"Ngrijnë" monedhat e huaja/ Këmbimi valuator, 18 Nëntor 2021
Në tregun valutor, sot Dollari amerikan blihet me 104.1 Lek...
Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Fadil Kraja.
Fadil Kraja ishte dramaturg dhe letrar i shquar kombëtar. Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në këtë të fundit kontribuon prej 60 vjetësh. Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të Diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.
Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Shkodrës ku spikati me talentin për letërsinë. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Pas diplomimit punoi në profesionin e mësuesit të cilin e trashëgonte edhe nga familja e tij.
Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat kështu që mësimi zhvillohej në shtëpinë e njërit prej banorëve, Hasan Metit. Kjo shkollë kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.
Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan më pas në fusha të ndryshme psh. në letërsi dhe art.
Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Më vonë ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin ?Luigj Gurakuqi? – Shkodër.
Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin ?Migjeni?.
Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.
Fillimet e para ne krijimtari datojnë në moshë të re. Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë.
Vëllimet poetike
“Kënga ime”
“Melodi malësore”
“Jehona malesh”
Vëllime me tregime
“Kandidatja e fundit”
?Ndodhitë e Nereidës?
“Fajin e kishte Besa”
Romane
?Britma e një gruaje?
?Pengu i diellit?
?Balada e nënës?
Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden:
“Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here
“Sinjalet e natës”
“Shpartallimi”
“Baca i Gjetajve”
“Gjaku i Arbërit”
“Djem të mbarë”
“Çështja e Blertës”
“Flamur në dasëm”
“Rozafa”
“Kur flasin zemrat”
“Luani i shtëpisë”
“Çështje familjare”
?Njerëz të ditëve tona?
?Mos më shkim hisen e diellit?
?Jorgani?
?Ditari i një mësuesi?
?Dopio gjashta?,
?Dy jetë?
?Midis dy dhimbjeve?
?Surpriza?
?Martesë me internet?
?Nata e fundit?, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash./ CNA.al
Në tregun valutor, sot Dollari amerikan blihet me 104.1 Lek...
Territori Shqiptar gjatë paradites do të mbizotërohet nga vr...
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se ngjarje e rënd...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi të martën se mbledhja...
Departamenti i PET/CT i Spitalit Hygeia Tiranë është vetmi i...
Krimi horror i një dite më parë në Fier, ku një 8-vjeçar u v...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, D...
Pedagogu Erion Kristo ka reaguar ashpër për vrasjen makabre ...
I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, gazetari A...
KLP ka vendosur pranimin e kërkesës së ILD për dhënien e mas...
Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësi...
Startoi sot në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”, Kampi...
Dy moderatorët e njohur të emisionin ‘Shqipëria Live’, Erjon...
Ish kryeministri Sali Berisha prej disa kohësh ka nisur mbaj...
Është ndarë nga jeta Doktor Shahin Kadareja, vëllai i shkrim...
Gazetari Lutfi Dërvishi u ka tërhequr vëmendjen derejtuesve ...
Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhu...
Alban Zusi, shoqata e Industrialistëve Ushqimorë thotë se qe...
Qyteti i Fierit dhe të gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme u ...
Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka reaguar për n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...