CDC miraton doza përforcuese të vaksinës Pfizer
Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandal...
Të dielën gjermanët do të zgjedhin parlamentin federal, Bundestagun. Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë është më i madh se kurrë më parë. Partitë tradicionale janë dobësuar, shkruan Auron Dodi.
Në Gjermani thonë me humor se tradicionalisht në zgjedhjet parlamentare konkurojnë të gjitha partitë. Dhe në fund, ajo që e merr postin e kancelarit është CDU-ja. E thonë sepse pikërisht kjo ka ndodhur në 52 vjet, nga 70 vitet e fundit.
Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet edhe në këto zgjedhje ky skenar.
Një sondazh i fundit, i publikuar një ditë para zgjedhjeve (25.09.) i institutit demoskopik Allensbach i sheh socialdemokratët dhe konservatorët me mbështetje të barabartë, 25 përqind. Përndryshe, socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2- 3 përqind. SPD ka marrë te 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind. Por një diferencë kaq e vogël është brenda marzhit të gabimeve, që mund të bëjnë sondazhet. Kështu që përfundimet e sondazheve këtë herë nuk na tregojnë shumë.
Konstelacionet me shanse për të formuar qeverinë
Megjithë përparësinë e kandidatit socialdemokrat, Olaf Scholz, askush nuk e përjashton që konservatorët e CDU/CSU-së me kandidatin Laschet ta mbajnë edhe më tej Zyrën Kancelarore. Për momentin është bërë krejt e paqartë edhe se prej cilave parti do të përbëhet në fund qeveria e re.
Shanse për të hyrë në qeverinë e ardhshme gjermane kanë që nga postkomunistët e partisë e E Majta, te Të Gjelbrit, te liberalët e FDP-së. Vetëm ultra të djathtët e AfD-së i përjashtojnë të gjithë si partnerë në qeveri. Me sondazhet e fundit, shifrat për formimin e qeverisë mjaftojnë edhe për dy parti, socialdemokratët (SPD) dhe konservatorët (CDU/CSU). Në fakt, dy partnerët e qeverisë së tanishme e nisën fushatën elektorale me dëshirën për të mos e vazhduar bashkëpunimin. Edhe në popull ndihet dëshira për të provuar konstelacine të reja politike.
Por të mundura janë edhe disa konstelacione treshe si pjesë të qeverisë së ardhshme: SPD-Të Gjelbrit-liberalët e FDP; CDU/CSU-Të Gjelbrit-liberalët e FDP-së; dhe koalicioni i parë me frikë nga disa i partive të majta: socialdemokratët -Të Gjelbrit dhe partia E Majta. Pra në 26 shtator gjithçka është e hapur.
Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë e re është më i madh se kurrë më parë, shkruan Auron Dodi.
Shkaqet e paqartësisë për raportet politike pas zgjedhjeve
Në Gjermani edhe këtë herë përjetojmë një mentalitet disi paradoksal: gjermanët edhe duan ndryshim – pas 16 vjetësh qeveri Merkel ata ndiejnë nevojën për koncepte të reja modernizuese; por njëkohësisht duan që gjithçka të mbetet si ka qenë, pasi gati 70 përqind e gjermanëve janë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike. Një numër i madh votuesish, së fundi 35 përqind e tyre, janë ende të pavendosur se kujt do t’ia japin votën të dielën.
Pavendosmëria ushqehet nga disa faktorë. Së pari, zgjedhësve nuk u duket bindës deri në fund asnjëri nga kandidatët për kancelar: as kandidati i CDU/CSU Armin Laschet, as kandidatja e Gjelbër, Annalena Baerbock. Por ideal nuk u duket as kandidati socialdemokrat Olaf Scholz ose më saktë nuk preferojnë partinë e tij. Vetëm se Scholzi, prej mbi 30 vjetësh në politikë dhe pjesëtar i disa qeverive, është kandidati që sugjeron më shumë vazhdimësi, pas Merkelit. Vazhdimësia u pëlqen shumë votuesve.
Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë e re është më i madh se kurrë më parë, shkruan Auron Dodi.
Së dyti, në këto zgjedhje nuk pati një temë të madhe polarizuese, siç qenë p.sh. migrantët në zgjedhjet e 2017-ës. Ishte tema e migrantëve që i katapultoi para katër vjetësh ultra të djathtët e AfD-së në partinë më të madhe të opozitës në Bundestag.
Së treti, përjetojmë një copëzim të mbështetjes për partitë politike në Gjermani. Janë tronditur lidhjet strukturore të zgjedhësve me partitë, sidomos me partitë konservatore. Kjo edhe sepse ka ndryshuar shoqëria gjermane, kemi ndryshim brezash te votuesit. Sipas sociologëve, nuk janë gjithnjë të njëjtët zgjedhës që ndryshojnë mendimin, por pjesë të mëdha të zgjedhësve të mëparshëm moshohen dhe vdesin. Atyre ua zënë vendin grupe të reja zgjedhësish, që sjellin me vete një socializim të ri. Ata nuk identifikohen më me partitë tradicionale. Kjo nga njëra anë ndryshon drejtimin bazë të zgjedhësve e nga ana tjetër kërkon edhe zhdërvjelltësi të madhe në programet partiake.
Epoka e partive të mëdha, që frymëzonin dhe mblidhnin shumë njerëz rreth vetes, ka marrë fund edhe në Gjermani. Te 20 përqind pak a shumë si tendencë në këto zgjedhje janë tri parti: SPD, CDU dhe Të Gjelbrit. Të gjitha këto e bëjnë ditën e votimit shumë interesante. Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë e re është më i madh se kurrë më parë, shkruan Auron Dodi.
Mosha mesatare e votuesve është rritur
Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 60,4 milionë shtetas gjermanë. Të tërheq vëmendjen rritja e moshës mesatare të votuesve: është hera e parë që mbi 38 përqind e votuesve janë mbi 60 vjeç. Madje, 21,3 përqind e votuesve janë mbi 70 vjeç. Skaji tjetër, votuesit më të rinj, që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje pasi kanë mbushur 18 vjeç, përbëjnë 4,6% të numrit të përgjithshëm të votuesve apo 2,8 milionë vetë.
Të huajt me të drejtë qëndrimi në Gjermani, por pa pasaportë gjermane, në zgjedhjet parlamentare, në dallim nga zgjedhjet rajonale, nuk kanë të drejtë të votojnë.
Përsa u përket partive: kandidojnë gjithsej 47 parti. Pjesa më e madhe e tyre kanë lista me kandidatë të paktën në njërin nga landet federale të Gjermanisë. Për t’u votuar të dielën votohet jo me votim elektronik, por vetëm me fletë votimi.
Gjermania voton më tej me sistem proporcional, të personalizuar. Kjo do të thotë se çdo votues në Gjermani ka dy vota, të ashtuquajturat vota e parë dhe vota e dytë. Me votën e parë, votuesi zgjedh një kandidat të caktuar, në njërën prej 299 zonave zgjedhore. Kjo garanton që në parlament të përfaqësohet çdo zonë elektorale, çdo rajon. Me votën e dytë, votuesi voton për listën kombëtare të një partie. Është vota e dytë që vendos për fuqinë me të cilën përfaqësohet një parti në Bundestag. Për këtë arsye ajo është më e rëndësishme se vota e parë. Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë e re është më i madh se kurrë më parë, shkruan Auron Dodi.
Padurim për rezultatet e para të votimit
Kutitë e votimit në të gjithë Gjermaninë të dielën mbyllen në orën 18.00. Thuajse menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit paraqiten parashikimet, në bazë të exit-poll-eve, pyetjes anonime të votuesve. Parashikimet në Gjermani në përgjithësi e tregojnë qartë tendencën si është votuar. Pas tyre, shpallen rezultatet e para paraprake, pas përfundimit të numërimit të parë të votave reale të dhëna.
Në zgjedhjet e vitit 2017, rezultatet e para paraprake u shpallën vetëm 15 minuta pas mbylljes së kutive të votimit. Pra rezultate të para paraprake mund të kemi që në orën 18.15. Votat e dhëna me postë numërohen vetëm ditën e votimit.
Kurse rezultate më të gjera përfundimtare, priten natën e së dielës. Në zgjedhjet e kaluara rezultatet më të gjera jo përfundimtare dolën në orën 5 të mëngjesit. Ndërsa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nuk pritet para së hënës./ DW
Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandal...
Në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit kan...
Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilë...
Asaj i është dashur të luftojë shumë për të arritur aty ku ë...
Kancelarja në largim e GjermanisëAngela Merkel vazhdon të gë...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 133 raste pos...
Mediat shtetërore ruse në Serbi paraqesin një pamje të zymtë...
Pas vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve në Gje...
Votuesit zvicerianë do të vendosin të dielën nëse çiftet e s...
Konsumatorët duhet të flakin tutje telefonat e tyre kinezë d...
Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ngritur një çështje c...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e...
Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që si Kosova...
Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varian...
BBC ka publikuar pamje gjatë momentit të lëkundjeve të forta...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rih...
Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shq...
Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaks...
Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Ko...
Bashkimi Europian duhet të ketë një politikë të jashtme të v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...