LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat anti-krizë së shpejti në tavolinë/ Ahmetaj: Plani i opozitës i pamenduar

7 Tetor 2021, 12:19, Ekonomi CNA
Masat anti-krizë së shpejti në tavolinë/ Ahmetaj: Plani i

Gjatë fjalës së mbajtur në kuvend Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli për situatën energjetike në vend, por edhe iu përgjigj akuzave të opozitës për pandeminë dhe ekonominë.

?Po, situata nuk është e thjeshtë me energjinë, ka prekur të gjithë botën. Në Britani, rritur çmimet për qytetarin me 18%, Itali me 40%, Spanjë me 47%.

Çfarë po ndodh këtu tek ne? Janë rritur gjë çmimet e energjisë këtu? Jo. Duroni 48 orë, do vijmë me një plan. Ju ftojmë ta mbështesni atë plan, është plan shumë i rëndësishëm. Nuk i thuhet shqiptarëve që ju u varfëruat ndërkohë që ekonomia falë punës së shumë njerëzve, qytetarëve, sipërmarrjes, rritet me 17 dhe 18%. Siç e theksova, brenda 48 orësh, ne do të marrim masa rregullatore që të garantojmë pikë së pari mbrojtjen e shtresave në nevojë, familjeve, sipërmarrjes së vogël që gjeneron punësim dhe e ka rikthyer punësimin në nivelet e para-krizës, dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë të energjisë për ekonominë, qytetarët dhe sipërmarrjen? ? u shpreh Zv.kryeministri.

Lidhur me akuzat e opozitës për menaxhimin e pandemisë dhe rritjen e varfërisë tek qytetarët, Ahmetaj citoi raportin e fundit te Bankës Botërore, i cili e ka vlerësuar Shqipërinë si vendin me rritjen më të lartë në rajon. Sipas të njëjtti raport, varfëria në Shqipëri ka ardhur drejt uljes nga 34% disa vite më parë, në 29% aktualisht.

?Sigurisht mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste sa të duash. Nuk e shpëton. Sigurisht mund të shash sa të duash në këtë anë apo atë anë, nuk i shpëton të varfërit me ato.

Përgjeshmëria e maxhorancës, e qeverisë, vendosmëria që ditën 1, blerja më parë se kushdo tjetër në rajon e vaksinave, solli atë që solli.

Janë 1 milionë e 700 mijë vaksina të kryera sot që kanë bërë të mundur të shpëtojnë jetë dhe deri në fund të vitit do vijnë 3 milionë vaksina, 3 milionë vaksina. Ka vende që akoma lypin në dyert e Europës vaksina. Ne i kemi dhe vazhdojmë të vaksinojmë çdo ditë.

50 mijë vende punë janë shpëtuar nga mbështetja që kemi dhënë. 183 mijë qytetarë, fytyra, njerëz, kryefamiljarë, që kanë përfituar. Sa kanë përfituar? Debat i hapur ngelet, përfituan pak, përfituan shumë, mund të kishin përfituar më shumë po të kishim më shumë, patjetër. 5% e PBB? ? tha Ahmetaj.

 Ahmetaj komentoi edhe planin me 7 pika të propozuar nga opozita për adresimin e situatës energjetike:

?Një plan serioz mendohet, nuk vjen 3 minuta pas deklarimit të Kryeministrit, se i bie që për 7 pika të keni kaluar vetëm 7 sekonda për t?i menduar. Ulja e TVSh  nuk shkon tek konsumatori, përkundrazi, e dëmton duke i hequr buxhetit instrumentet për t?u shërbyer të varfërve nëpërmjet ndihmës ekonomike apo të gjitha shërbimet që ne mundohemi t?u ofrojmë me ato mundësi që ka buxheti i Shqipërisë. Përfitimi shkon tek ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë.? ? tha Ahmetaj.

Në kohë të tilla të vështira patjetër pas disa goditjesh në jetë njerëzore, në ekonomi apo dhe shëndetin publik sigurohet që nga të gjithë palët pritet përgjegjshmëri.

Debati është debat, por nëse debati kalon përtej racionalitetit dhe përgjegjshmërisë së momentit dh kthehet në pseudo-migjenian dhe populist me klithma për të varfërit sigurisht që e gjitha pastaj bëhet debat emocional dhe pa asnjë rrugëdalje.

Është momenti i duhur që edhe ne edhe ju të keni kontributin tuaj në zgjidhjen e momenteve të vështira që kalon vendi.

Tërmeti, pandemia apo edhe një krizë potencialë në dyert e Shqipërisë, ashtu siç po ndodh në Francë, Itali, Gjermaninë, Kinë, Angli, që është kriza energjetike dhe çdo grup politik me përgjegjshmëri reflekton dhe sjell propozime.

Patjetër propozimet debatohen, mund të jene të mira, mund të jenë populiste, mund të jenë jo të mira si nga ana praktike, apo profesionale, fiskale, sociale apo ekonomike, por faktet janë fakte.

Çfarë ndodhi me pandeminë në këtë vend?

U përballëm me atë që dimë të gjithë.

Përgjeshmëria e maxhorancës, e qeverisë, vendosmëria që ditën 1, blerja më parë se kushdo tjetër në rajon e vaksinave, solli atë që solli.

Sigurisht që përballë pandemisë ne nuk jemi Zoti që të mbyllim portën e digës për një sekondë, nuk e bëjmë dot, nuk e kemi atë fuqi të mbinatyrshme dhe sigurisht fatalitetet fatkeqësisht ishin prezente, por shumë të ulëta se shumë vende qoftë të rajonit, qoftë të botës.

Dhe numrat që sillni, nuk u fshehën. Ku i gjetët ju? Sigurisht i morët nga statistikat zyrtare, aty janë dhe sot kemi shumë pak vdekje e fatkeqësisht kemi akoma, por janë shumë më pak për shkak të kujdesit shëndetësor, për shkak të heroizmit të mjekëve dhe infermierëve, për shkak të përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore të qeverisë dhe falë vaksinimit, po, vaksinimit.

Janë 1 milionë e 700 mijë vaksina të kryera sot që kanë bërë të mundur të shpëtojnë jetë dhe deri në fund të vitit do vijnë 3 milionë vaksina, 3 milionë vaksina. Ka vende që akoma lypin në dyert e Europës vaksina. Ne i kemi dhe vazhdojmë të vaksinojmë çdo ditë.

E njëjta gjë ndodhi më tërmetin. Sigurisht, nuk jemi Zoti të ndalojmë tërmetin. Përgjigjen ama  e kemi në dorë dhe përgjigjen e kemi të gjithë bashkë, jo vetëm ai grup që është në pushtet. Janë jetë njerëzish, janë ekonomi qytetarësh. Sigurisht mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste sa të duash. Nuk e shpëton. Sigurisht mund të shash sa të duash në këtë anë apo atë anë, nuk i shpëton të varfërit me ato.

Po marr propozimin e TVSh, në respekt të propozimit. E ka treguar jeta që nga 1970, kushdo që e ka lexuar, është ekonomist apo jo, nuk funksionon. Ulja e TVSh  nuk shkon tek konsumatori, përkundrazi, e dëmton duke i hequr buxhetit instrumentet për t?u shërbyer të varfërve nëpërmjet ndihmës ekonomike apo të gjitha shërbimet që ne mundohemi t?u ofrojmë me ato mundësi që ka buxheti i Shqipërisë. Përfitimi shkon tek ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë.

Ja po ju sjell shembullin e inputeve bujqësore. E bëmë me dëshirë të madhe, me pasion dhe bëmë mirë një moment. Ku shkoi çmimi? Hoqëm TVSh, nuk ndryshoi. 2,2 miliardë shkoi tek tregtarët. Sigurisht që ka më shumë nevojë për institucione monitoruese por shteti është dhe gradualitet, nuk bëhet për një ditë.

Në të njëjtën kohë, i thonë shqiptarëve ?ju u varfëruat?. Nuk dua ta nxjerr situatën aspak rozë, do ishte e padrejtë për këdo djathtas, majtas apo përtej sallës, por dua ta fus në kontekst. T?u thuash shqiptarëve që u varfëruat, ndërkohë që modestisht dua të përmend që kursimet e vogla janë rritur. Ju i thoni që nuk i përballojnë, por nga ana tjetër falë Zotit, falë punës, falë ekonomisë, rriten kursimet.

Nga ana tjetër rritet kredia për herë të parë. Kemi shumë vite që mezi shohim rritje kredie modeste, por është rritur kredia në 7%. Duhet ta përmendim edhe rikthimin e rritjes ekonomike, është në favor të çdo shqiptari.

Nuk dua t?i referohem statistikave, por mund t?ju sjell një statistikë modeste por të rëndësishme, të dashur kolegë deputetë.

Ka dalë raporti i Bankës Botërore. E konsideron Shqipërinë me rritje me të madhe në rajon, falë punës, falë masave, falë qytetarëve, falë sipërmarrjes që edhe e mbështetëm. E dini besoj që sot ne kemi rimarrë të gjitha vendet e punës që humbëm nga pandemia. Hajde shahemi, por jo, skam ndërmend të shaj askënd sado të mund të hedhin romuze.

Duhet festuar rikuperimi i vendeve të punës. Humbi gjithë Europa vende punë e mundëm si rrallëkush për shkak të elasticitetit të tregut, po edhe asaj që bëjnë sipërmarrjet dhe punonjësit, por edhe falë mbështetjes qeveritare. E ka thënë Banka Botërore meqë s?do të na pëlqente ta thoshte Kryeministri, apo unë, apo kushdo nga ministrat.

50 mijë vende punë janë shpëtuar nga mbështetja që kemi dhënë.

183 mijë qytetarë, fytyra, njerëz, kryefamiljarë, që kanë përfituar. Sa kanë përfituar? Debat i hapur ngelet, përfituan pak, përfituan shumë, mund të kishin përfituar më shumë po të kishim më shumë, patjetër. 5% e PBB. Hajde ta debatojmë me shifra, pastaj kalojmë në fyerje, në sharje, në emocione. Por emocionet tona s?duhet t?ua kalojmë e të tallemi me shqiptarët e t?u themi këta ju varfëruan, këta nuk tregojnë vdekjet, ne do ulim TVSh.

Një plan serioz mendohet, nuk vjen 3 minuta pas deklarimit të Kryeministrit, se i bie që për 7 pika të keni kaluar vetëm 7 sekonda për t?i menduar.

Plani? Po, situata nuk është e thjeshtë me energjinë, ka prekur të gjithë botën. Në Britani, rritur çmimet për qytetarin me 18%, Itali me 40%, Spanjë me 47%.

Çfarë po ndodh këtu tek ne? Janë rritur gjë çmimet e energjisë këtu? Jo. Duroni 48 orë, do vijmë me një plan. Ju ftojmë ta mbështesni atë plan, është plan shumë i rëndësishëm. Nuk i thuhet shqiptarëve që ju u varfëruat ndërkohë që ekonomia falë punës së shumë njerëzve, qytetarëve, sipërmarrjes, rritet me 17 dhe 18%.

Nuk është rozë, jemi larg, shumë shumë larg. Por udhëtuam nëpër greminë me dy fatkeqësi të mëdha me tërmetin dhe pandeminë dhe po ringrhemi. Kemi problemet tona, në të majtë e në të djathtë, sa të duash kemi probleme. Biem dakord që të mos biem dakord, por nuk do biem dakord që të mos i referohemi të vërtetës dhe nuk do biem dakord që me gjithë emocionet tuaja apo tona politike nuk paska vend për të kontribuar me racionalitet dhe me sinqeritet në kohë krize, edhe nga ju që sot jeni në opozitë.

Dhe së fundi, kur i referohemi ekonomisë, sigurisht që konteksti diskutohet brenda një konteksti më të gjerë global. Ne kemi zgjedhur një sistem i cili na ka lejuar të rritemi, të pasurohen shqiptarët, të pasurohen sipërmarrjet sigurisht, por mbrojtja nga çmimet globale sigurisht që i ka amortizatorët më të dobët për çmimet e pakontrolluara. Për çmimet e pakontrolluara nuk është TVSH që e mbron qytetarin, është ajo që bën qeveria, që i mban çmimet të subvencionuara për familjet dhe për biznesin e vogël.

Siç e theksova, brenda 48 orësh, ne do të marrim masa rregullatore që të garantojmë pikë së pari mbrojtjen e shtresave në nevojë, familjeve, sipërmarrjes së vogël që gjeneron punësim dhe e ka rikthyer punësimin në nivelet e para-krizës, dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprerë të energjisë për ekonominë, qytetarët dhe sipërmarrjen.

Dhe para se ta mbyll, do desha që kur diskutojmë të sjellim dhe ca statistika, por statistika të pranuara përtej nesh. Rritja e ekonomisë kapi atë qe i referohem si rritja V, pra e menjëhershme. Por dhe një fakt s?duhet ta harrojmë. Banka Botërore nxori pardje nxori një statistikë të rëndësishme, ulja e varfërisë nga 34% disa vite më parë në 29% tani, verifikojeni. Por është proces, varfëria nuk ulet duke dalë e duke folur për të varfërit me emocion populist. Varfëria do masa, do reforma, do përgjegjshmëri, gjë që ne si maxhorancë e si qeveri e kemi treguar. Ky është rasti, në momente te vështira që kalon ekonomia dhe Shqipëria, që dhe ju ta tregoni përgjegjshmërinë tuaj përtej debatit politik apo edhe fjalimeve politike, apo edhe lojës me numrat e fataliteteve, apo edhe me propozimet që në dëshirë të mirë mund t?i keni hedhur. Shumë prej tyre nuk janë të duhura, por do duhet të duroni që ne të dalim me platformën e mbështetjes për qytetarët, për familjet dhe sipërmarrjet./CNA.al

Lajmet e fundit nga