Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë italiane të Shëndetësisë, për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut.
Marrëveshja 5-vjeçare u firmos sot në Romë, mes Ministres së Shëndetësisë së Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu dhe Ministrit te Shëndetësisë së Italisë, z. Roberto Speranza.
Marrëveshja 5-vjeçare që garanton për herë të parë trajtimin dhe profilaksinë e plotë për fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut u firmos sot në Romë mes Ministres së Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrit Italian të Shëndetësisë Roberto Speranza.
Ministrja Manastirliu i kërkoi Ministrit Speranza rishikimin e vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali. Ministri Italiani Shëndetësisë u shpreh se do të rishikohet vendimi në fillim të muajit dhjetor, në varësi të situatës epidemiologjike.
?Me këtë memorandum mirëkuptimi ne hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke siguruar faktorët e gjakut për fëmijët hemofilikë, jo vetëm për trajtimin, por tashmë edhe për profilaksinë. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë edhe shtrirjen e rrjetit të qendrave kombëtare të trajtimit të të prekurve për sëmundje të lindura të gjakut?, tha Ministrja Manastirliu.
Ministri Italian i Shëndetësisë theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
?Ne kemi një memorandum mes vendeve tona por ne jemi vullnetplotë për ta forcuar akoma më shumë. E konsiderojmë vendin tuaj një vend mik, vëllazëror që e ndjemë afër dhe jemi shumë të angazhuar që të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve tona?, – tha Ministri Speranza.
Gjatë takimit dypalësh, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza theksuan rëndësinë e bashkëpunimit edhe në sektorë të tjerë të shëndetësisë.
?Kemi vendosur që të shtrijmë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të shëndetësisë, në sektorë të tjerë. Forcojmë bashkëpunimin me Institutin Superior të Shëndetësisë këtu në Itali me Insitutitin e Shëndetit Publik në Shqipëri, të cilët kanë patur me të vërtetë një marrëdhënie të ngushtë përgjatë gjithë këtyre viteve dhe sidomos gjatë periudhës së pandemisë.
Jemi të vendosur të shtrijmë bashkëpunimin tonë edhe në sektorë të tjerë, në sektorin farmaceutik dhe atë spitalor, në kuadër të reformës së autonomisë spitalore të cilën ne do të implementojmë?, tha Manastirliu.
Ministri Speranza ka vlerësuar ndihmën dhe solidaritetin e treguar nga Shqipëria në fillimet e pandemisë, me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të popullit italian gjatë valës së parë të pandemisë.
?Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike?, tha Speranza.
Iniciativa e sotme për nënshkrimin e marrëveshjes midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë italiane të Shëndetësisë, vjen në kuadrin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të shëndetit publik mes dy vendeve tona, veçmas, për kërkimin shkencor në fushën e sëmundjeve të lindura të gjakut.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve të prekur nga hemofilia në Shqipëri, duke siguruar plotësisht faktorin VIII dhe IX e duke garantuar për herë të parë jo vetëm trajtimin, por edhe profilaksinë për këta fëmijë.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje sot është një bashkëpunim në vazhdim me Rajonin e Toskanës, bashkëpunimi i cili sot konsolidohet me këtë Marrëveshje 5-vjeçare, që do të garantojë dyfishimin e marrjes së njësive të fakotrit tetë dhe nëntë (nga 3 milion njësi në 6 milion njësi), duke u dhënë mundësinë të gjithë fëmijëve me këto sëmundje të lindura të gjakut, të bëjnë një jetë sa më normale.
Përmes kësaj Marrëveshjeje do të asistohet teknikisht edhe ngritja e një rrjeti qendrash kombëtare për Sëmundjet Hematologjike të Lindura me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit dhe përftimin e shërbimeve të specializuara, afër vendbanimit./CNA.al
Mbrëmjen e djeshme Beatrix dhe Kledi ishin në një takim. ‘Vë...
Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për çmi...
‘Vëllai i Madh’ mbrëmjen e djeshme i ka kërkuar Kledit që të...
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme “Vëllai i Madh” ka krijuar nj...
Prova javore në “Big Brother Vip” ka krijuar një atmosferë s...
Aktorja e njohur Arjola Demiri që në hyrje të “Big Brother V...
Mbrëmjen e djeshme një zarf i kuq erdhi në shtëpinë e “Big B...
Këngëtarja e njohur Genita Ismaili është një nga vajzat më t...
Arbenita Ismaili është një modelet më të bukura shqiptare. A...
Ilir Shaqiri ka bërë një deklaratë të bujshme. Ai ka treguar...
Një zarf i kuq ka ardhur në shtëpinë më të famshme të moment...
‘Vëllai i Madh” ka vendosur si provë javore për banorët kërc...
Së fundmi këngëtari i njohur Elton John ka bërë një deklarat...
Banorët e “Big Brother Vip” kanë luajtur së bashku një lojë ...
Këngetarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit B...
Prej një jave tashmë Dj Dagz dhe Dj PM, dy DeeYay të njohur ...
Artistja shqiptare e njohur botërisht, Dua Lipa, u nderua me...
Epidemologu Taulant Muka, ka ngritur shqetësimin për falsifi...
Efi është një nga vajzat e reja të “Përputhen”.Që në hyrje a...
Mbëmjen e sotme gjatë programit “Përputhen Prime” është tran...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...