Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dorëhiqet nga shqyrtimi i çështjes së Veliajt/ Ja kush caktohet relator
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda ka dhënë dorëheqj...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda ka dhënë dorëheqj...
Atentati i së shtunës, gjatë të cilit mbetën të vdekur Erigers Mihasi dhe Armand Dummani, dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Ekspertët e Laboratorit të Kriminalistikës kanë nisur ekspertimin balistik të armëve të gjetura në makinën e djegur në Thumanë.
Burime nga grupi hetimor thanë se, ka dyshime që në vrasje është përdorur edhe një automjet tjetër për ka larguar autorët nga Thumana, ku u gjet e djegur mjeti me targa të vjedhura, ku ndodheshin edhe dy automatikët. Policia ka shoqëruar disa persona, kryesisht lidhje të dy viktimave, por edhe persona që mund të kenë dijeni për krimin. Ndërkohë që dyshohet se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në rolin e vëzhguesve.
Policia po heton intensivisht për zbardhjen e krimit të dyfishtë që ndodhi dje në zonën e ?Astirit?, në Tiranë, ndërsa pista kryesore është ajo e së kaluarës së dy viktimave, të cilët rezultojnë persona me të shkruar kriminale dhe të përfshirë në disa krime.
Burime nga grupi hetimor thanë dje se autorët e vrasjes së dyfishtë në zonën e ?Astirit? në Tiranë mendohet se i kanë ndjekur viktimat gjatë gjithë ditës së shtunë, duke vëzhguar të gjitha lëvizjet që kanë kryer pasdite. Të njëjtat burime thanë se objektiv i atentatit ka qenë 32-vjeçari Erigers Mihasi, i konsideruar nga Policia me precedentë të theksuar kriminal.
Makina tip ?Toyota?, me targa të vjedhura, i është afruar paralel automjetit luksoz që drejtonte Erigers Mihasit, në sediljen e parë të së cilës ishte miku i tij Armand Dumani. Vetëm pak metra para se ata të ktheheshin për në lagjet e ?Astirit?, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tyre. Autorët kanë vazhduar rrugën në drejtim të ish-sheshit ?Shqiponja?.
Burimet thonë se ndjekja dyshohet të ketë filluar që në degëzimin e mbikalimit pranë ?Pallatit me Shigjeta? deri në zonën e njohur si ?2 Rrathët? në ?Astir?. Plumbat kanë kapur fillimisht makinën në derën e dytë dhe më pas janë përqendruar në xhamin e derës së parë nga ana e pasagjerit ku ishte Armand Dumani, të cilat kanë qenë fatale për dy rinjtë. Mbetjet e xhamave të makinës tip ?Audi? vazhdonin të ishin në vendngjarje deri mesditën e kësaj të diele.
Makina e gjetur e djegur në Thumanë rezulton të jetë vjedhur jashtë vendit, ashtu si edhe targat, të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Tiranë gjatë muajit korrik. Kjo e bën grupin hetimor të dyshojë se atentati ka qenë përgatitur që në verë. Ndërsa automjeti mësohet se ishte vjedhur në Greqi.
Grupi hetimor po këqyr të gjitha pamjet filmike të përftuara nga dhjetëra kamera sigurie në disa rrugë ku ka kaluar makina e atentatorëve. Kamerat e sigurisë në aksin e Unazës së Re kanë ndihmuar oficerët e Policisë që të identifikojnë automjetin e djegur të autorëve të dyshuar në atentatin. Burimet thanë se dy kamerat, të cilat kanë fiksuar momentin teksa mjeti ?Audi A7? i bardhë, që drejtohej nga Mihasit dhe ku ishte pasagjer shoku i tij, vjen nga zona e ?Pallatit me Shigjeta? dhe ul shpejtësinë për t?u futur në të majtë në kthesën drejt Yrshekut mbi urën e nënkalimit.
Ndërsa nga pas tyre vjen një automjet ?Toyota?, që ka rezultuar i vjedhur në Greqi dhe po ashtu me targat ?AA 532 ON? të vjedhura në 2 korrik në Tiranë. Ky mjet sipas rindërtimit të skenës së krimit pa ndaluar në asnjë moment, hap zjarr nga sedilja e pasme e pasagjerit duke lënë të vdekur në vend Mihasin dhe Dumanin. Mbi 20 plumba kallashnikovi janë shkrepur ndaj dy të rinjve, ndërsa mjeti i viktimave ka qenë në lëvizje dhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën dhe shtyllën e ndriçimit në rrugë.
?Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur te ?2 rrathët?, në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se: Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç. Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip ?Toyota? duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes. Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Erigers Mihasi, 32-vjeçari që u vra të shtunën në një atentat tek ?Astiri? bashkë me shokun e tij Armando Dumani, kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke lënë pas të kaluarën e tij të errët. Ky detaj zbulohet nga një postim për të ndjerin në ?Facebook?, ku thuhet se së fundi Mihasi i ishte kthyer rrugës së Zotit me sa duket, duke u bërë besimtar i devotshëm. Ndërkaq, jepen detaje dhe për ceremoninë mortore për 32-vjeçarin, i cili do të përcillet sot në banesën e fundit sipas riteve myslimane.
?Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi, i cili u vra në një atentat tek ?Astiri? bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke iu kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merrte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. ?Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij?. Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t?iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti iu dhëntë durim familjarëve të tij?, thuhet në postimin e bërë nga faqja ?Xhamitë e Tiranës?./ Panorama
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 32-vjeçar i shpallur në ...
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi j...
Gazetari dhe analisti Robert Rakipllari , është aksidentuar ...
Një automjet është shkrumbuar nga flakët në fshatin Lazarat ...
Artur Balla dhe Bledar Lilo janë dy të arrestuarit si bashkë...
Shtetasi D.I, 47 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar ësh...
Vijon operacioni “Perimetri”. Policia ka vënë në pranga shte...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë shtetas për vepr...
Që pas emërimit të Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtet...
Vijojnë të dalin detaje të reja nga vrasja e Erigers Mihasit...
Policia e Shtetit vijon me operacionin “Fati i Lojërave”. J...
Një tjetër detaj i rëndësishëm është zbardhur nga atentati i...
Zbardhen detaje të reja nga atentati i përgjakshëm që trondi...
Zbardhen të tjera detaje nga atentati i përgjakshëm që trond...
Kryeqyteti u trondit nga një vrasje e dyfishtë mbrëmjen e s...
Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin,...
Dy viktimat e atentatit të sotëm, Erigers Mihasi dhe Armando...
Janë zbardhur detaje nga atentati në Astir, ku u ekzekutan m...
Pas atentatit në Astir ku mbetën të vrarë dy persona, Eriger...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme te m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...