OBSH: Tashmë Delta është varianti dominues në mbarë globin
Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varian...
Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që si Kosova edhe Serbia t’i heqin tabelat e përkohshme të automjeteve e qytetarët të lëvizin lirshëm. Serbia pret përgjigje nga BE lidhur me marrëveshjet me Prishtinën.
Është dita e tretë që serbët e veriut të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë proteste pas vendosjes së masave të reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Bllokada me vetura dhe kamion me zhavorr në rrugë tashmë është e gjatë mbi dy kilometra, por nuk njoftohet për incidente.
Forca të shtuara të njësive speciale të policisë së Kosovës gjenden përballë barrikaduesve dhe akoma nuk ka ndonjë aksion për të zhbllokuar rrugët. Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e trupave të policisë së Kosovës nga veriu, por më pas u shpreh “të ulemi të bisedojmë?. Ai po ashtu ka kërkuar një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian, nëse marrëveshjet e Brukselit janë në fuqi apo jo. “Për këtë do të presë muajin e ardhshëm e nëse s’merr përgjigje është shenjë se marrëveshjet s’ekzistojnë?, tha Vuçiç.
Kurti: “Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha të mërkurën pas një mbledhje të qeverisë se “si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve si pjesë e zgjidhjes së situatës së krijuar ditëve të fundit në veriun e Kosovës?. “Oferta jonë publike besoj që është tejet praktike përveçse gjeneroze e kjo është le t’i heqin tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e me sa më pak vonesa?, tha Kurti, duke shtuar se “Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht që si gjithmonë jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë?.
Informohet QUINT-i
Kryeministri i Kosovës, të martën priti në një takim ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, dhe i njoftoi ata për vendimin për reciprocitet për targa të Serbisë dhe për zhvillimet në veri të Kosovës. Sipas tij, “vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase?. “Njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cënuar ata?, u tha Kurti ambasadorëve të QUINT-it duke shtuar se “liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet?.
“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia?, theksoi Kurti. Kryeministri i Kosovës njoftoi se ka zhvilluar edhe një bisede telefonike me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, por nuk dha detaje.
Reagime nga BE
Ka disa reagime nga BE pas tensionimit të situatës në veriun e Kosovës. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi lidhur me gjendjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi se është e rëndësishme të ushtrohet përmbajtje dhe të zvogëlohen tensionet, të kthehet dialogu dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë. ?Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen?, shkroi Varhelyi në Twitter. Reagime ka pasur edhe nga i ngarkuari i Borrell për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili është i shqetësuar për zhvillimet në veri dhe bëri thirrje për një ulje të menjëhershme të tensioneve. “Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rivendoset një mjedis paqësor dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog?, shkroi Lajçak në Twitter.
Autoritetet e Beogradit, thonë se Kosova, me vendosjen e reciprocitetit në targa të veturave të Serbisë, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. E Prishtina zyrtare thotë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa të Republikës së Kosovës, kur kanë hyrë në Serbi, janë detyruar të marrin tabela të përkohshme dhe kanë paguar pesë euro për targa që janë të vlefshme për 60 ditë. Tash edhe Prishtina zyrtare po e aplikon të njëjtën praktikë për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. /DW
Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varian...
BBC ka publikuar pamje gjatë momentit të lëkundjeve të forta...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rih...
Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shq...
Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaks...
Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Ko...
Bashkimi Europian duhet të ketë një politikë të jashtme të v...
Duket se perpiekjeve për të ringritur “Notre -Dame de Paris”...
Ishte atëherë ende në krye, më 19 prill 2021: Së bashku me b...
Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për ...
Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës ...
“Janë të kuptueshme tentimet e refugjatëve, të përballur me ...
Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një ulje e lehtë...
Është parandaluar ekzekutimi i kryeministrit të Maqedonisë s...
Sot ka nisur zbatimi i reciprocitetit nga Kosova kundrejt Se...
Një sulm terrorist ka ndodhur në Rusi në një universitet në ...
Zyra e presidentit të Malit të Zi akuzoi të dielën autoritet...
Një vullkan shpërtheu në Ishullin La Palma të Kanarieve të S...
Udhëheqësit botërorë do të kthehen në Kombet e Bashkuara në ...
Gjermania do të mbajë më 26 shtator zgjedhjet parlamentare d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...