web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seriali atentateve mafioze në Vlorë/ Zbulohet “polici” që qëlloi Edison Begajn

31 Gusht 2021, 07:06, Kronika CNA

Me 29 Maj, 36 vjeçari nga Tirana, i cili është identifikuar nga Policia si Mitri Prifti, qëlloi me breshëri plumbash ndaj Edison Begaj në fshatin Kaninë të Vlorës.

Autori i veshur si polic, tentoi të vriste Begajn në derë të shtëpisë , por dështoi.

Sipas Policisë, Prifti e ka qëlluar Begajn për motive të dobëta, por nuk saktësohet se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

?Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë e mundur shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit:

Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ?Vrasja me paramendim?, mbetur në tentativë dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Begaj u qëllua me 29 maj me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kapën në këmbë dhe 38-vjeçari përfundoi në spital, por u mbijetoi plagëve të marra.

Autori e priti 41-vjeçarin derisa të kthehej në banesën e tij për t?a qëlluar me pistoletë.

Begaj do të ndihmoj nga errësira e madhe në zonë, pasi plumbat e kapën në pjesën e poshtme të trupit.

41-vjeçari nga Vlora nuk është një emër i panjohur për Policinë.

Begaj ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. OFL i ka dërguar më herët Edison Begajt formularin për deklarimin e pasurisë.

Kujtojmë se me 20 shkurt të vitit 2008, ?blutë? e Vlorës arrestuan 7 persona mes të cilëve edhe Begajn, si pjesë të një grupi që merrej me trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në shkurt të 2010 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake?.

Ndërkaq, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë ?çokollatë?, në vendin e emërtuar ?Qafa e Kuzum Babasë?./CNA.al





Lajmet e fundit nga