Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
A.E (emër i njohur për redaksinë) nga Fushë Kosova, para një jave ka mposhtur sëmundjen COVID-19. Ajo tregon se nuk ka pasur simptoma të rënda dhe që herë pas here ka dalë në qytet dhe dyqane, por duke mbajtur maskë dhe duke respektuar distancën. Sipas saj, autoritetet shëndetësore nuk e kanë telefonuar asnjëherë për ta pyetur për gjendjen shëndetësore, por edhe për rastet e kontaktit para se të rezultonte pozitive me koronavirus.
?Jam munduar që të mos dal jashtë, por jam detyruar kur kam pasur nevojë për gjëra familjare ose për fëmijët. Pas 14 ditësh, më kanë telefonuar nga Instituti (Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës) dhe më kanë thënë se mund të dal dhe të lëviz lirshëm?, thotë A.E për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Manualit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, të gjithë personat e infektuar këshillohen që të qëndrojnë në dhomën e tyre sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangin kontaktin me të tjerët derisa nuk kanë temperaturë për pesë ditë me radhë dhe të kenë kaluar 14 ditë që nga fillimi i simptomave.
Situata me koronavirusin është shqetësuese pasi edhe personat e infektuar me këtë virus po lëvizin lirshëm dhe po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore, thotë infektologu Hamdi Ramadani.
Ai konsideron se autoritetet kompetente duhet të ndërmarrin masa konform situatës dhe të gjurmojnë rastet e kontaktet. Sipas tij, gjurmimi i kontakteve është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit, veçmas në këtë periudhë kur po dominon varianti Delta dhe kur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në shtetet e tjera, kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Rritja e rasteve shton thirrjet për mbajtjen e maskave
Delta është variant më ngjitës se varianti origjinal i koronavirusit.
?Masat kufizuese janë larguar, janë relaksuar. Gjithçka funksionon normal, kështu që edhe personat e infektuar me COVID-19 me simptoma të lehta, nuk po izolohen për 14 ditë. Ata dalin në restorante, ahengje familjare, kështu që në këtë mënyrë bartet virusi?, thekson ai gjatë një bisede për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, infektologu tjetër, Ilir Tolaj shprehet se që nga fillimi i pandemisë, autoritetet kompetente nuk i kanë mbikëqyrur rastet e kontaktit e as të infektuarit.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se ?çdo qytetar që rezulton pozitiv dhe që nuk shtrihet në spital, është i obliguar që të izolohet për dy javë në shtëpinë e tij, ndërsa kontaktet e tij të gjurmohen e testohen?.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ?askush nuk ka të drejtë që duke qenë vetë i infektuar të shkojë në punë apo në vende ku rrezikon të infektojë të tjerët. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) thuhet se gjurmon sa më shumë raste. Me rëndësi është zbulimi sa më i hershëm i rasteve?, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Por, infektologu Tolaj shprehet se disa nga vendimet e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e orarit të punës, sidomos të klubeve të natës, janë në kundërshtim të plotë me përpjekjet për të parandaluar përhapjen e variantit Delta në mesin e popullatës së ndjeshme.
Numri i rasteve me COVID-19 është në rritje ditëve të fundit në Kosovë. Më 10 gusht, Kosova regjistroi 562 raste të reja me COVID-19 dhe dy viktima. Rreth 90 për qind e rasteve të reja me koronavirus, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë të lidhura me variantin Delta.
Vaksina zbut simptomat e variantit Delta
Edhe Arben Vishaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha se më 9 gusht, 45 pacientë po trajtohen në këtë klinikë, nga ta 28 janë në oksigjeno-terapi, ndërkaq tre pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vishaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t?i përgjigjen fushatës së imunizimit kundër COVID-19.
?Ne rekomandojmë që popullata, në mënyrë masive t?i përgjigjet vaksinimit, pasi vetëm vaksinimi është forma e duhur, me qëllim që të shmanget mbipopullimi me pacientë nëpër klinika, rrjedhimisht të shpëtojmë jetë?, tha ai.
Deri më tani, në Kosovë janë administruar 504.817 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërkaq 170.852 qytetarë janë imunizuar me të dyja dozat.
Studimet e fundit sugjerojnë se personat e vaksinuar, në rast se infektohen me variantin Delta, kanë simptoma më të buta të sëmundjes COVID-19.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110.1756 pacientë me këtë virus, nga ta 2.273 qytetarë kanë vdekur, kurse numri total i rasteve aktive është 2.640./rel
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka dalë me një reag...
Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Fifi së fundmi ka al...
Moderatorja Roza Lati është shumë aktive në rrjetet sociale,...
Në media ditën e sotme ka bërë mjaft bujë arrestimi i biznes...
Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, është bërë nënë pë...
Moderatorja Fjoralba Ponari është një ndër vajzat më të pëlq...
Një nga proceset më të preferuara të dekorimit të shtëpisë, ...
Nuk ndodh thuajse kurrë që Mbretëresha e Britanisë të shfaqe...
Gjithnjë ka qenë dëshira për t’u dukur bukur dhe për të treg...
Mbrëmjen e sotme kanë arritur në Aeroportin e Rinasit 45,630...
Muaji gusht ka shënuar një rrije të ndjeshme të rasteve të r...
Përhapja e SARS-CoV-2 ka prodhuar një sërë variantesh, që ja...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Rritja e rasteve me Covid javët e fundit dhe prezenca e vari...
Ledjana Prenga është ish-konkurrentë e programit më të përfo...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Këngëtarja shqiptare me famë botërire, Dua Lipa vizitës disa...
Kur pyet një fëmijë 6-vjeçar se çfarë i pëlqen më shumë të h...
Ish-konkurrentja e Përputhen, Jasmin Kadriu ka folur për her...
Sapo hapni sytë dhe nisni të bëheni gati për ditën e re, fil...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...