Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Të dhënat e reja të regjistrimit popullësisë në Shtetet e Bashkuara të publikuara të enjten tregojnë një vend gjithnjë e më të larmishëm, me rritje të konsiderueshme në mesin e atyre që identifikohen si multi-racorë, hispanikë dhe aziatikë që nxitën pjesën më të madhe të rritjes së popullsisë në dekadën e fundit.
Publikimi të enjtes nga Byroja Amerikane e Regjistrimit të Popullësisë shënon gjithashtu fillimin e asaj që do të jetë një betejë e ashpër partiake për riformatimin e hartës së rretheve, pasi shtetet përdorin këto të dhëna për të filluar përcaktimin e zonave zgjedhore për anëtarë të Kongresit dhe zgjedhjet për legjislaturën shtetërore për dekadën e ardhshme.
Popullsia e bardhë jo-hispanike, e cila mbetet raca ose grupi më i madh etnik, ra me 8.6% gjatë dekadës së fundit dhe tani përbën 57.8% të popullsisë amerikane ? përqindja më e ulët që kanë përfaqësuar ndonjëherë të bardhët në popullatën amerikane që kur filloi regjistrimi i popullsisë.
Të dhënat gjithashtu ofruan detaje të reja mbi shkallën e ngadalësimit të rritjes së popullsisë në vend, e cila është më e ulët se sa ishte në çdo kohë përveç viteve 1930.
Sipas raportit, më shumë se gjysma e të gjitha komunave amerikane pësuan rënie të popullsisë nga viti 2010 në 2020.
Nju Jorku, Los Anxhelesi, Çikago, Hustoni dhe Finiks janë pesë qytetet më të mëdha të SHBA; Finiks, i cili u rrit më shpejt se çdo qytet tjetër në 10 qytetet më të mëdha, tejkaloi qytetin e Filadelfia për nga numri i banorëve.
Të dhënat treguan se qytetet me rritjen më të shpejtë në të gjithë SHBA janë në zonat periferike. Bakaj, një zonë në periferi të qytetit Finiks, rrregjistroi rritje të popullsisë me gati 80% — më e larta në vend.
Publikimi i raportit erdhi muaj më vonë nga sa pritej fillimisht pasi u desh më shumë kohë që regjistrimi të përfundonte për shkak të pandemisë koronavirus. Vonesat kanë detyruar disa shtete të shkojnë në gjykatë për të shtyrë afatet e tyre për hartimin e zonave zgjedhore.
Shtetet përdorin të dhënat për të rishikuar hartën e rretheve që shërbejnë si zona elektorale për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA pas çdo regjistrimi dhjetëvjeçar, bazuar në vendndodhjen e njerëzve.
Në prill, zyra publikoi shifra në nivel shtetëror, duke treguar se Teksasi, Florida dhe Karolina e Veriut – të gjitha shtete të kontrolluara nga republikanët – do të fitojnë vende në Kongresi vitin e ardhshëm bazuar në rritjen e popullsisë.
Analistët zgjedhorë kanë thënë se republikanët potencialisht mund të kapërcejnë epërsinë e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve vetëm duke u bazuar tek riformatimi i zonave zgjedhore.
Disa ekspertë kanë ngritur pyetur nëse të dhënat e regjistrimit mund të kenë lënë pa numëruar si duhet disa popullata të caktuara, duke pasur parasysh pandeminë, si dhe përpjekjet e pasuksesshme të administratës Trump për të shtuar një pyetje mbi shtetësinë amerikane në census. Grupet e të drejtave civile kishin shprehur shqetësimin se përpjekja e dështuar megjithatë mund të ketë bindur disa emigrantë të mos plotësojnë formularët e regjistrimit.
“Ndërsa asnjë numërim nuk është i përsosur, ne jemi të sigurt se rezultatet e sotme përmbushin standardet tona të larta të cilësisë së të dhënave,” tha të enjten Ron Jarmin, drejtori në detyrë i Byorosë për Regjistrimin e Popullësisë./voa
Ligjvënësit polakë miratuan një projektligj që mund të sjell...
Franca dhe Zvicra u janë bashkuar shteteve tjera evropiane, ...
Kosova ka marrë vendim për ashpërsim të masave kufizuese për...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjte...
Në dy vjetët e fundit, rreth 220 mjekë janë larguar nga Koso...
Talebanët pushtuan qytetin me rëndësi strategjike të Ghazni,...
Vendet mesdhetare po digjen. Dramatike është situata aktuali...
Luftëtarët talibanë mund ta rrethojnë dhe bllokojnë kryeqyte...
Rreth 600 milion dollarë kriptovalutë janë vjedhur nga haker...
Një jaht, që kishte të ngritur një flamur të Britanisë së Ma...
Qeveria e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandër Lukashe...
Është thyer sot rekordi i nxehtësisë në Evropë, ku termometr...
Pas një dekade në krye të shtetit të Nju Jorkut, Guvernatori...
Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ekuadorit Quito, Jorge...
Refugjatët irakianë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë...
Pamje dramatike janë këto nga Kosova, ku shiu dhe era e fort...
Franca ka vendosur të nisë vaksinimin e popullsisë me dozën ...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (...
Ekipet e zjarrfikësve në Greqi po vazhdojnë betejën me zjarr...
Nga Kay Alexander Scholz, redaktor i Deutsche Welles në Berl...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...