web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shevçenko e nis me humbje te Genoa, Mourinho e mund mes spektaklit

21 Nëntor 2021, 21:58, Sport CNA

Roma ka marrë një fitore dramatike sot ne Serine A.Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho arkëtoi pikët e plota ndaj Genoas, duke fituar me rezultat 0 ? 2, në fundin e ndeshjes.

Te Genoa debutonte në stol Andri Shevcenko, i cili e nisi me humbje aventuren e tij ne Serine A. Ndshja ishte plotësisht e dominuar nga Roma, që kishin plotë 18 goditje në portë, por topi nuk përfundonte në rrjetë, deri kur ndeshjes po i afrohej fundi.

Ishte talenti Felix Afena-Gyan që hyri si zevenddesues për të shënuar në minutën e 85-të pas një asistimi të Mkihataryan, ndersa i njëjti lojtar realizoi supergol nga distanca në fundin e ndeshjes (90+4) duke vulosur takimin në shifrat 0-2.

Këta dy gola ishin të mjaftueshëm që Roma të arkëtonte pikët e plota, duke u ngjitur në vendin e pestë me 22 pikë, ndersa Genoa qëndron në vendin e 18-të me nëntë pike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga