Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infektimeve në Europë. Në shumë vende ende ka shumë skepticizëm ndaj vaksinës, moti i ftohtë i mbyll njerëzit tani më shumë në shtëpi, vullneti për të mbajtur maskën po bie dhe mbrojtja nga vaksina pas 5 muajsh vaksinimi të dozës së parë bie.
Edhe varianti Delta është një faktor shtesë për gjendjen, ai është 10% më shumë infektues. Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge e ka vlerësuar shpejtësinë me të cilën po përhapen infektimet si “seriozisht shqetësuese”. Ai e shikon Europën në qendër të një krize të re pandemike. Epidemiologët i tremben ardhjes drejt Europës perëndimore të një vale të katërt infektimesh nga Europa lindore, ku shifrat janë shumë të larta.
Një muaj më vonë pas heqjes në Holandë të masave të fundit kundër Coronës, qeveria duhet të merrte kthesën. “Kemi një mesazh të vështirë sot në mbrëmje”, tha kryeministri Mark Rutte të premten (05.11.). “I vështirë, sepse ne do të kërkojmë më shumë nga qytetarët, pasi shifrat e infektimeve dhe shtrimet në spital janë të larta”.
Infektimet e reja u rritën me 40% në një javë. Tani në Holandë u rivendos detyrimi për maskat në ambientet e brendshme, dhe holandezët duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit kur duan të jenë pjesë e jetës publike, restorante, muze etj. Edhe Home-Office është rikthyer në masë. Shifrat e infektktimeve janë rritur, megjithëse Ministria e Shëndetësisë gjykon, se 84% e qytetarëve janë vaksinuar dy herë.Kjo do të thotë një numër i madh infektimesh edhe tek të vaksinuarit.
Republika çeke është prekur më rëndë nga pandemia në Europë. Për shkak të masave të pamjaftueshme gjatë valëve të para nga qeveria populiste, ky vend arriti shifrat më të larta të vdekjeve në botë krahasuar me numrin e popullsisë. Edhe në kët vend nga fundi i tetorit janë rritur shifrat e infektimeve ndjeshëm dhe rastet e rënda.
Nga fillimi i javës sërish u rivendos detyrimi për maskë në hapësirat e brendshme dhe detyrimi i pasaportës së vaksinimit për vizitorët e restoranteve, bareve etj. Më pas se 60% e çekëve janë vaksinuar.
Të dyja vendet janë vendet më të dobta në BE në drejtim të luftimit të pandemisë. Në Rumania kuota e vaksinimit me rreth 37% është gati sa gjysma e mesatares europiane. Dhe çmimi për këtë është i lartë: Në të dyja vendet regjistrohen aktualisht shifrat më të larta të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë.
Ekspertët në Bukuresht e krahasojnë situatën me gjendjen në Lombardi vitin e kaluar. Spitalet janë tejmbushur dhe mjekët në limitet e kapaciteteve. Shpërthimi i pandemisë ka edhe arsye politike. Qeveria e përkohshme nga vera i hoqi të gjitha masat kufizuese. Rumania prej kohësh përjeton kriza qeveritare dhe besimi i popullit tek autoritetet është i Bundeswehri ndihmon Rumaninëulët.
Por vendi me numrin më të ulët të vaksinimeve në BE është Bullgaria, ku sipas të dhënave, vetëm një çereku i popullsisë është vaksinuar. Edhe këtu mosbesimi tek autoritetet është vdekjeprurës, po ashtu edhe bestytni apo lajmet e rreme luajnë rol në dyshimin tek vaksina. Madje mjekë të njohur përhapin mesazhe kundër vaksinës dhe rekomandojnë çajra bimorë kundër virusit. Komisioni Europoian po ndihmon tani Sofjen me materiale mjekësore.
Presidenti, Emmanuel Macron të martën do t’i drejtohet edhe njëherë qytetarëve. Në fund të tetorit infektimet ishin rritur 50% krahasuar me fillimin e muajit. Pritet që detyrimi për pasaportën e vaksinës në ambientet publike të shtyhet deri në vitin e ardhshëm. Pak muaj më parë Franca vendosi detyrimin për vaksinim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë dhe administratës publike dhe arriti një kuotë vaksinimi 88% tek të rriturit. Tani ekspertët kërkojnë shtimin e vaksinimit përforcues. Aktualisht ai rekomandohet nga mosha 65 vjeç. Rajonet kanë rivendosur maskat dhe kudo në vend në ambientet e brendshme vazhdon detyrimi i maskës.
Në Gjermani ministrat e Shëndetësisë vendosën të premten raundin e tretë të vaksinimit përforcues për të gjithë qytetarët, që e kanë marrë vaksinën e dytë para gjashtë muajsh. Arsyeja është rritja dramatike e infektimeve, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. “Vala e katërt është prezente me të gjithë forcën e saj.” Ai bëri përgjegjës numrin e lartë të të pavaksinuarve. Ekspertët e shohin rrezikun e të infektimit të të pavaksinuarve si “shumë të lartë” dhe e vlerësojnë gjendjen si “shumë shqetësuese”.
?Ka rëndësi që të marrim vendime, para se të mbushen pavionët e trajtimit intensiv”, tha kryetari i bashkisë së Vjenës Michael Ludëig javën e kaluar. Edhe në Austri janë rritur shumë infektimet. Nga e hëna personat e pavaksinuar do të përjashtohen nga hyrja në kafene, restorante, apo aktivitete ku mblidhen më shumë se 25 vetë./DW
E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarj...
Lajme të mira! Gjithë ato orë të çuara ‘dëm’ duke lundruar s...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rritj...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia d...
Boksieri 35-vjeçar Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur, ...
Analistët politikë vlerësojnë se në Mal të Zi është krijuar ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar me çmimin...
Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presiden...
Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, partitë shqiptar...
Tetë persona kanë vdekur dhe ‘qindra’ të tjerë janë plagosur...
Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev i cili vendosi që...
Krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përf...
Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas mbledhjes së VMRO-ASH...
Një kopje e kryeveprës së Leonardos, Mona Lisa, e vjetër më ...
Një pilulë për trajtimin e COVID e prodhuar nga kompania “Pf...
Qeveria e Kinës iu ka kërkuar me urgjencë familjeve që të gr...
Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW se janë të shqetësua...
Britania u bë ditën e sotme vendi i parë në botë, që miratoi...
Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve...
Vala e katërt e coronavirusit po tregohet e pamëshirshme nda...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...