“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Partia Demokratike, duket të jetë në një situatë kaotike, ndërsa kanë shpërthyer edhe debate dhe përplasje të forta.
Gjatë ditëve të fundit, kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime në selinë blu, kryetarët e degëve të Tiranës bashkë me deputetët për ti dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimarrjen për nismën e Sali Berishës.
Por, mësohet se takimi është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta, mes nënkryetares së PD, Grida Duma dhe ish-kandidatit për kreun e PD, Agron Shehaj.
Debatet kanë nisur pasi Agron Shehaj i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.
Basha i është kthyer duke thënë se sondazhet nuk mund ti bëjë çdo call ceneter dhe i kërkoi që të ishte serioz në mbledhje.
Por, Shehaj është revoltuar dhe ka thënë që ?Nuk më mëson ti si të flas?.
Por, pas këtyre përplasjeve, ka fol edhe Grida Duma, e cila i është kundërvënë Shehajt, duke iu drejtuar me fjalët ?Ti për mua je asgjë?.
Po ashtu në debat është përfshirë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Bardhi dhe Duma akuzuan Shehajn, se ka përdorur paratë për të blerë vota për kryetar partie dhe ka bashkëpunuar me njerëz që në fushatën e 25 prillit punuan kundër PD-së.
Për më tepër, Bardhi i kanë thënë se ka pamje filmike për këto akuza që kanë ngritur ndaj Shehaj.
Më poshtë debati me dyer të mbyllura në PD:
Agron Shehaj: Unë kam bërë sondazhe dhe më del 75% nuk duan Bashën. Kjo shifër ka dalë nga sondazhet që kam bërë. Si t?ia bëjmë ne me demokratët, çfarë t?u themi?
Lulzim Basha: Partia udhëhiqet dhe nuk udhëhiqet me sondazhe. Ndërkohë Partia Demokratike ka bërë sondazhet e saja profesionale që nxjerrin të pasakta ato shifra që i referoheni ju. Një Call Center nuk bën dot sondazhe politike.
Agron Shehaj: Ok, i tërheq meqë juve s?ju duken të tilla. Por mua më kanë ardhur vetë qytetarët dhe më kanë thënë që më mirë të ishe vendosur ti në krye të PD.
Lulzim Basha: Edhe një herë, ju kam thirrur këtu që të hartojmë një strategji opozitare, një plan pune. Silluni me seriozitetin e duhur se njerëzit nuk duan të dëgjojnë pallavrat më the të thashë?
Agron Shehaj: Unë kështu di të flas. (Ngre zërin). Nuk keni pse të më mësoni juve mua sesi të flas. Unë di shumë mirë të flas. Kam bërë biznes kaq vite dhe s?më mëson njeri si të flas. Çfarë jam unë këtu, s?jam as nxënës as student që të më mësoni se si të flas. Kush je ti që më tregon mua edukatën. (Kërkoj ndjesë vetëm për tonin e lartë të zërit!)
Grida Duma: Kryetar, ju që e moderoni këtë mbledhje të jemi të qartë se nuk kemi as kohë dhe as arsye pse të humbasim kohë. Sepse më mirë shkojmë dhe e harxhojmë kohën me demokratët sesa të me debate i thash e më tha, mes nesh. Në këtë moment kritik është e patolerueshme për askënd që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Kur kryetari i partisë mundohet të ruaj ekuilibrat brenda në parti s?ka të drejtë askush tjetër që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Sa të humbim minutat për gjerat shumë të qarta secili nga ne të jap alternativën nëse jo të dëgjoj udhëzimet.
Agron Shehaj: E ke me mua ti këtë? ( ngre sërish zërin)
Grida Duma: Me ty jo e jo sepse për mua je asgjë!
Agron Shehaj: Jam unë asgjë?
Grida Duma: Po, sepse një njeri që për protagonizmin e vet personal, ka përdor lekët për të blerë vota për kryetar duke përdorur më llumin e shoqërisë, meriton që ti them këto që po them, që je një hiç. Politika nuk është biznes. Leje pastaj meritokracinë dhe sa i njeh ti demokratët që s?ke lidhje fare. Se je akoma te situata që demokratët të kanë dhënë dhe ti i ke marrë dhe nuk mund të bësh sikur e njeh partinë. Duhet të mësosh akoma.
Agron Shehaj: Unë s?kam përdor askënd se unë nuk e dija se kush ishin ata që më kishin ardhur në fushatë.
Grida Duma: Ti e di shumë mirë edhe e vërteta të bën kaq keq.
Agron Shehaj: Kjo është gënjeshtër?
Isa Sakja: Ky është turp që po bën ti. Unë kam prova filmike dhe fizike për ty ku ke përdor lekët me çunin e tezes tënde dhe me llumin që ke përdor për të ndërhyrë në fushatë brenda partisë. Turpin që ke bërë ti se ka bërë askush në Partinë Demokratike që të fus lekët për të blerë garën e brendshme dhe të përdor njerëzit që na kanë qenë kundër në fushatë. Ke shku në lokalet e tyre që dihen qartë se kush janë.
Agron Shehaj revoltohet: Kjo është gënjeshtër, është gënjeshtër. Unë nuk rri më në këtë mbledhje ku më cenohet e drejta e fjalës. Po më akuzoni?
Gazment Bardhi: Ka video të tuat ndaj mos aktro këtu. Kemi video ndaj po aktron këtu.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar pas ngja...
Paraditen e sotme, pritet që Partia Demokratike të mbledhë G...
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të vijojë betejen ...
Pas dënimit të ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llal...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mble...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen...
Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se n...
Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të s...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me tone të...
Ka degraduar në përplasje e sherr mbledhja që kreu aktual i ...
Pas takimit me kreun e PD, Lulzim Bashën, ambasadorja amerik...
Koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri, janë një ndër konc...
Ditët e fundit, mjafton të shikosh faqen zyrtare të Partisë ...
Jorida Tabaku, një nga drejtueset e larta të PD-së, e cila ë...
Mark Marku, është i mendimit se fati i opozitarizmit në Shqi...
Ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, raportohet se do të...
Profesor Mark Marku ka komentuar zhvillimet e fundit politik...
Shtatori pritej të ishte muaji i finalizimit të një beteje t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...