Titullari i Shpresave transferohet në ligën e katërt angleze
Lëvizjet e ditës së fundit të merkatos kanë parë shumë futbo...
Aktualisht familja e Nedim Bajramit ka marrë gjithë bekimet e shqiptarëve për zgjedhjen që ka bërë ylli i Empolit. Mesfushori 22-vjeçar shihet me të ardhme premtuese dhe gjithmonë tregon diferencën në fushën e lojës nga të tjerët. Për më tepër që ishte edhe elementi i vetëm që i mungonte kësaj Kombëtare. Në mesfushën e mbushur me muskuj do të kemi vend edhe për fantazinë e Bajramit.
Ky i fundit nuk zgjodhi që të vazhdonte me Zvicrën, por iu bashkua Shqipërisë me misionin e kualifikimit në turnetë prestigjioz. Mes letrës dhe zemrës, Bajrami zgjodhi me këtë të dytën. Aspak surprizuese nëse do të njihnit edhe familjen e tij që ka ruajtur të gjithë traditat shqiptare, duke e përmbushur detyrën tek fëmijët për ta trashëguar brez pas brezi.
Në një intervistë për ?Sport Ekspres?, babai i Nedimit, Seipi, flet pak dhe tregon shumë për të kuptuar dashurinë që ata kanë ndaj atdheut. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk na zhgënjejnë kurrë, ndërsa nëse zemra e familjarëve të Nedimit ?ndahet me dysh?, nuk bëhet fjalë për ?Zvicër-Shqipëri?, por për ?Shkëndijë e Tetovës(Shqipëri)-Shqipëri?.
Jeni familja që aktualisht keni marrë bekimet e gjithë shqiptarëve pas vendimit të Nedim Bajramit. Fillimisht dua t?ju pyes, a ka shumë tifozë që ju dërgojnë mesazhe dhe ju përgëzojnë për këtë ardhje te Shqipëria?
Po, shumë tifozë nga të gjitha trojet shqiptare na kanë shkruar. Janë mesazhe mbështetëse dhe ne për këtë gjë ndihemi shumë krenar dhe jemi shumë të gëzuar.
Shqiptarët e Maqedonisë nuk na zhgënjejnë as këtë herë. Pas Seferit dhe Alijit, vijmë në rastin tuaj. Sa shumë e ndieni ju në këtë trevë frymën kombëtare dhe sa e përkrahni Shkëndijën e Tetovës?
Për ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, zemra është e ndarë në dysh për Kombëtaren Shqiptare dhe Shkëndijën e Tetovës. Këto i përkrahim gjithmonë pasi e kemi obligim kombëtar brez pas brezi.
Le të kalojmë pak te karriera e Nedimit. A është e vërtetë që iu fut futbollit nga gjyshi dhe a është ai personi që donte ta shihte me çdo kusht me fanellën kuqezi?
Nedimi e ka filluar futbollin në moshë shumë të re. Për shkak se unë kisha shumë angazhime në punë, gjyshi i tij e dërgonte gjithmonë në stërvitje dhe është dashamirës i madh i futbollit. Padyshim që ka kontribut shumë të madh që Nedimi është në këto nivele tani.
Si është rritur Bajrami, pasi ka lindur dhe u formua në Zvicër. I keni folur shumë për Shqipërinë, që të mos harronte në asnjë moment rrënjët e tij?
Ka lindur në Zvicër, ku ka mbaruar edhe shkollimin. Ne gjithmonë jemi edukuar me frymën kombëtare dhe traditat shqiptare. Këtë gjë po e përcjellim edhe te fëmijët tanë brez pas brezi. Shqiptar lind, nuk bëhesh!
Vendimi për t?iu bashkuar Shqipërisë. Keni komunikuar me shqiptarët e tjerë të Zvicrës si Xhaka e Shaqiri? Po ju në jetën tuaj babai i Nedimit, keni vendosur më shumë me zemër apo me laps e letër? (Për Shqipërinë, Nedimi vendosi me zemër)
Jo, nuk kemi folur me asnjë. Ky vendim ka qenë me zemër. Normalisht kemi biseduar me Nedimin dhe të gjithë ne kemi arritur vetëm në një mendim që të zgjedhim Kombëtaren Kuqezi.
Imagjinoni për një moment nëse Shqipëria do t?i fitonte ndaj Hungarisë me një gol të Nedimit. A do të kishte krahasim ky moment me tre gola të shënuara me fanellën e Zvicrës A?
Ne do të lumturoheshim shumë nëse fitonte Shqipëria, nuk ka fare rëndësi emri se kush e shënon golin.
Komunikimi me pjesëtarët e FSHF-së për të bërë kalimin. Çështja u duk e pamundur në fillim dhe u triumfua vetëm në CAS. E menduat për një moment se dëshira nuk do të plotësohej?
Jo, në asnjë moment të vetëm nuk e kemi menduar se dikush do ta ndalonte vullnetin tonë për t?iu bashkuar Kombëtares.
Aktualisht familja juaj dhe djali juaj është shembulli për t?u ndjekur. Keni një thirrje për të bërë për të gjithë futbollistët shqiptarë që rriten në Zvicër? Të vjetërit thonë?guri i rëndë, peshon në vendin e tij?
Po, është e vërtetë. Në Zvicër ka shumë talente shqiptarë dhe padyshim që thirrja ime është që t?i bashkohen Kombëtares së Shqipërisë. /Sport Ekspres
Lëvizjet e ditës së fundit të merkatos kanë parë shumë futbo...
Ergys Kaçe mund të jetë transferimi i bujshëm në mbylljen e ...
Kualifikueset e Katar 2022 në zonë e Europës dhuruan sot nde...
Kristiano Ronaldo duket se kërkon me çdo kusht që të thyejë ...
Granit Xhaka është pozitiv me COVID-19. Ky është lajmi që ka...
Vllaznia e femrave nuk ia doli dot të arrijë një rezultat po...
Kastrioti ka bërë afrimin e radhës në merkato. Ditën e sotme...
Gati për t’u rinisur, për një fillim të ri. Kombëtarja kuqez...
Shqipëria do të luajë nesër sfidën e radhës kualifuese për K...
Shqipëria luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për fa...
Vincenzo Montella, rikthehet në stol për të drejtuar një sku...
Kylian Mbappe do të qëndrojë te PSG këtë sezon. Ekipi parizi...
Të jesh djali i një futbollisti ose drejtuesi të madh klubi ...
Gongu e merkatos verore ra dje në mbrëmje, por skuadrat euro...
Teuta i jep fund pushimeve dy ditore dhe nga dje ka nisur zy...
Shqipërinë kundër Polonisë. Mesfushori shqiptar nuk ka arrit...
Barcelona ka vendosur përfundimisht mbi lojtarin që do të zë...
Adrian Bajrami, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U19 është r...
Ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane dhe Bajernit të Mynihut,...
Nedim Bajrami është kthyer në lojtarin më të dashur te Kombë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...