Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Mbi njëqind persona kanë vdekur në aksidente në Ballkanin Perëndimor, në të cilat kanë qenë të përfshirë autobusë me udhëtarë. I fundit ka ndodhur në orët e para të 23 nëntorit në Bullgari dhe, deri më tani, është aksidenti më vdekjeprurës: me 46 viktima. Në vazhdim sjellim kronologjinë e tragjedive të ngjashme në Ballkanin Perëndimor, në 20 vjetët e fundit.
Me 25 korrik 2002 dhjetë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë, ndërsa 31 janë lënduar në një aksident me autobus në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Autobusi me 40 udhëtarë ka qenë duke udhëtuar në relacionin Ulqin-Kosovë, kur ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar poshtë një gremine. Ky aksident ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit.
Me 14 tetor 204 në një aksident trafiku në fshatin Fushë-Arrëz në Shqipëri kanë vdekur 15 maturantë nga Kosova, të cilët kanë qenë duke u kthyer me autobus nga ekskursioni në Shqipëri. Në autobus kanë qenë 49 persona. Ai është rrëzuar poshtë një gremine. Në këtë aksident janë lënduar 34 maturantë – disa prej tyre rëndë. Pesëmbëdhjetë maturantët janë varrosur në Malishevë, rreth 40 kilometra larg Prishtinës, derisa në vend të ngjarjes në Shqipëri është vendosur një pllakë përkujtimore.
Me 22 shkurt 2010 Gjashtë persona nga Kosova kanë vdekur në një aksident trafiku afër Vjenës. Autobusi me të cilin kanë udhëtuar, ka qenë duke udhëtuar nga Prishtina drejt Gjermanisë. Aksidenti ka ndodhur kur autobusi është ndeshur me dy kamionë në një autostradë afër Vjenës. Në këtë aksident janë lënduar më shumë se 30 persona – disa prej tyre rëndë. Në aksident kanë vdekur edhe dy ngasësit e autobusit.
Me 23 qershor 2012 Në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Podgoricë-Kollashin, 18 persona kanë vdekur dhe 29 janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur kur një autobus me targa rumune, është rrëzuar poshtë së ashtuquajturës Grykë e Moraçës. Tejkalimi i shpejtësisë është konstatuar si shkak i aksidentit. Autobusi nga Rumania ka lëvizur dy herë më shpejt sesa shpejtësia e lejuar në atë pjesë të magjistrales.
Me 14 maj 2017 Si pasojë e një aksidenti në Hungari, në të cilin është përfshirë një autobus i Serbisë, ka vdekur ngasësi i autobusit, ndërsa 16 udhëtarë janë lënduar rëndë. Autobusi i kompanisë ?Eurolines?, me 25 udhëtarë, ka qenë duke udhëtuar nga qyteti Rekovci për në Austri.
Me 31 dhjetor 2018 Tetë persona kanë vdekur e më shumë se 30 janë lënduar në një aksident me autobus afër qytetit të Serbisë, Nish. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në kalimin e pashënuar rrugor, në vendin e quajtur Megjurovo e Ulët. Në mars të vitit 2020, Gjykata Themelore në Nish e ka dënuar ngasësin e autobusit të kompanisë ?Nish Ekspres?, Millan Zdravkoviq, me tetë vjet burgim dhe pesë vjet ndalim të drejtimit të automjeteve të kategorisë D. Gjykatësi Bojan Paviq ka thënë se faji i ngasësit ka qenë i padiskutueshëm, sepse nuk e ka ndalur autobusin para kalimit hekurudhor.
Me 13 shkurt 2019 Autobusi i kompanisë ?Durmo Turs?, i cili ka udhëtuar në relacionin Shkup – Gostivar, ka dalë nga rruga në fshatin Laskarcë, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave. Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se shkak i aksidentit ishte prishja e frenave, por edhe shpejtësia e autobusit.
Me 2 qershor 2019 Ngasësi i autobusit ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën kroate A3, në mes kryqëzimeve Okuçani dhe Novska. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus nga Bosnje e Hercegovina dhe një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.
Me 25 korrik 2021 Dhjetë persona nga Kosova kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar, kur autobusi me të cilin kanë udhëtuar, në linjën e rregullt Frankfurt-Prishtinë, ka dalë nga rruga në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë. Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë, përfshirë fëmijë.
Me 23 nentor 2021 Në një aksident në një rrugë afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 46 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë ?Besa Trans?, kanë humbur jetën. Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme. Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë. Autobusi ka qenë duke u kthyer në Shkup nga një ekskursion në Stamboll./rel
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Arbër Çekaj futet në regjimin e posaçëm ’41-biss’. Çekaj ës...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në a...
Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Spec...
Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale...
Arrestohet inspektori i AKU-së në Fier, pasi ishte shpallur ...
Policia ka arrestuar 6 persona gjatë operacionit të koduar “...
Për të shpjeguar arsyen dhe absurditetin e ndalimit të kabab...
Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si të nevojshëm por jo të...
Policia e Tiranës ka rrestuar 51 vjeçarin Xhevahir Mzhika, i...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar punën e të deritanishme D...
Policia ka arrestuar 6 persona të cilët akuzohen për kontrab...
Admir Tafili, ndonëse në qeli kishte krijuar një pajisje me ...
SHÇBA Korçë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së...
Policia antidrogë ka përfunduar operacionin e koduar Nikla. ...
Arrestohet në flagrancë për shpërdorim detyre, ish-kryeinspe...
Mëngjesin e sotëm ka rënë zjarr në katin e katërt të një pal...
Një aksident ka ndodhur në Durrës në lagjen numër 4. Një mje...
Të paktën 45 persona, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, hum...
Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytet...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...