Shpërthen Marotta: Futbolli shihet si mbetje, po merret vendim diskriminues
Qeveria italiane po mendon të miratojë një amendament që për...
Skënderbeu ka një vend të veçantë në zemrën e Marko Radasit, mbrojtësit kroat që la gjurmë me ekipin bardhekuq në tetë sezonet e luajtura me korçarët. Për asnjë moment Radas nuk e harron Korçën dhe Skënderbeun, madje deklaron se dashuria e tij për këtë qytet shkon shumë larg. Aq sa mjafton një telefonatë për të qenë përsëri pjesë e Skënderbeut, këtë herë si pjesë e stafit. Në një intervistë të dhënë për ?Panorama Sport?, kroati rrëfen se pavarësisht impenjimeve personale në futbollin kroat, asnjëherë nuk humbet mundësinë për të ndjekur ekipin e tij të zemrës, që veç Zagrebit, është edhe Skënderbeu. Radas bën një analizë të plotë kampionatit tonë të këtij sezoni, ndërsa deklaron se pavarësisht vështirësive, Skënderbeu është ekipi që nuk rrezikon mbijetesën sepse cilësitë janë për të bërë shumë më shumë se kaq.
Si shkon jeta e Radasit mes futbollit?
Momentalisht jam duke u marrë me futbollin, si trajner i moshave U-5 dhe U-9 në një ekip privat këtu në Zagreb. Ndërkaq, ndjek me kureshtje zhvillimet e futbollit në Shqipëri, në këtë sezon të ri që më duket shumë i fortë dhe i çuditshëm.
I çuditshëm, pse? Si ta kuptojmë?
Është i çuditshëm pasi ka larmi rezultatesh. Javët e para ishin të mbyllura me një rezultat të vetëm, barazimin. Më pas gjërat filluan të ndryshonin disi. Por, sërish niveli i ekipeve është deri diku i barabartë aq sa gjithçka bëhet e paparashikueshme.
Si ju duket Skënderbeu i këtij sezoni?
Do të jetë sërish ekipi që do të luftojë për mbijetesë si një sezon më parë? Skënderbeu i këtij sezoni, ndryshe nga ai i një viti më parë, është një ekip më solid dhe më cilësor. Të paktën kështu e kam parë unë në këtë sezon të ri. Një ekip që ndryshe nga një vit më parë ka një grup më të kompletuar dhe më me shumë eksperiencë sesa sezoni i kaluar. Kam ndjekur çdo ndeshje të këtij sezoni dhe më duket një ekip më i konsoliduar. Kanë fatin që punojnë në një klub si Skënderbeu që nuk ushtron presion dhe nuk të ngarkon me energji negative edhe në mungesë të rezultateve. Trajnerin e njohin më mirë dhe e dinë se çfarë është duke kërkuar. Kjo më bën të mendoj se ky ekip, edhe për nga mënyra e menaxhimit, nuk është ekipi që mund të shihet si i rrezikuar për të rënë këtë sezon. Këtë e them me bindje.
Në tetë vite jeni përballur shumë shpesh me Partizanin. Cilën ndeshje kujtoni si më të veçantën?
Po, e vërtetë, në disa sezone kemi qenë në garë edhe me Partizanin pas rikthimit në Superiore, se disa vite nuk kanë qenë në llogarinë tonë, pasi luanin në tjetër kategori. Gjithmonë përballjet tona kanë dhuruar ndeshje me emocione, por unë do të veçoj ndeshjen e fituar në Korçë me rezultatin 5-2, ku edhe unë kam shënuar gol. Ka qenë një sezon në të cilin ne kemi qenë pas me pikë deri në një moment, por arritëm të përmbysnim gjithçka dhe kemi fituar titullin. Ky është momenti im i preferuar. Këtë e quaj si një nga tri ndeshjet më të mira që ka bërë Skënderbeu në Superiore.
Si mendoni se mbyllet takimi i kësaj jave?
Është një sfidë delikate dhe mjaft specifike që do të duhet të shihet në disa drejtime veç gjendjes se si vijnë dy skuadrat në këtë ndeshje. Skënderbeu vjen pas disa rezultateve mjaft pozitive me ekipet kryesore të renditjes, prandaj morali i tyre është në majë. Nga ana tjetër, Partizani, sikundër flitet, është me disa mungesa, por të mos harrojmë që kanë në krye Ilir Dajën. Ilir Daja është Ilir Daja, një emër i madh dhe nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, kështu që duhet pasur kujdes. Më shumë se Partizani mua më tremb emri i Ilir Dajës.
Lufta në këtë kampionat është e ndarë. Sipas jush, kush rrezikon rrëzimin nga kategoria?
Nuk jam në gjendje ta them një gjë të tillë. Kampionati është shumë i fortë dhe për momentin i paparashikueshëm. Nuk mund të them se kush bie këtë sezon, këtë do ta tregojë koha, por mund të them me bindje që nuk do të jetë Skënderbeu mes ekipeve që do të kalojnë në një kategori më poshtë.
Edhe lufta për titull është një rebus më vete?
Po, pa dyshim. Unë jam gjithnjë në kontakt me Pejiçin për të marrë ?feedback?- un e duhur nga Superiorja. Kukësi ka një ekip me shumë cilësi, pavarësisht emrave, por është mjaft i fortë. Po ashtu edhe Tirana që ka një ekip cilësor. Teuta është kampione në fuqi dhe duhet pasur në vëmendje. Mendoj se bashkë me Vllazninë do të jenë këto katër ekipe që do të luftojnë, megjithëse Tiranën dhe Kukësin i shoh më të avantazhuar.
Veç Shehit, në fushën e trajnimit është edhe një tjetër mik juaji, Renato Arapi?
Renato është një djalë shumë pasionant pas futbollit dhe jam i bindur që do të bëjë mirë. Unë e njoh si lojtar, ishte detajist në çdo ndeshje. Merrej me çdo kundërshtar dhe e analizonte deri në detaje. Mund të them fjalët më të mira për të si futbollist dhe i uroj më të mirat si trajner.
Po Radas, me se merret tani pasi ka mbyllur gjithçka me futbollin e luajtur?
Me futboll, me çfarë tjetër. Tani që ju më telefonuat, isha duke u bërë gati për stërvitje. Kam dy grupe, U-5 dhe U-9, të një akademie private që i stërvis dhe jam i lumtur me këtë profesion.
A e keni harruar Korçën?
Kurrë dhe as ka për të ndodhur. Nëse Dinamo e Zagrebit është primare për mua, Skënderbeu është po kaq i rëndësishëm. Mjafton një telefonatë dhe unë kthehem atje, në atë klub kthehem edhe me biçikletë nga Zagrebi.
Qeveria italiane po mendon të miratojë një amendament që për...
Botërori i Katarit i cili do të startojë në nëntor të vitit ...
Gjermania po kalon një moment të vështirë prej pandemisë së ...
Las Palmas po luan ndan Velez në transfertë. Kjo ndeshje vle...
Everton është duke kaluar një periudhë të vështirë në këtë s...
Robert Lewandowski ishte kandidati kryesor për të fituar “To...
Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila ka reaguar n...
Skënderbeu meritonte më shumë në ndeshjen e javës së shkuar ...
Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me Ligën Profesioni...
Në vigjilje të supersfidës së nesërme ndaj Teutës, në stadiu...
Vetëm një gol i shënuar në 600 minuta të luajtura. Shumë pak...
Përballja me Xhenoan nuk ishte totalisht fatlume për Milanin...
Zhvillime pozitive në Barcelonë sa i përket kapërcimit të kr...
Federata Greke e Futbollit po shikon mundësinë e uljes në pa...
E kishin provuar që pas shkarkimit të Solskjaerit sipas “Bil...
Armando Broja është kthyer brenda pak kohësh në një prej emr...
Zhunior Mesias ka qenë padyshim protagonisti i javës së fund...
Milani ka arritur të marrë një fitore të lehtë kundër Genoas...
Ndeshja e sotme në Premier Ligë mes Uotford dhe Çelsit është...
Rei Manaj sot ka luajtur një ndeshje shumë speciale, pasi ës...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...