web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xavi te Barcelona? Habit Luis Suarez: E këshilloj që mos shkojë aty…

1 Tetor 2021, 10:26, Sport CNA

Rezultatet e fundit të dobëta kanë bërë që shumë medie në Spanjë të raportojnë për shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman.

MoHumbja me Benficën 3-0 në Champions League ka nxjerrë në skenë emrin e Xavi Hernandez, ish-mesfushorit të klubit.

I pyetur për trajnerin, ish-sulmuesi katalanas Luis Suarez ka dhënë një këshillë të papritur. ?Nuk besoj se sot është momenti për Xavin që të shkojë te Barcelona. Unë personalisht i rekomandoj që të presë.

Kjo nuk është koha ideale për të shkuar në klub. Ai është inteligjent dhe i di vështirësitë e klubit dhe duhet të presë momentin e duhur?, tha uruguajani për Sport.





Lajmet e fundit nga