Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në një intervistë për gazetarin klering të pushteteve Robert Rakipllari dhe frëgjinë e Irfan Hysenbelliut, Lulzim Basha i pa pyetur fare, përballë një gazetari dje, dha shumë deklarata të forta.
Që nga fakti se kishte fituar Bashkinë e Tiranës, sepse kishte larguar Sali Berishën edhe deri tek vendimi, se për djegien e mandateve e kishte marrë Berisha.
Tek të dyja tezat ka disa detaje që na tregojnë sërish se kush është njeriu i përkohshëm që mban vulën dhe selinë e PD.
Tek vendimi i parë ndoshta i pavetëdijshëm Lulzim Basha tregon se është një gënjeshtar i përsëritshëm që tani vështirë se do ta besojë kush.
Janë me dhjetra apo me qindra dalje publike të Lulzim Bashës, i cili thekson, se ai është kryetari PD dhe ai i merr vendimet.
Por, çuditërisht dje edhe Robert Rakipllari tha, se Berisha ishte ai që kishte këmbëngulur për djegien e mandateve.
Në fakt e vërteta është se Berisha ka qenë i vetmi, i cili në mbledhjen e kryesisë ka deklaruar se, djegia e mandateve është një rrugë pa krye dhe se mund të çojë edhe në zhdukjen politike të PD-së.
Pra, tek ajo që bëri Lulzim Basha.
Por në atë kohë Luli fliste për anti-amerikanizmin, lart e poshtë tregonte histori se si ia kishte dhjerë ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit Matthë Palmer në një telefonatë, që ai kishte marrë ditën e djegieve të mandateve, duke i kërkuar të bënte një hap pas.
E dilte, bërtiste e ulëriste në media se ishte ai që kishte djegur mandatet dhe se kryeministri Rama kishte rënë.
Luli e rrëzoi Ramën 3-4 herë a dhjetë, ndoshta edhe më shumë, por sot Rama po bën mandatin e tretë të tij të pushtetit pikërisht vetëm sepse ka pasur Lulzim Bashën përballë.
Në lidhje me argumentin e dytë se kishte qenë fitues i Bashkisë së Tiranës në vitin 2011, sepse kishte larguar Berishën nga fushata.
E vërteta është se në 2011 në rast se Sali Berisha dhe stafi i tij politik nuk do të organizonin ardhjen në Tiranë të qindra e qindra demokratëve, të cilët ishin të angazhuar në fushata në qytetet e tyre të lindjes apo ishin bashkuar me qarkun e elektoral të Fierit, Vlorës, të Shkodrës, të Korçës, të Kukësit, të Dibrës a gjetkë, Lulzim Basha ndoshta do të kishte humbur me disa mijëra vota.
Dhe ky është një fakt i papërsëritshëm që Luli nuk mund ta mohojë.
Ai rezultoi humbës në fund me 11 vota dhe ishte rinumërimi i Arben Ristanit që e nxori fitues.
Por këto 11 vota ishin aq pak thjesht dhe vetëm sepse një staf i gjerë politik i PD i shpërndarë nëpër qytete të ndryshme, ditën e dielë erdhi dhe votoi në Tiranë për herë të parë me urdhër politik nga Sali Berisha.
Të gjithë do të monitoroheshin, pasi do të shkonin të votonin.
Pa folur për koalicionin me Hysni Miloshin, të cilin e solli si kandiaturë Ilir Meta në atë kohë, apo dhe votat e LSI, të cilat në kryeqytet sistematikisht varionin nga 20-25 mijë dhe aleancën me LSI e kishte bërë Sali Berisha, jo Lulzim Basha.
Pra edhe këtu sërish Luli gënjen, se pa Sali Berishën në Tiranë jo do e kishte fituar, mund ta kishte humbur dhe me 30 mijë vota.
Në të dyja këto raste, të cilat u përdorën nga frëngjia e Irfan Hysenbelliut nëpërmjet gazetarit klering Robert Rakipllari, u duk qartazi se po kërkohej të tregohej se Luli nuk kishte djegur mandatet, por kishte këmbëngulur Saliu.
Këtë e bën si justifikim para amerikanëve, përpara atyre që tregonte barsoleta dy vite më parë, duke theksuar se kishte mbyllur telefonat e nuk pyeste për kongresmenë, sekretarë shteti e të tjerë si këto.
E më tej tek zgjedhjet lokale të 2011, që të gjithë e kanë parë me sy e kanë të jetuar, sidomos strukturat e PD së Tiranës, se çfarë ka bërë Sali Berisha dhe PD që Lulzim Basha të zgjidhej.
Kurdo dhe kudo Luli mund të thotë çfarë të dojë, por duhet të dijë se në PD ka njerëz që kanë memorie.
Ka patur kundërshtarë që ditën e parë që ka hyrë në atë seli.
Shumë prej tyre i ka patur dhe bashkëpunëtorë dhe nuk ka mundur kurrë që të krijojë një PD të hapur dhe të bashkuar, por me këto mashtrime dhe sjellje të tij, ku gënjen hapur, ku u tregon njerëzve të kundërtën e asaj që ka ndodhur në realitet, apo shantazhon dhe intimidon nga dera e selisë përballë kamerave duke bërë të fortin, sepse natën rri pa gjumë nga frika, Lulzim Basha nuk tregon asgjë tjetër se tashmë është kryetari vulëhumbur i paparti që po kërkon të rezistojë për të patur një marrëveshje ose pazar për veten e tij.
Ndoshta kjo është e pashpresë për Lulzim Bashën, që në fund duket se do të ikë me turp pikërisht edhe për gënjeshtra si këto dy fakte që ne sollëm më lart./ CNA.al
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër kundër kry...
Kreu i PD, Lulzim Basha më në fund është zgjuar nga gjumi dh...
Deputetja e PD, Ina Zhupa komentoi buxhetin në Arsim të prez...
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka zhvillu...
Kryetari në detyrë i FRPD, Belind Këlliçi ka deklaruar se mb...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka dalë me një mesazh të fort...
Deputeti demokrat Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e Lul...
“Nuk duhet harruar që Ministria e Arsimit është drejtuar për...
Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për A...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të ashpra sa...
Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të buxhetit 2022 mbi A...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, i ...
Deputetja e LSI, Erisa Xhixho i ka dërguar një letër kryetar...
Ylli Manjani, ish-ministër i LSI ka shenjëstruar kreun e PD-...
Mbrëmjen e sotme, të ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Kl...
Drejtoresha e Komunikimit të “Foltores” së ish-kryeministrit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, një ndër të be...
Deputeti i PD Belind Këlliçi u shpreh se Foltorja është gjëj...
Përplasjet në PD janë shtrirë deri tek organet partner, si F...
Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka treguar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...