Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e zjarreve ditën e sotme në gjithë territorin e Shqipërisë.
Përmes një raporti të publikuar për mediat, bëhet me dije se ka ende shumë vatra zjarri të rrezikshme në vend të cilat kërkojnë kujdes dhe vëmendje të shtuar.
Vatra të reja ndërkohë janë shfaqur në Leshnjë të Korçës, Qafën e Tërkuzit në Mal të Zi afër kufirit me Shqipërinë në Shetaj të Durrësit, Guri i Nikës në Pogradec dhe Fanjë të Prrenjasit.
Ndërkohë në Qafën e Kumbullës, Krushovë të Voskopojës, Corrush të Mallakastrës, Bogë të Shkodrës, Parkun e Tomorit në Berat dhe në Lukan të Dibrës zjarret ose janë shuar plotësisht ose janë drejt shuarjes.
Njoftimi i MM:
Situata e zjarreve në vend
Disa vatra zjarri vijojnë të jenë shqetësuese ende, pavarësisht punës dhe ndërhyrjes së forcave operacionale në të gjithë territorin e vendit.
Tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën.
Forcat janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve. Në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll. Për qetësimin e zjarrit do të bashkëpunohet edhe me forca ndihmë nga Kosova.
Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në terren po punojnë forcat e Armatosura, zjarrfikës e të shërbimit pyjor, për të bërë të mundur frenimin e vatrës, e cila duket mjaft e vështirë. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon.
Vatra aktive është edhe në fshatin Patalej, në Mirditë , ku zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre.
Situata është drejt përmirësimit në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së prekur nga flakët në zonën e Krushovës në Voskopojë, ndërsa po punohen me intensitet në vatrën aktive në Gjonomadh, ku është prekur një sipërfaqe me ah dhe lajthi. Një tjetër vatër është njoftuar në kodrat në afërsi të fshatit Leshnjë, po në Korçë, ku janë djegur rreth 1 ha shkurre, por flakët mbeten larg banesave. Forcat zjarrfikëse po punojnë në mënyrë që të mos preket masivi me pisha.
Një vatër zjarri është raportuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit tonë, e cila po ndiqet me vëmendje.
Vatra të reja janë raportuar edhe në fshatin Shetaj në Ishëm të Durrësit, pa rrezik për banesat si dhe një vatër në zonën Guri i Nikës, pjesë e zonave të Mbrojtura në bashkinë e Pogradecit, e cila po monitorohet nga punonjësit e Agjencisë së zonave të Mbrojtura.
Tashmë është drejt shuarjes zjarri në fshatin Corrush në Mallakastër, zjarri në fshatin Bogë në Shkodër, është izoluar vatra në Parkun e Tomorrit në Berat. Ndërsa ka një riaktivizim zjarri në Zogas të Skraparit, ku forcat po vijojnë punën për mbajtjen nën kontroll. U shua totalisht vatra e zjarrit në fshatin Lukan në Dibër.
Në fshatin Hajdaraj, në Kavajë u raportua një zjarr në shkurre, i cili nga era mori përmasa të menjëhershme, duke rrezikuar banesat që ndodheshin në fshat. Por u sigurua në kohë evakuimi i banorëve dhe situata është nën kontroll.
Në ndjekje është edhe një vatër zjarri e raportuar në një zonë me pemë dushku, në fshatin Fanjë, në bashkinë Prrenjas, e cila ndodhet në terren të vështirë.
Prej ditësh vendi ynë është në luftë me flakët, ndërsa vatra...
Policia Rrugore ka rritur masat duke monitoruar ? me radarë?...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Vijojnë të jenë aktive 3 vatra zjarri në pyje. Bëhet fjalë p...
Vijon të mbetet kaotike situata me zjarret në vend.Mësohet s...
Edhe java që sapo ka nisur do të mbizotërohet nga temperatur...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur zyrtarisht nga puna ditë...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qyteta...
Test 12...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë një ditë më parë në f...
Zjarri në Majën e Rrunës në Kukës vijon të jetë ende jashtë ...
Vatra e zjarrit e rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës ës...
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga flakët. Pavar...
Vijon të mbetet e rënduar situata me zjarret në qarkun e Kor...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se dy të dën...
Temperaturat e larta kanë bërë që vatra të shumta zjarri të ...
Një vatër e re zjarri u raportua pasditen e sotme në Voskop...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në zonën e qua...
Është përkeqësuar gjendja e njërit prej grevistëve të Lumasi...
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...