LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Ilir Meta duhet mbajtur larg "Foltores"?!

23 Nëntor 2021, 11:54, Politikë CNA

Ka një afrim të njerëzve të cilët kanë filluar një betejë kundër Lulzim Bashës apo të kritikëve të kreut ende në detyrë të PD-së, me Ilir Metën.

Mjaftojnë debatet e ditëve të fundit, qëndrimet që ka dhënë zonja Kryemadhi, më pas vetë presidenti Meta që opinion publik, njerëzit që duan largimin e Bashës, të cilët janë edhe jashtë oborrit të Partisë Demokratike të kenë një qasje pozitive ndaj Metës dhe të japin edhe mesazh afrimi.

Në fakt do të kishte një gabim i pakorrigjueshëm atashimi i “Foltores”, aksionit që po bën Partia Demokratike, dhe shpresa që ka ngjallur në opinionin publik, me Ilir Metën.

Mund të ketë njerëz të cilët mendojnë se pa Ilir Metën, PD nuk fiton dot. Mund të ketë njerëz që mendojnë se një koalicion opozitar mund të ecë përpara më shumë dhe duhet një front i tillë për të rrëzuar Ramën.

Qëndrimet janë të ndryshme. Por, sot në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye, as “Foltorja” dhe as Sali Berisha nuk duhet të atashohen me Ilir Metën.

Njerëzit, të paktën ata që janë zyrtarë afër pjesës që bën mbrojtjen apo jep argumentat dhe qëndron pro tezave të Sali Berishës dhe ?Foltores? të shkojnë tek Ilir Meta dhe të përdorin atë si një alibi tjetër, për çfarë ka bërë keq Lulzim Basha.

Kush është Lulzim Basha tashmë e dinë të gjithë.

Një humbës serial, një njeri i korruptuar, një njeri që nuk e mban fjalën, një dështak, një njeri i marrë peng, tradhëtar, etj etj, të cilat nuk ka nevojë t?ia thotë Ilir Meta. Këta ia kanë thënë demokratët. E kanë thënë të tjerë para Ilir Metës. Atëherë pikërisht kur e mbronte Sali Berisha.

Ia ka thënë Topalli, ia ka thënë dhe Patozi, is ka thënë dhe vetë Sali Berisha, ia kanë thënë me dhjetëra drejtues të PD-së, dhe po ia thonë çdo ditë.

Pra, nuk ka nevojë që “Foltorja” dhe demokratët, apo ata që shpresojnë nga ky aksion i Sali Berishës, të shohin tek Ilir Meta një shpresë.

Në opinionin publik Ilir Meta është politikani më i korruptuar, njeriu më përfitues në këto 30 vite. Ndoshta mund ta ketë notën maksimale në politikë. Ka bërë gjithçka, ka mbijetuar në këto 30 vite. Në emër të integrimit, në emër të qasjes së tij pro-europianes, si socialist, si tradhëtar i tyre, si parti e qendrës, e të tjera si këto. Por, në opinionin publik Ilir Meta është një hajdut, i korruptuar, një skandaloz që zgjedhjet e fundit shqiptarët i dhanë një përgjigje të madhe me votë. Pavarësisht se ndoshta ai meritonte më tepër dhe pritshmëritë i ka pasur më të larta.

Partia e blerjeve të vendeve të punës, apo shitjes së posteve politike duhet të shkërmoqet. Dhe një nga premtimet që duhet të bëjë ?Foltorja?, duhet të jetë kjo: Klientelizmi politik duhet të zhduket.

E në qoftë se LSI-ja është një forcë që do të rritet, me trupën e saj mund të bashkohet tek e majta apo të shkrihet diku tjetër. Por, nuk mund të lejohen ato që quhen ?king-maker?, forca politike si puna e LSI-së, që ndryshe nga vendet e tjera europiane ku qasjen e kanë për stabilitetin politik të vendit, në Shqipëri qasja është thjeshtë dhe vetëm për të dhënë ca vende pune, për të shtuar ca vota e ca mandate. E duke shtuar ca vota e ca mandate marrin më shumë ministri, emërojnë më shumë drejtorë, bëjnë më shumë para, e kështu me radhë.

Ndaj “Foltorja”, dhe vetë Sali Berisha duhet të jetë mjaft i kujdesshëm me Ilir Metën. Me qëndrimin që duhet të mbajë ndaj LSI-së.

Aktualisht “Foltorja” ka ngjallur shpresë përtej demokratëve, duke pritur që njerëzit të kenë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe kjo do të sillte një shembje të sistemit, apo largimin e Edi Ramës, i cili po bën mandatin e tretë në pushtet.

Nga ana tjetër, Ilir Meta nuk po thotë asgjë më shumë. Po nxjerr fakte dhe argumente kundër Lulzim Bashës, të cilat demokratët i dinë. Nuk ka nevojë t?i thotë Ilir Meta, as të marrë ai ?Shpatën e Demokleut?, kundër Lulzim Bashës.

Mjaftojnë Foltoret, mjaftojnë demokratët, militantët, gratë, të rinjtë, me entuziazmin e tyre, me argumentat dhe faktet e tyre, të cilat ?kryqëzojnë? Lulzim Bashën.

Ilir Meta kundër Lulzim Bashës është një qasje, një afrim, apo një nder që presidenti i bën kryeministrit në detyrë.

Sa më shumë ta godasë Ilir Meta, Lulzim Bashën, aq më shumë mund t?i rriten pikët brenda PD-së, por edhe brenda elektoratit gri.

Ndaj duhet me çdo kusht që të mbahet larg.

cna lajme politikeKjo për faktin se siç e përmendëm dhe më lart, nuk ka nevojë ta sulmojë Ilir Meta. Dhe ka me qindra apo mijëra demokratë që kanë pasur pakënaqësi në PD, pikërisht që në vitin 2009, kur Ilir Meta është marrë në koalicion.

Ka pasur me qindra të tjerë që e kanë kritikuar aleancën me LSI-në edhe në vitin 2021. Edhe daljen bashkë, apo qëndrimin në aleancë në mbrojtje të Ilir Metës, veprimet e ?çmendura? të presidentit gjatë fushatës, e të tjera si këto.

Prandaj, çdo hap politik, çdo artikulim dhe qëndrim që jepet duhet të jetë larg Ilir Metës dhe kundër Lulzim Bashës.

Nuk ka nevojë për akuza shtesë për Lulin. Ato ia thonë të gjitha, ditë pas dite demokratët dhe elektorati gri. Nuk ka nevojë për Ilir Metën, as për çetën e tij.

Ndoshta në fushatë apo pas fushatës, fronti opozitar është diçka tjetër. Por, sot që PD-ja të ringrihet, që Foltorja të forcohet, duhet që Ilir Meta të mbahet sa më larg.

Lajmet e fundit nga