web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Voskopoja prej 3 orësh në flakë/ Peleshi në vendngjarje: E pamundur ndërhyrja nga ajri

8 Gusht 2021, 17:56, Aktualitet CNA

Një vatër e re zjarri  u raportua pasditen e sotme në Voskopojë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndodhet atje bashkë me forcat zjarrfikëse, Mbrojtja Civile si edhe forca të bashkisë Korçë.

Peleshi ka deklaruar se ndërhyrja nga ajri është e pamundur për shkak të tymit të dendur që është krijuar në zonë.

Ndërsa zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm.

?Zjarri prej 3 orësh. 5 vatra të vogla të cilat u bashkuan. Pylli me bredha e pisha.  Është e pamundur për të ndërhyrë nga ajri për shkak të tymit të dendur, dhe favorizimit nga era, dhe ende nuk jemi në atë fazë që të ndërhyjmë me helikopter.

Kemi trupa të specializuara që do të ndërhyjnë në terren sapo të largohet tymi i dendur. Zjarri dallohet qartësisht që është i qëllimshëm, dhe më vjen keq për këto veprime. Ka patur sot një valë të madhe arrestimesh dhe persona të shpallur në kërkim“, ka thene ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga