web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tallava me rrena të pështira”/ Shehu i “nxjerr bojën” Ramës, çfarë parashikon buxheti 2022

25 Nëntor 2021, 14:23, Politikë CNA

Eksperti i Ekonomisë, Sherefedin Shehu ka reaguar në lidhje me takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me një përfqësi të fermerëve që po protestonin përpara Kuvendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se në fakt ajo që Rama tha ishte thjeshtë ?një tallava me rrena të pështira?.

Sipas tij buxheti i vitit 2022 është 29 milion dhe jo 32 milionë Euro, dhe nga ky buxhet vetëm 1 miliardë lekë ose 8,3 milion Euro janë financime për zhvillimin rural ku mund të përfitojnë diçka edhe fermerët.

?Z. Rama po shet axhendat e tij politike si kryefjalë të Buxhetit 2022

Sot z. Rama, si një kaubojs që mendon se kontrollon, përveç parave, edhe mendjet e shqiptarëve, doli nga Kuvendi dhe ftoi në kafe disa fermerë. Por si gjithmonë pamë një tallava me rrena të pështira.

Shprehu habinë që fermerëve ju dukeshin pak 32 milion Euro të vëna në dispozicion për ta në buxhetin 2022 kur në fakt nuk ka parashikuar as çerekun e tyre. Buxheti 2022 për programin e Zhvillimit Rural që nuk është vetëm për fermerët të cilët robëtohen duke punuar tokat apo ju shërbyer bagëtive të tyre është 29 milion dhe jo 32 milionë Euro. Së dyti, nga ky buxhet vetëm 1 miliardë lekë ose 8,3 milion Euro janë financime për zhvillimin rural ku mund të përfitojnë diçka edhe fermerët. Diferenca prej 2,4 miliardë lekë ose pak më pak se 20 milion Euro janë financime të huaja që do të shkojnë për industrinë Agroushqimore nëpërmjet programeve të mbështetjes nga Bashkimi Europian.

Edhe disbursimi i këtyre parave në rastin më të mirë do të jetë 35% (përqind) pra maksimumi që mund të përfitohet prej tyre është 7 milion Euro. Dhe siç u tha kjo shumë nuk është për fermerët por për industrialistët e bujqësisë. Pra mbështetja e z. Rama për fermerët është lëmoshë po të këmi parasysh që mbështetja direkte që Serbia, Maqedonia dhe Kosova ju japin fermerëve (atyre që punojnë në arë apo mbarështojnë bagëti) është 15 herë më e lartë.?-shkruan Sherefedin Shehu.

Më tej, ai thekson se e njëjta gjë ndodh edhe me ndihmën ekonomike.

?Paketa sociale që po reklamohet si kryefjala e buxhetit 2022 është vetëm agendë dhe retorikë politike sepse fondet e parashikuara në buxhetin 2022 për Ndihmën Ekonomike dhe të paaftët janë 1,2 miliardë lekë më të ulëta se ato të këtij viti dhe 0,1% (përqind) më të ulëta në raport me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB). Ndërkohë pagesat për të paaftët janë të fiksuara në ligj dhe të parat që zbriten nga ky fond dhe vetëm ajo që tepron shkon për ndihmën ekonomike. Kështu ndihma ekonomike do të vazhdojë që të jetë lëmoshë dhe jo mbështetje e vërtetë për qytetarët në nevojë.?-përfundon postimin e tij Sherefedin Shehu./CNA.al





Lajmet e fundit nga