Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Pas historisë së ka shitur fiq, Erion Veliaj ka befasur shumëkënd me rrëfimin e tij përballë afganëve në Qytet Studenti, ku tha se kur ka qënë 10 vjeç ka ikur nga mali për në Greqi.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe kryetari i FRPD-së dhe njëherazi deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi.
Me ironi, ai shkruan se ?Trupi i një të rrituri nuk e pengon të hyjë në rolin e një 10-vjeçari që kapërcen male për të gjetur bukën e gojës dhe ndjekur ëndrrën e futbollistit?, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Mashtruesi refugjat Veliaj!
Skenës politike shqiptare nuk i kanë munguar asnjëherë aktorët komikë. Shqiptarëve u kanë parë sytë nga të gjitha, nga Qerosi kavalier tek rrobaqepësi konservator. Politikanë të roleve episodike që i sollën gaz e hare jetës parlamentare.
Por ndryshe nga këta gaztorë të vegjël oborresh, që kërkush s’i mori seriozisht, qëndron një talent i lindur. Një aktor shumëplanësh që di të interpretojë mjeshtërisht si shitësin e fiqve ashtu edhe taksidarin e shitësve të fiqve. Unik në zhanrin aktorial që lëvron, ndoshta si i vetmi ministër i mirëqënies sociale në botë, që edhe pse në moshë madhore dhe me rrogë ministri, martohet me kursimet e një pensionisteje.
“Ministri i varfër” ishte vetëm një prej roleve të tij skenike. Repertori i pasur, libreti i pasur, por mbi të gjitha mjeshtëria e aktorit, do t’i jepte një tjetër rol karriere, atë të kryebashkiakut. Dhe për sa kohë “sapuni për djathë” është ende në menunë e ditës, aktori atë punë do të bëjë, të aktrojë.
Në shfaqjen e radhës ai vjen në rolin e emigrantit. Trupi i një të rrituri nuk e pengon të hyjë në rolin e një 10-vjeçari që kapërcen male për të gjetur bukën e gojës dhe ndjekur ëndrrën e futbollistit.
Dikush në sallë mund të lotojë sepse i kujtohet vetja. Të tjerë do të duartrokasin për forcën e jashtëzakonshme të një fëmije që braktisi lodrat e shokët, për të gjetur rrugën e vështirë të suksesit. Mesazh i fuqishëm njerëzor. “Mos u dorëzo”, “guxo”, “provo përsëri”, nga mali, nga deti, poshtë kamionit.
Interpretimi 10. Veçse nja dy gjëra kërcasin. Si në çdo sajesë teatrale në retrospektivë, edhe në këtë shfaqje premierë për publikun afgan, kohët dhe datat bëhen çorap.
10-vjeçari Erion Veliaj, i lindur në vitin 1979, i kishte ikur Shqipërisë në vitin 1989.
Po ku ta dijë artdashësi afgan se deri në fund të vitit 1990 kalimi i kufijve shtetërorë shqiptarë të merrte jetën.
Nga ta dinë të gjorët afganë se talebanët shqiptarë Ramiz Alia e Simon Stefani, që partia e Erionit i njeh për veteranë të nderuar, urdhëronin vrasjet në kufi.
Nga ta dinë afganët se po përdoren si publik pa para për një monodramë autobiografike, që raportin me të vërtetën e ka si nata me ditën.
Po edhe në e ditshin, ç’u duhet?
Nuk e kanë votuar e nuk i përfaqëson.
Aktori është mall vendi. Hall për Tiranën e hall për Shqipërinë.
Aktori është gjelbërimi dhe betonimi. Inceneratori, trafiku, korrupsioni dhe kutërbimi./CNA.al
Sot në Asamblenë e PS, u përzgjodh qeveria e re Rama 3. Ajo ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas rikonfirmimi...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar kabineti...
Misioni i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në OSBE ka reagua...
Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur “merrte shpatën” dhe mbron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka komen...
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte kandidat për t’u...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ...
Pak muaj pasi kishim humbur zgjedhjet e vitit 2013 paraqita ...
Kreu i Kontrollit të lartë të Shtetit, Arben Shehu iu ka bër...
Sot në Asamblenë e Partisë Socialiste u zgjodh kabineti i ri...
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh K...
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar sot n...
Sot në Asamblenë e Partisë Socialiste u zgjodh kabineti i ri...
Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar dhe ka zgjedhur dit...
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka komentuar qeverinë e re t...
Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar dhe ka zgjedhur dit...
Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur 6 gratë anëtare t...
The DP has published the names of the new members of the Pre...
Ditën e sotme, kryeminsitri Edi Rama ka prezantuar kabinetin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...