"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Bashkia e Kavajës pritet të përballet me një krizë të rëndë financiare, ndërkohë që qyteti bregdetar nuk ka marrë asnjë ndihmesë financiare për përballimin e emergjencës së plehrave, të shkaktuara nga vendimi i njëanshëm i Edi Ramës për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos.
Në mesin e gushtit 2021, bashkia e drejtuar nga Redian Krali ka paguar 100 milionët e para për depozitimin e mbetjeve në Sharrë të Tiranës, të menaxhuar nga kompania koncensionere ?Integrated Energy BV?, ndërkohë që administrata lokale nuk ka të parashikuara dhe nuk ka as fonde për këtë shërbim.
Në qershor 2021, bashkia e Kavajës, njëlloj si ajo e Durrësit dhe e Shijakut, u përballën me krizën e plehrave, pasi koncensionari i Sharrës, i cili për një vit i kishte lejuar të depozitonin mbetjet pa pagesë, i detyroi të nënshkruanin një kontratë financiare.
Malet me plehra mbushën rrugët e qytetit në kulmin e sezonit turistik, ndërkohë që kryebashkiaku i Kavajës dhe kompania koncensionare u përfshinë në një debat publik.
Drejtuesi lokal, Krali, akuzoi kompaninë me administrator të parë Klodian Zoton, se u kishte ulur traun dhe nuk lejonte depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.
Nga ana tjetër, kompania reagoi duke akuzuar kryebashkiakun e Kavajës se, megjithëse kishin nënshkruar një akt-marrëveshje, administrata vendore nuk tregonte sasinë e mbetjeve që mblidheshin në qytet.
Pas kësaj polemike, palët ranë në heshtje dhe tashmë bashkia e Kavajës mesa duket ka nisur të marrë fonde nga zërat e tjerë buxhetorë për të paguar kostot e transportit dhe depozitimit të plehrave në landfillin e Sharrës.
Kriza e plehrave të Kavajës arriti kulmin në korrik të këtij viti, por sinjalet ishin dhënë shumë më herët.
Në tetor 2020, Partia Demokratike në opozitë kallëzoi në Prokurorinë Speciale SPAK atë që e konsideroi si ?aferën korruptive të inceneratorëve?, duke konsideruar përgjegjës kryeministrin Edi Rama, si edhe disa zyrtarë të lartë qeveritarë.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi në atë kohë kundër akuzave të opozitës.
Sipas Veliajt, përfaqësues të opozitës e kanë nënshkruar marrëveshjen për depozitimin e mbetjeve në landfillin privat të Sharrës, duke iu referuar Isa Sakjas, ish-kryebashkiakut të djathtë të Kavajës, i cili fitoi gjysmë mandati pas arrestimit të Elvis-Ervin Roshit.
Sakja iu kundërpërgjigj menjëherë Veliajt. Ai deklaroi se ishte e vërtetë që kishte nënshkruar në parim një marrëveshje, duke qenë se Kavaja është pjesë e qarkut të Tiranës.
Sipas tij, marrëveshja parashikonte që do të paguhej 29 euro për ton mbetje tek kompania koncensionare dhe se kjo shumë do të ndahej në 80 përqind nga fondet qeveritare dhe 20 përqind nga të ardhurat e bashkive.
Isa Sakja deklaroi gjithashtu se, në mungesë të mbështetjes financiare qeveritare, bashkia e drejtuar prej tij vendosi të depozitonte mbetjet pranë landfillit të Porto Romanos në Durrës, me qëllim për të menaxhuar më së miri taksat e qytetarëve.
Por, në fillim të vitit 2020, qeveria ?Rama? vendosi mbylljen e landfillit të Porto Romanos, duke mos caktuar një vend të ri për depozitimin, si edhe duke penguar bashkitë e Durrësit, Shijakut dhe Kavajës që të ndërtonin landfille të reja në territorin e tyre.
Pak muaj pas këtij vendimi qeveritar, bashkitë bregdetare u gjendën në kushtet e emergjencës. Qeveria negocioi me koncensionarin ?Integrated Energy BV?, e cila pranoi që të pranonte mbeturinat e këtyre qyteteve pa pagesë për një kohë të limituar.
Në qershor 2021, koncensionari kërkoi pagesa për pranimin e plehrave, ndërkohë që Durrësi, Shijaku e Kavaja ishin në kushte të emergjencës financiare, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si edhe mbyllja nga pandemia.
Në fund të Korrikut, qeveria miratoi një ndihmesë financiare për 10 vjet për menaxhimin e plehrave të bashkisë së Durrësit, me qëllim transportimin dhe depozitimin e tyre në landfillin privat të Sharrës.
Por, nga kjo ndihmesë financiare e qeverisë u përjashtua bashkia e Kavajës, e cila, sipas ndarjes territoriale, i përket qarkut të Tiranës.
Në kulmin e krizës së mbetjeve, zyrtarët e bashkisë së Kavajës deklaruan se ishin në pamundësi të plotë financiare për t?iu përgjigjur kërkesave të ?Integrated Energy BV?, pasi në buxhetin e vitit 2021 ishte parashikuar fond vetëm për pastrimin e qytetit.
Tashmë, bashkia e Kavajës ka nxjerrë nga buxheti i saj 100 milionë lekë të vjetra për të paguar muajin e parë të depozitimit të mbetjeve në Sharrë, ndërkohë që është tërësisht e paqartë se si do të sigurojë fondet për të dorëzuar qindra mijëra euro në llogaritë e kompanisë koncensionare./Syri.net
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri 37 shtetas të t...
Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojne ...
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për mega-operac...
Shoqata e Avokatëve Anti-Korrupsion ka kallëzuar Komisioneri...
Ministri i Punëve të Brendshmë, Bledi Çuçi, ka njoftuar ditë...
Gazetarët afganë të strehuar në Tiranë thonë se raportimi is...
Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e ditës së sotm...
Sot bën katër vite nga vrasja e ish-gjytares Fildes Hafizi, ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Situata e zjarreve në vend nuk ka mbaruar akoma. Prej 4 ditë...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Sllovenia për Ra...
Nga dita e sotme do të nisë mësimi plotësues në të gjitha sh...
Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid, ...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Pilur në...
Jonila Godole, u zgjodh një ditë më parë Sekretare për të Pë...
Era ka riaktivizuar zjarrin në Malin e thatë në Pogradec. Sp...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkroi sot nj...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Shëngjini...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin me masat a...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...