web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Foltorja” e Berishës në Shkodër/ Kush janë demokratët që e shoqërojnë

1 Tetor 2021, 15:48, Politikë CNA

Ish kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë sot takimin e radhës me demokratët në qytetin e Shkodrës.

Takimi i Foltores së Shkodrës, do të mbahet në orën 18:00 në sallën e Kinema Milenium.

Ashtu si në takimet e tjera, Berisha pritet të shoqërohet nga qindra e mijë simpatizantë, ndërsa krah Berishës pritetë të jenë edhe disa nga figurat më të rëndesishme të DP.

Deri më tani, kanë konfirmuar prezencën e tyre, aktivisja Evi Kokalari, e cila do të jetë sërish krah liderit historik.

Po ashtu,  ka konfirmuar pjesmarrjen Lorenc Luka ish kreu i PD Shkoder.

Kreu i PDK-së Nard Ndoka,gjithashtu bëri të ditur dje në një dalje televizive që do të jetë krah Sali Berishës.

Po ashtu kryetari FRPD së Shkodër, Arvit Bushati.

Ky është takimi i pestë i Berishës, pa atij në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Durrës, ku është pritur gjithashtu nga mijëra simpatizantë./CNA.al





Lajmet e fundit nga