web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Lironi udhëheqësin e Opozitës”/ Ambasada Amerikane thirrrje Qeverisë Ruse

23 Gusht 2021, 09:01, Aktualitet CNA

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ata janë shprehur se populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.

Kujtojmë se një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi.

Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave./CNA.al





Lajmet e fundit nga