Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. Ky është një rekord i ri. Por në të njëjtën kohë po rritet numri i vendeve të punës të pazëna. Me daljen në pension të brezit të lindur në vitet me numër të konsiderueshëm lindjesh dhe zhvillimin demografik, po reduktohet numri i fuqisë punëtore potenciale në moshë pune. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje ankohen për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Për ekonominë gjermane kjo po kthehet në një nga rreziqet më të mëdha. Se sa po ashpërsohet gjendja, kuptohet nga një sondazh aktual i institutit të opinionit, Civey i kryer me porosi të Fondacionit gjerman Bertelsmann. Nga 7500 siëprmarrje të anketuara aty, 66% dhanë përgjigjen, se nuk gjejnë dot sa duhet fuqi punëtore të kualifikuar. Në vitin e kaluar kjo shifër ishte 55%.
Gjendja ndryshon sipas degës, rajonit, profesionit dhe kualifikimit. Nëse pyeten sipërmarrjet që vuajnë nga mungesa e fuqisë së kualifikuar, se çfarë mungon më shumë, atëherë merr përgjigjen nga çdo e dyta firmë, se mungojnë personat me shkollim profesional të përfunduar. Tek akademikët është çdo e katërta sipërmarrje. Ndërsa po të shikosh sektorët ekonomikë, vëren se sektori i shëndetësisë dhe ai kujdesit për të moshuarit vuan më së shumti nga mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore.
“Fakt është që po na mbarojnë forcat e kualifikuara”, paralajmëroi në gusht kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele. “Nga fuqia punëtore tek kujdesi për të moshuarit tek teknikët e klimës apo logjistika dhe akademikët. Gjithkund do të mungojnë forca punëtore.” Sipas Scheele duhen 400.000 të huaj të kualifikuar në vit për të mbushur boshllëqet e tregut të punës. Në praktikë ardhja e fuqisë së kualifikuar punëtore nuk luan ndonjë rol të madh. Vetëm 16% e sipërmarrjeve sipas studimit të Berstelsmann thanë se po marrin forca punëtore nga jashtë. Shumica përpiqen të tëheqin fuqinë punëtore të brendshme me oferta joshëse. Rroga më të larta, shkollim të mëtejshëm, apo oferta kujdesi për familjen.
Nga marsi 2020 është në fuqi në Gjermani një ligj që lehtëson fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jo-anëtare të BE të vijë në Gjermani. Megjithatë shumë sipërmarrje i tremben tërheqjes së fuqisë punëtore nga jashtë. Arsyet janë të ndryshme. Por më kryesorja është shqetësimi për vështirësitë e komunikimit gjuhësor dhe vështirësia në vlerësimin e kualifikimit të aplikuesit. Pak a shumë të njëjta, por me dallim në sektorë janë edhe përgjigjet e sipërmarrjeve që kanë rekrutuar ndërkohë fuqi punëtore nga jashtë. Këtu del, se disa rezerva nuk janë edhe aq të pajustifikuara. Për shembull tek gjuha. Kurse pengesat burokratike nga ana tjetër dolën në anketim si më të ulta se sa dukej në fillim.
Fondacioni Bertelsmann në studimin e tij arrin në përfundimin, se përpjekjet e politikë për të përmirësuar ardhjen e fuqisë punëtore kanë dhënë fryte. Për shembull përmes procedurës së përshpejtuar, përmes nxitjes së mësimit të gjuhës e përmirësimit të ofertës së informimit për njohjen e diplomave të huaja janë arritur rezultate. Por “megjithatë pengesat për përftimin e fuqisë punëtore mbeten megjithë progresin e dukshëm”, paralajmëron Matthias Mayer, ekspert i migracionit në Fondacionin Bertelsmann.
Në studim 67% e sipërmarrjeve presin që vitin e ardhshëm të kenë më pak fuqi punëtore se sa kanë nevojë. “Mungesa e fuqisë punëtore do të ashpërsohet më tej dhe përfundimi i saj nuk duket. Si shoqëri kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme për të përballuar ndryshimin demografik dhe transformimin social-ekologjik”, thotë Mayer.
Vendimtare shihet se si do të zbatohet ligji për ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore.Këtu bën pjesë, sipas ekspertëve të migracionit që të bëhen më të kuptueshme kompetencat e fituara jashtë dhe njohja e tyre. Një ide është krijimi i partneriteteve të shkollimit mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera, që mund të kontribuojnë për përmirësimin e tërheqjes së fuqisë punëtore që dëshiron të vijë. Në këtë drejtim 57% e sipërmarrjeve janë shprehur pozitivisht për më shumë ujdi ndër-kombëtare për ndërmjetësimin dhe shkollimin e fuqisë së kualifikuar punëtore./DW
Në Bjellorusi, qindra emigrantë janë nisur drejt kufirit pol...
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarj...
Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 në vendin e punës va...
Legjislacioni i ri që mbështet vdekjen e asistuar ka hyrë në...
Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Welt am Sonntag” në...
Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infekti...
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarj...
Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar s...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rritj...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia d...
Boksieri 35-vjeçar Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur, ...
Analistët politikë vlerësojnë se në Mal të Zi është krijuar ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar me çmimin...
Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presiden...
Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, partitë shqiptar...
Tetë persona kanë vdekur dhe ‘qindra’ të tjerë janë plagosur...
Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev i cili vendosi që...
Krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përf...
Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas mbledhjes së VMRO-ASH...
Një kopje e kryeveprës së Leonardos, Mona Lisa, e vjetër më ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...