web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha paralajmëroi përjashtimin e tij/ Berisha: Revolucioni s'do të ndalet, nuk do të na zënë sheshet

19 Nëntor 2021, 16:53, Politikë CNA

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar të PD, janë kthyer një tmerr dhe frikë për Lulzim Bashën.

Gjithashtu, ish kryeministri i është përgjigjur nga Foltorja në Librazhd, kërcënimit të Bashës për përjashtim nga partia, me një thirrje shumë të fortë. Berisha paralajmëron se tashmë revolucioni nuk do të ndalet.

?E para është ligji i të dhënave personale,  e dyta është neni i kushtetutës që nuk e lejon këtë, e treta konventa e të drejtave të njeriut që nuk të lejon publikimin e të dhënave personale.

Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarë që s?kanë ligj e moral dhe ne kështu nuk bëhemi kurrë. Ne kemi ngritur një komisioner për ruajtjen e të dhënave personale.

I vini re në studio analistët që zëvendësojnë emrin e tyre me xhepin, deputetë të cilët janë shkëputur nga ju. Në vend që të marrin formularët, t?i prekin me dorë, t?i verifikojnë firmat,  siç bëri gazetari në Fushë Krujë. Ata kanë frikë e tmerr prej tyre. Kanë frikë nga e vërteta, nga liria. Nga frika do t?i lirojë kuvendi i 11 Dhejtorit, me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri.

Avoketërit e Bashës, në fakt më shumë të xhepit të tyre. Basha është njeriu më i pabeueshëm në Shqipëri përpiqen të mbushin mendjen se është një betejë mes Berishës dhe Bashës, por kjo nuk është e vërtetë. Kjo është një beteje e demokratëve idealist, të cilët janë të vendosur që Shqipëria të ketë një opozitë të vërtetë.

Foltorja është bërë një ortek i pandalshëm miq, ju ftoj të mendoni sot që jemi në sallë, po sa do jemi nesër në shesh, pyeteni veten njëherë. Sheshet nuk do na zënë më. Revolucioni ynë nuk ka të ndalur. Rroftë Librazhdi, rroftë Shqipëria?, tha Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga