web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i shumfishtë në autostradë/ Përplasen pesë makina, ka dhe të plagosur

25 Shtator 2021, 17:36, Kronika CNA

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 5 makina. Për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja me inicialet S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës- Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga