Veshur me bikini të kuqe/ Modelja 26 vjeçare i vë "flakën" rrjetit
Annelese Milton është një modele, autore dhe një show-girl e...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë kundër vendimit të Qeverisë, për vaksinimin me detyrim.
Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shprehet pro vaksinimit kundër Covid-19, por ai shton se qytetarët duhet të lihen të lirë të zgjedhin, dhe jo të detyrohen.
?Prej javësh (në fakt, që kur shqiptarëve ju ofrua mundësia e zgjedhjes për t’u vaksinuar me vaksina cilësore) kam promovuar vaksinimin si një masë të dobishme për këdo, por duke kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për ta bërë atë të detyrueshëm. Përse?
PËRSE “VAKSINIM PO”?
Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.
Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).
Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë:
Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.
Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):
1. Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.
2. Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.
3. Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.?-shkruan Erion Dasho.
Më tej, ai rendit faktet se përse është kundër vaksinimit me detyrim.
?PËRSE “DETYRIM JO”?
Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:
1. Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.
2. Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.
3. Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.
4. Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.
Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).
Kur “detyrojmë” një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!
Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:
VAKSINIM PO! DETYRIM JO!?-përfundon postimin e tij Erion Dasho./CNA.al
Annelese Milton është një modele, autore dhe një show-girl e...
Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të ndryshojë masat anti-...
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë p...
Tom ford, ka njoftuar vdekjen e bashkëshortit të tij Richard...
Xhaketat e gjëra nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj, s...
Alby Rydes është shqiptarja e cila është bërë shumë e njohur...
Ritvana dhe Argjendi janë dy prej konkurrentëve më të koment...
Sipas një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave rreth COV...
Ndonëse një gjumë i dobët mund të ndikojë në shëndetin tuaj,...
Epidemiologu Genc Sulçebe tha në emisionin Now në Euronews A...
Në takimin e saj me Brunon, Ada ka treguar për historinë e s...
Në episodin e sotëm të Përputhen është transmetuar takimi me...
Eldina Jaganjac është një vajzë 31 vjeçare që jeton në Danim...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Kompania Johnson & Johnson publikoi disa të dhëna që tregojn...
Nga Blerta BratiInformacionet sot mbi studimet publikohen aq...
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck çmendën fansat e tyre në të g...
Mardhënia e ish konkurrentit të “Përputhen” Arsimit me 21 vj...
Ana Cheri është një modele amerikane, aktore, sportiste, tra...
Olti Çullhaj, ish konkurenti i “Përputhen” ka folur rreth nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...