web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëmat Meta-Llalla/ Dyshja që nuk e shpëtojnë dot njëri-tjetrin më nga burgu

6 Gusht 2021, 09:17, Aktualitet CNA

Në dhjetorin e vitit 2012, Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm me 75 vota në Kuvend, ku u votua në mënyrë të plotë nga mazhoranca PD-LSI me përjashtim të Jozefina Topallit, e cila nuk mori pjesë në votim.

Po shumë shpejt emri i Llallës filloi të lakohej për bëma në korridoret e politikës dhe në koridoret e organit të akuzës.

Tre vite pasi ishte zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Llalla i ktheu nderin kryetarit të LSI-së Ilir Meta, që në atë kohë ishte edhe kryetar i Kuvendit.

Ishte koha kur Meta akuzohej për marrje ryshfeti nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë.

Ndërsa më herët të gjithë shqiptarët kishin parë e dëgjuar me zë dhe figurë Ilir Metën që nga kolltuku i  zv/kryeministrit dhe Ministrit të  Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës shtator 2010-janar 2011, bënte pazare me bllok të zi në duar.

Emisioni investigativ ?Fiks Fare? publikoi në atë kohë, videon ku Ilir Meta,  kërkonte favore për një tender hidrocentrali dhe disa afera të tjera korruptive.

Ndër të tjera në bisedë përmendeshin përqindje apo shifra për 700 mijë euro që sipas zotit Prifti i ishin ofruar në këmbim të një licence hidrocentrali. Videoja ishte regjistruar nga vetë Dritan Prifti, sot i ndjerë, më 1 mars 2010.

Llalla i ktheu ?nderin? Metës

 

Por, për Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili shkoi në krye të organit të akzuës me ?bekimin? e  Metës, nuk kishte ndodhur asgjë.

Madje Llalla edhe kur diplomati amerikan Donald Lu, i shkoi në zyrë dhe ui kërkoi arrestimin e Metës, Llalla e bëri një vesh të shurdhër.

Ka qenë vetë Llalla, i cili në një emision televiziv nxori veten zbuluar, duke i dërguar sinjale Metës, se ia kishte kthyer ?nderin?, para se t?i mbaronte mandati.

Llalla tregoi se në muajin Maj të vitit 2015, ambasadori Lu kërkoi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm.

Në këtë takim, ambasadori Lu i kishte kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të ndërhynte për ndikuar që prokurorët të mos kundërshtonin projektin e tij të reformës në drejtësi.

Gjithashtu, sipas Llallës, ambasadori Lu i kishte sugjeruar Prokurorit të Përgjithshëm se duhej të arrestonte kreun e Kuvendit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Pasi, në vlerësimin e zotit Lu, kreu i Kuvendit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte reformën në drejtësi dhe se arrestimi i tij i mundshëm do të ndihmonte Shqipërinë të integrohej sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se kërkesa e tij ishte e palogjikshme dhe e pajustifikuar, dhe në mungesë të plotë të provave për të akuzuar zyrtarët e lartë për korrupsion, mund të shkaktonte paqëndrueshmëri politike dhe sociale në Shqipëri.

Llalla ia tha Metës, të shpëtova, tashmë më ndihmo, të shpëtoj edhe unë. Por të gjitha gjasat duket se Llalla nuk do t?i shpëtojë burgut, pavarësisht manovrave që po bën dhe Ilir Meta sot President, nuk e shpëton dot, se duhet të shpëtojë veten fillimisht.

Pas mbarimit të mandatit, ndaj Adriatik Llallës u hapën hetime për pasuri të paligjshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar  ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike.

Pasi e gjeti atë fajtor për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë? dhe vendosi sekuestrimin e një pjese të pasurisë së tij që deri tani ishte nën sekuestro preventive.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Llalla ka fshehur pasurinë dhe ka dhënë informacione të rreme në deklaratat e përvitshme, që zyrtarët e lartë janë të detyruar të bëjnë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, lidhur me pasuritë e tyre.

Llalla nuk justifikoi dot paratë për blerjen dhe pastaj shitjen e 5.4 hektarëve tokë, blerjen e një apartamenti dhe shpenzimet e familjes së tij në SHBA dhe në Gjermani.

Tashmë çështja ndodhet në Apelin e Posaçëm dhe në Shtator pritet të jepet vendimi që mund të çojë Llallën drejt burg.

Pse Meta nuk e shpëton dot Llallën nga burgu

Presidenti Ilir Meta, aktualisht rezulton i shkarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe në vjeshtë, pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Meta u votua për shkarkim për shkak se në periudhën para, përgjatë dhe pas zgjedhore, bëri thirrje për luftë civile, për rrëmbim kosash e sfurqesh si dhe sulmoi ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Më herët , pas shkarkimit nga Kuvendi, ka pasur zëra se Meta mund të ndiqet penalisht për thirrjet që ka bërë.

Për më tepër janë disa bëma që e ndjekin nga pas Metën, jo vetëm rastet e përmendura më lart kur dyshohet për korrupsion, por edhe çështja e pasurisë, të cilën dyshohet se  e ka të paligjshme.

Pra, janë një sërë çështjesh, nga të cilat Meta duhet të shpëtojë veten, plus  që tashmë dhe ata që cilësoheshin si ?prokurorë të tij?, nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Duket se ka ardhur koha që dyshja Meta-Llalla, t?ia kthejnë njëri-tjetrit ?nderet? nga qelitë./CNA.al





Lajmet e fundit nga