, pasi hyjmë kudo për fitore. E shoh edhe në sytë e djemve që ka shpresë dhe ka besim. Prandaj ndeshja e sotme vlen shumë.
A mund të themi se vlen gjashtë pikë ky takim, duke qenë se luani ndaj një rivali për mbijetesë?
Është një ndeshje radhe që vlen tri pikë. Pa diskutim se meqenëse jemi afër në renditje, kjo e bën takimin më deciziv. Nuk është se duke qenë poshtë në renditje ne jemi më dobët nga kundërshtari. Pa diskutim e ritheksoj që lojtarët dhe skuadra kanë bërë jashtëzakonisht mirë, por pikët na kanë munguar. Tani jemi në një moment që na duhen pikët.
Pas ndeshjes me Partizanin i keni parë me qetësi rastet e dyshimta dhe nëse po, a vijoni të mendoni sërish njësoj?
Unë nga ky moment do të bashkohem me nëntë kolegët e tjerë të Superiores për të mos ngelur veç. Prandaj po them se këto janë gjëra që i përkasin gjykimit dhe unë do të merrem vetëm me terrenin.
Ndeshjet e sotme të Ligës së Kampioneve kanë vulosur fatin e...
Skënderbeu rikthehet sot të luajë në stadiumin e tij.Në taki...
Sot, Kategoria Superiore zhvillon dy ndeshjet e tjera në orë...
Sebastian Haler ishte një emër i panjohur për shumëkënd deri...
Supersfida e grupit D, mes Realit të Madridit dhe Interit, q...
Sipas asaj që shkruan “Sportitalia”, ka përfunduar era Luca ...
Janë luajtur ndeshjet e fundit të grupit A të Champions Leag...
Dy duelet e para të javës së 12 të Abissnet Superiore kanë s...
Milani luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Kuqezinjt...
Trajneri i Teutës, Renato Arapi, ka theksuar se e rëndësishm...
Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, foli pas humbjes me Teutë...
Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi në Superiore teksa ka...
Teuta i ka dhënë fund serisë prej 5 ndeshjesh pa fitore, duk...
Në orën 18.45 luhen 2 ndeshje të raundit të gjashtë të grupe...
Monza bën një tjetër goditje në merkato. Skuadra në pronësi ...
Fundjava e kaluar ka prodhuar aktivitete futbolli në kufijtë...
Dueli mes Dinamos dhe Teutës është padyshim një më interesan...
Tirana përballet sot me Kastriotin në një ndeshje shumë të r...
Është hedhur shorti i Paraeleminatoreve të Kupës së Botës 20...
Zlatan Ibrahimovic nuk kishte asnjë mëshirë me deklaratën e ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...