VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ish ?Presidenti Bura Nishani i ka paralajmëruar anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, që me 16 Maj 2021, për ekzistencën e një skenari për asgjësimin e Partisë Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nishani thotë se nuk ishtë profeci, por një deduksion politik që vinte natyrshëm prej analizës së vendimeve, qëndrimeve, dinamikës dhe rezultateve politike dhe elektorale të Partisë Demokratike përgjatë 8 (tetë) viteve të fundit.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të 16 majit 2021, ju deklarova antarëve të nderuar të atij Këshilli se ; Ka një platformë e skenar të lig të së majtës, për degradimin dhe asgjesimin e plotë të Partisë Demokratike !
Ajo nuk ishte një profeci (profecitë janë për profetët) dhe as ndonjë informacion konfidencial që unë posedoja.
Ishte thjesht një deduksion politik që vinte natyrshëm prej analizës së vendimeve, qëndrimeve, dinamikës dhe rezultateve politike dhe elektorale të Partisë Demokratike përgjatë 8 (tetë) viteve të fundit.
Partia Demokratike ishte bërë më e vogël, e dobët në forcë, pa nervin e vet tradicional, e mbyllur veç në një zyrë, larg antarësisë, pa besim tek qytetarët.
Thjesht po kthehej në një opozitë e përjetshme.
Pra një dhuratë e çmuar për pushtetin e së majtës.
Sot, kjo e vërtetë e hidhur por e madhe, është kuptuar qartë prej shumicës dërrmuese (90%) të antarësisë së PD.
Edhe ajo pakicë që nuk dëshiron ta pranojë këtë të vërtetë të hidhur, thellë thellë në koshiencën e vet e përjeton atë si të gjithë të tjerët.
Tashmë sfida për të gjithë demokratët është për të mos e lënë më partinë e tyre, peng të kësaj të vërtete të hidhur.
Demokratët kanë një dhe vetëm një objektiv.
Ta sjellin Partinë Demokratike në pushtet !
Ky është edhe interesi publik, më i madhi për Shqipërinë.
Por ky nuk është një proçes i lehtë e as i thjeshtë.
Më së pari kërkon rritjen, forcimin, krijimin e besimit të vërtetë prej PD tek shqiptarët.
Kjo do mund të vij vetëm përmes një reforme, bashkimi dhe modernizimi të Partisë Demokratike.
Lëvizja më e fundit që ka nisur është një shpresë e fortë për këtë besim por duket që e ka tmerruar vërtetë (si kurrë më parë në këto 8 vjet) direkt Edi Ramën.
Pushteti i së majtës, që kishte kalkuluar perfekt, asgjesimin e PD, sot po kupton se situata ka marrë një kthesë dramatike. Demokratët po marrin vetë në dorë fatet e partisë së tyre.
Tentativa e pushtetit sot kur sheh se projekti i lig i tij po shkërmoqet, po tenton të sponsorizojë opinionin se lëvizja e z. Berisha do ta përçajë e dobësojë PD.
Kjo lëvizje jo vetëm që nuk mund të prodhojë asnjë përçarje, përkundrazi, do të mundësojë shkundjen e madhe, zgjimin që i duhet asaj partie, bashkimin që ajo meriton, forcimin që i takon !
Largimi i L. Bashës nga drejtimi nuk sjell kurrfarë përçarje.
Me largimin e L. Bashës nga vendimarrja personale mbi Partinë Demokratike nuk do të thotë se do të largohen të tjerë nga partia.
Ajo parti është pronë politike e të gjithëve. Askush nuk është i tepër. Shumë më shumë të tjerë janë të nevojshëm.
L. Basha e ka kthyer atë parti në fasadën dhe pengun e E. Ramës.
Shikoni se çfar teatri absurd tenton të luajë L. Basha me demokratët për të fshehur këtë pengmarrje.
Ka kërkuar në Parlament ngritjen e komisioneve hetimore.
Deri këtu në rregull, ajo është një nga format e dinamikës parlamentare.
Por askush nuk kupton se çfarë do të hetojë L. Basha në rastin e çështjes Becchetti ?
Atë çështje e ka hetuar dhe gjykuar në mënyrë perfekte Gjykata
Ndërkombëtare.
L. Basha duhet të kishte bërë hetim parlamentar për atë çështje në 2015, në 2016, në 2017, në 2018. Nuk bëri asgjë !
Tashmë ka vendim gjykate për atë abuzim.
L. Basha ta dërgoi për ndjekje penale E. Ramën në SPAK !
Nëse SPAK nuk vepron, atëhere L. Basha me të gjithë grupin parlamentar të ulet këmbëkryq përpara godinës së SPAK e të mos lëviz prej aty me ditë, javë e muaj derisa SPAK të hetojë e dërgojë dosjen në gjykatë.
Nuk ka nevojë për spërdredhje !
Hetimi parlamentar bëhet për ato raste kur pushteti pengon të marrësh të dhëna dhe fakte për skandalet dhe shkeljet e rënda që ka bërë.
Provat e masakrës elektorale janë sheshit. Eshte e zeza mbi të bardhë për milionat që ka paguar E. Rama në emër të tërmetit.
Janë të zeza mbi të bardhë emrimet në administratën publike në funksion të zgjedhjeve.
Eshtë publike çdo praktikë dhe listë e abuzimit me ndihmën ekonomike.
SPAKU refuzon hetimin e patronazhistëve.
Pse nuk shkon L. Basha me deputetet e PD të protestojë përpara SPAK ?
Nëse L. Basha do vërtet të hetojë përmes parlamenti afera për të cilat ende nuk janë mundësuar prova e fakte konkrete, të kërkoi hetimin parlamentar të taksës tek Rruga e Kombit. Si është dhënë ai konçension ? Sa para janë mbledhur prej tij deri tani ? Sa prej tyre janë investuar në mirmbajtjen e asaj rruge ? Të shkoj komisioni atje në terren e të hetojë investimin.
Të kërkoi hetimin parlamentar të aferës tek Porti i Durrësit. Si është dhënë ai koncension ? Kush bën investimin kontraktual e nën/kontraktual ? Çfar impakti ka në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare ?
L. Basha duhet të kërkonte komision hetimor parlamentar për lejet e ndërtimit të kullave të dhëna në Tiranë në këto vitet e fundit. Kush i ka marrë ? Çfar burimesh financiare kanë investitorët e këtyre kullave ? Sa taksa kanë paguar ata në buxhet ?
L. Basha nuk ka vullnet të bëjë hetime reale parlamentare.
Ka veç hallin ti fshihet dëmit madhor që i ka shkaktuar PD.
Ndaj sponsorizuesit e tij politik të mos përpiqen më kot të qajnë hallin se lëvizja për bashkim dhe forcim të PD do të përçajë PD e prej saj PD do të humbasë shumë !
Prej largimit të L. Bashës nga kreu i PD do të humbasë vetëm L. Basha dhe sponsorizuesit e tij. Askush tjetër !
Fundi i L. Bashës në drejtimin e PD është edhe fillimi i fundit të E. Ramës në drejtimin e Shqipërisë.
Ish-kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Ha...
Erion Braçe, tani që nuk është më zv.kryeministër, duket sik...
Komisioni Parlamentar në Politikën e Jashtme, ku deputetët e...
Kriza energjitike, e paralajmëruar një ditë më parë nga vetë...
Këngëtarja e njohur Rina Balaj është kthyer në një prej arti...
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, është finalizuar me de...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ndërsa komen...
Rregulla të reja janë vendosur në Komisionet parlamentare, e...
Mazhoranca duket se është tërhequr pas një debati të gjatë m...
Eksperti i Ekonomisë, Sherefedin Shehu ka reaguar pas deklar...
Para pak ditësh kreu i PD-së në detyrë Lulzim Basha, njoftoi...
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama doli në një konferen...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Marrëveshja e fshehtë për sjellim emigrantëve të paligjshëm ...
Skandali i “Pandora Papers” i zbuluar nga një rrjet gazetarë...
Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas paralajmërimit të kryem...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për krizën energjit...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për krizën energjit...
Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me krizë...
Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për krizën në e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...