“Sekti Rama po fundos financat”/ Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë
Mbledhja e sotme e Komisionit për Ekonominë dhe Financat ësh...
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka nuk ishin të pranishëm në mbledhjen plenare online të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ të hënën, kur u vijua shqyrtimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD Artur Metani për caktimin e masës disiplinore ?me ulje 40 për qind të pagës për 1 vit?, lidhur me marrjen e një vendimi për rishikim mase sigurie në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Po ashtu u relatura se nuk ishin të pranishëm për shkaqe papajtueshmërie në shqyrtimin e çështjes edhe anëtarët e KLGJ-së, Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli dhe Dritan Hallunaj.
Në seancën e mëparshme, më 11 tetor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani referoi se dy gjyqtarët kishin shkelur një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale e cila nuk kishte nevojë për interpretim. Metani vuri në dukje se vendimi i Gjykatës së Apelit në Vlorë, për të lënë në fuqi masën e rishikuar të sigurisë ndaj një të akuzuari për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016, ishte prishur nga Gjykata e Lartë e cila po ashtu kishte shënuar tërheqje vëmendje për gjyqtarët e Apelit të Vlorës.
Megjithatë, relatori i çështjes në KLGj, Maksim Qoku kërkoi të hënën më 25 tetor pezullimin e procedimit disiplinor ndaj dy gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka, ku i pari është shkarkuar nga detyra prej Komisionit për mosjustifikimin e pasurive, ndërsa i dyti nuk është përballur ende me vetingun.
Qoku referoi se për Aliajn ka një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e ka shkarkuar nga detyra dhe se çështja pritet të shqyrtohet edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA. ?Nuk mund të shprehemi pa u mbyllur më parë ky procedim?, tha Qoku dhe argumentoi se duhet pezulluar procedimi disiplinor edhe për gjyqtarin Troka pasi bëhet fjalë për të njëjtën vendimarrje nga ana e tyre. ?Muk mund ti ndajmë pasi do paragjykoheshin nëse do të gjykoheshin të ndarë?, tha Qoku.
Ai shtoi se edhe gjyqtari Troka është objekt i rivlerësimit që po kryhet nga KPK dhe se një vendimarrje e parakohshme e kësaj natyre e KLGJ-së, mund të ndikonte në procesin e vetingut ndaj tij. Në fund Qoku kërkoi pezullimin e procedimit disiplinor derisa të marri formë të prerë vendimi nga institucionet e vetingut për magjistratët.
Qëndrimit të Qokut iu bashkua edhe anëtarja e KLGJ-së Brikena Ukperaj. Ajo e cilësoi pa sens që Aliajt ti ulej paga ndërkohë që ai ishte shkarkuar nga detyra prej KPK-së si dhe kërkoi që të pezullohej procedimi për të dy magjistratët me të njëjtin argument, pasi janë proceduar për të njëjtën vendimarrje.
Metani e konsideroi të pabazuar kërkesën për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj Aliajt dhe Trokës. ?Është rasti i dytë që kërkohet pezullimi. Si në rastin e Sinojmerit dhe në këtë rast mendoj se KLGJ e ka mundësinë për vazhdimin e procedimit disiplinor, pasi Aliaj është shkarkuar për të tjera shkelje dhe ajo për të cilat ka nisur procedimi disiplinor. Ai e ka statusin e magjistratit. I qëndroj mendimit se duhet të vazhdojë procedimi?, argumentoi Metani lidhur me Aliajn.
Ai theksoi se procedimi për gjyqtarin Troka nuk ka lidhje të pezullohet pasi nuk dihet se çfarë vendimi do të marri Komisioni. ?Ne kemi dosjen tonë me shkelje konkrete dhe kërkesën konkrete dhe nuk e konsideroj të bazuar në ligj pezullimin?, këmbënguli Metani.
Megjithatë, anëtarët e KLGJ-së vendosën të pezullojnë procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka derisa sa të përfundojë çështja në KPA. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami njoftoi se ky vendim i KLGJ është i pa apelueshëm./Birn
Mbledhja e sotme e Komisionit për Ekonominë dhe Financat ësh...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministri...
Gati një vit e gjysëm më parë, CNA.al raportoi sesi noterja ...
Nënkryetarja e PD Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm Ga...
Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën K...
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komi...
Kryeministri Rama ka deklaruar se BE-ja po turpërohet me mbr...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është përfshirë në një debat m...
Gazetari Nikoll Lesi shkruan se në selinë blu kanë filluar l...
Foltorja do të zbresë nesër në qytetine Kavajës. Në një qyte...
Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo i ka dhënë një leksi...
Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që je...
Partinë Demokratike duket se e ka kapur paniku.Pas skandalit...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndryshimet kush...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka publiku...
Akademiku dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Artan Fu...
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ky ishte një pre...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drej...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me p...
“Kongresi është një eveniment demokratike për një parti demo...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...