Kosova shtyn nisjen e vitit të ri shkollor, ndalohet lëvizja pas orës 22:00
Pas konsultimit me komunat e vendit, Ministria e Shëndetësis...
Pasi u përballën me kritika të ashpra për fillimin e ngadaltë të programeve të vaksinimit kundër koronavirusit, shumë vende të Bashkimit Evropian kanë pasur një rritje të ritmit të vaksinimeve javët e fundit, madje më të lartë se në Shtetet e Bashkuara dhe Britani. Rregullat e rrepta lidhur me të ashtuquajturat pasaporta për koronavirusin, kanë bindur shumë vetë të vaksinohen.
Disa fëmijë në Gjermani marrin një çertifikatë dhe karamele, pasi bëjnë vaksinat kundër koronavirusit.
“Ritmet e përshpejtimit kanë qenë shumë të suksesshme – por duhet të vazhdojmë përpjekjet”, thotë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Bashkimi Evropian bleu vaksina për të gjitha vendet anëtare. Në fillim, ky bllok u përball me kritika për vonesat në miratim dhe shpërndarje. Tani vendet i vlerësojnë përpjekjet e tij. Spanja dhe Portugalia tani janë mes pesë vendeve të para në botë për nga përqindja e popullsisë të vaksinuar plotësisht.
“Suksesi i vendit, suksesi i të gjithëve ne, ka të bëjë së pari me strategjinë e blerjes të Bashkimit Evropian”, thotë ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias.
Rritja e normave të vaksinimit po nxitet gjithashtu nga rregulla të rrepta brenda vendeve. Mbi 12 shtete të BE-së kanë miratuar një formë të pasaportës dixhitale për COVID-19-e cila tregon nëse dikush është i vaksinuar, ka marrë një test negativ kohët e fundit, ose e ka kaluar sëmundjen. Ata që nuk kanë leje kalimi nuk mundtë hyjnë në bare, restorante dhe shumë vende publike.
“Sigurisht, gjithmonë do të ketë një grup të caktuar në shoqëri që është kundër vaksinimit. Por ata që janë pak më të pavendosur, mund të binden që të vaksinohen nëse përballen me pasoja?, thotë Fabian Zuleeg, Shefi Ekzekutiv i Qendrës për Politikat Evropiane.
Franca ka ndër rregullat më të rrepta të lejes për lëvizje për COVID-19 në Evropë. Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit, është rajoni më i varfër i Francës – dhe përjetoi numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në vend në fillim të vitit. Por rajoni tani është ndjeshëm mbi mesataren kombëtare për marrjen e vaksinave. Një kryebashkiak lokal thotë se arsyeja është pasaporta për COVID-19.
“Kur u shpallën masat nga presidenti, pamë një rritje të madhe të vaksinimeve”, thotë Jean-Baptiste Borsali.
Edhe në Itali, rregullat e rrepta që kërkojnë një të ashtuquajtur Leje të Gjelbër për COVID-in për të hyrë në bare dhe restorante kanë sjellë një rritje të vaksinimeve.
“Mendoj se është e drejtë të mbrosh ata që janë vaksinuar në mënyrë që të mos përfundojnë të izoluar përsëri”, thotë Melissa Rando, banore e Romës.
Jo të gjithë janë dakord. Mijëra vetë dolën në rrugët e Rigës, Letoni, këtë muaj duke protestuar kundër rregullave të lejeve të kalimit për COVID-19. Protesta të ngjashme ka pasur në Francë, Spanjë dhe Itali.
Ndërkohë, kritikët thonë se Evropa po mbetet pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në numrin e dozave të vaksinave të koronavirusit të dhuruara për vendet më të varfra – dhe ka dhënë vetëm një pjesë të 200 milionë dozave të premtuara deri në fund të vitit 2021.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që fillimisht vaksinat t’u shpërndahen vendeve më pak të zhvilluara përpara se vendet më të pasura t?i japin popullatës së tyre një dozë të tretë përforcuese./voa
Pas konsultimit me komunat e vendit, Ministria e Shëndetësis...
Situata pandemike në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese. Min...
Bundeswehr-i i ka dhënë fund misionit të tij të evakuimit në...
Pas sulmeve në Kabul, ku u vranë 13 ushtarë amerikanë e të p...
Një sasi prej rreth 1 ton kokainë është sekuestruar në një k...
Një grup mësuesish në qytetin e Nju Jorkut dhe punonjës të s...
Grupi Shteti islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në ae...
Numri i madh i rasteve dhe i viktimave si pasojë e Covid-19 ...
Grupe refugjatësh afganë në një numër të vogël hyjnë në mëny...
Të paktën 60 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 140 të tje...
Vendimi i qeverisë për të dhënë 60 euro shtesë për tre muaj ...
Për shkak të situatës kaotike të krijuar nga shpërthimi në a...
Skena lufte janë shënuar në Kabul pas shpërthimit që ndodhi ...
Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua pasditen e sotme në ae...
Ushtria amerikane konfirmoi të enjten se një shpërthim ka nd...
Vendet e Bashkimit Evropian mund të përballen me pasoja ligj...
Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të ...
Nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend se ndonjëherë do t’i d...
Qeveritë perëndimore paralajmëruan të enjten mbi rrezik për ...
Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare 2021 facebo...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...