web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4000 euro për të favorizuar marrjen e gradës/ GJKKO vendos për “fatin” e pedagogut dhe policit

4 Dhjetor 2021, 10:15, Kronika CNA

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka vendosur sot masën e sigurisë ?arrest me burg?, për pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurra dhe efektivin e policisë rrugore, Dritan Lelajn.

Ata akuzohen për falsifikim të  dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Kryekomisari Qetsor Gurra lektor në Akademinë e Sigurisë, i kishte premtuar inspektorit të policisë rrugore, Dritan Lelajt se do ta favorizonte që të fitonte gradën nënkomisar, kundrejt 4000 eurove.

Kujtojmë këtu se ata ranë në pranga, pas hetimeve disa mujore të kryera nga SHÇBA, ku rezultoi se Qetësor Gurra ka favorizuar policin e rrugores Dritan Lelaj që të merrte përmes falsifikimit të dokumenteve gradën nënkomisar gjatë procesit të konkurrimit në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.





Lajmet e fundit nga