Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Ndërsa turizmi në Shqipëri ka shënuar një rimëkëmbje modeste këtë vit, shifrat janë ende shumë më të ulëta sesa ato të regjistruara para pandemisë, në vitin 2019.
Me rreth 400 kilometra bregdet me diell, ekonomia e Shqipërisë mbështetet gjithnjë e më shumë te turizmi, edhe nëse ky sektor është shumë më pak i zhvilluar në Shqipëri sesa në Malin e Zi ose Kroacinë fqinje.
Një raport nga Instituti i Statistikave të vendit tha se para COVID-19, në sektorin e turizmit në vitin 2019 ishin të punësuar rreth 64,000 njerëz dhe se ai kontribuoi me rreth 3.23 për qind në PBB-në e vendit.
Megjithatë, turizmi u godit rëndë në vitin 2020 për shkak të kufizimeve të vendosura prej pandemisë së COVID-19 dhe viti pa shumë më pak hyrje vizitorësh shqiptarë ose të huaj.
Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë në vitin 2020 ishte 58.5 për qind më pak sesa në krahasim me vitin 2019, 2.6 milionë, sipas një tjetër raporti nga Instituti i Statistikave. Ministria e Turizmit ndaloi publikimin e raporteve në lidhje me turizmin në shkurt 2020.
Pas një tjetër sezoni të vështirë pranveror këtë vit, me shumë kufizime ende në fuqi, situata ka filluar të ndryshojë për më mirë në verë, edhe pse shifrat e këtij viti janë ende shumë më të ulëta sesa ato të vitit 2019, thonë ekspertët.
Një sektor i varur nga tre ose katër vende
Saranda në mbrëmje. Foto: Pixabay.
Besnik Vathi, nga Shoqata e Operatorëve Turistikë në Shqipëri, tha se sezoni 2020 kishte qenë më i vështiri ndonjëherë për Shqipërinë dhe se pranvera e këtij viti nuk kishte qenë shumë më e mirë. As nuk ishte optimist për vjeshtën.
?Kemi filluar të marrim anulime për vjeshtën, për shtatorin, tetorin dhe madje edhe për nëntorin?, tha Vathi për BIRN.
?Turizmi i vetëm që ka Shqipëria për momentin është turizmi në plazh dhe ky përcaktohet kryesisht nga tre nga katër vendet që përbëjnë peshën kryesore, si Polonia dhe Ukraina. Këto janë vende që kanë sjellë turistë në plazhet tona?, tha ai.
Një faktor tjetër që ka dëmtuar turizmin nga vendet e tjera në Evropë, tha ai, ishte se BE-ja nuk hoqi kufizimet për udhëtimet në Shqipëri deri në qershor.
Sezoni turistik këtë vit në Shqipëri, prandaj, nisi tamam në fillim të verës.
Më 25 prill, grupi i parë i vogël prej 200 turistësh nga Ukraina mbërriti në aeroportin e Tiranës.
Zak Topuzi, president i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, i tha BIRN se ndërsa sezoni 2021 pritet të jetë më i mirë sesa ai i vitit 2020, ai është ende shumë nën normale për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të pandemisë ? dhe shqetësimeve në rritje mbi përhapjen e variantit Delta të COVID-19.
?Shifrat e deritanishme flasin për një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me vitin 2020, me rreth 1.8 herë më shumë turistë, por kjo mbetet më pak se 60 për qind e shifrave që patëm në vitin 2019?, tha Topuzi për BIRN.
?Duhet gjithashtu të kuptohet se turizmi është një industri gjatë gjithë vitit dhe nuk mund të mbahet vetëm nga turizmi veror?, shtoi ai.
Një raport nga Instituti i Statistikave i botuar më 23 korrik, në lidhje me numrin e njerëzve që hynë në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 thotë se numri i shtetasve të huaj që hynë deri në qershor 2021 ishte dukshëm më i lartë sesa shifrat që patëm nga janari deri në qershor 2020.
?Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri në muajin qershor 2021 ishin 939,872. Krahasuar me qershorin 2020, kjo pati një rritje prej 2.6 herë?, thuhej në raport.
?Në qershor 2021, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri ishte 604,381. Kjo ishte 3.4 herë më shumë sesa shifrat që patëm në qershor 2020?, shtoi ai.
Sipas të njëjtit raport, tani më shumë njerëz po vinin nga Kosova, ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia.
?Në gjysmën e parë të vitit 2021, vendet me flukset më të larta të qytetarëve në Shqipëri ishin Polonia, e cila pati rritjen më të madhe, me 13.8 herë, dhe Zvicra, numri i së cilës u rrit me 2.7 herë?, thuhej në raport.
Rënia më e madhe ishte nga Greqia, ku numrat ranë me 69 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020, tha ai.
Vizitorët ?patriotikë? shumë të rëndësishëm
Gjiri i Grames. Foto: pinterest.com Rim Prela.
Topuzi vuri në dukje se këtë vit, turizmi në Shqipëri do të mbështetet më shumë te vizitorët nga diaspora e madhe dhe njerëzit nga rajoni i afërt i Ballkanit sesa nga Bashkimi Evropian.
?Ne kemi kryesisht turistë rajonalë, pasi Evropa po vazhdon t?i mbajë kufijtë e saj të mbyllur për lëvizje jashtë vendeve të BE -së për disa arsye?, shtoi ai.
Si rezultat, turizmi në Shqipëri do të duhet të mbështetet edhe te ?turizmin patriotik? ? që do të thotë vizitorë shqiptarë etnikë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, rajoni dhe gjetkë.
?Bizneset në sektorin e turizmit e kanë të qartë se turizmi ?patriotik? dhe rajonal do të jetë skenari më i mundshëm për këtë verë?, shtoi ai.
?Shifrat e deritanishme tregojnë se rreth 80 për qind e turistëve që vijnë në Shqipëri i përkasin këtyre kategorive të turizmit rajonal dhe ?patriotik?. Vizitat nga vendet e tjera, pavarësisht se janë shtuar disa herë? mbeten simbolike?, tha ai.
Soraldo Nebo, një operator turistik, thotë se turistët nga Kosova janë tepër të rëndësishëm për turizmin në vend.
?Turistët nga Kosova janë si një sistem sigurie për turizmin në vendin tonë. Ata janë njerëzit tanë dhe për këtë arsye nuk hezitojnë të vijnë?, tha ai për BIRN.
Por, sipas tij, këtë vit pati një rritje të vizitorëve edhe nga pjesë të tjera të rajonit, siç është Serbia.
?Serbët nuk po përdorin kanalet klasike të rezervimit si Booking ose TripAdvisor. Ata po përdorin grupe në Facebook dhe Instagram për të marrë shpejt dhe saktë përvojën më të mirë?, tha ai për BIRN.
?Këto grupe në Facebook shpesh krijohen nga serbë, ukrainas dhe të tjerë për bashkatdhetarët e tyre, duke sugjeruar përvojat më të mira në vendin tonë. Këtë vit, ne po shohim shumë hyrje nga vende si Hungaria, Ukraina dhe Serbia?, përfundoi ai./BIRN
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se është zmbrapsur furia ...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor,...
Gazetari Klodian Tomorri shkruan se bankat në Shqipëri vendo...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar mbi 13 vat...
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se aktualisht në të gjith...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur zyrtarisht kontrollet n...
Ambasada e Holandës në Tiranë, ka konfirmuar sot ardhjen e 2...
Komisioni Europian ka nënshkruar një kontratë me kompaninë a...
Qarku i Vlorës vijon të jetë i rrezikuar nga zjarret.Ndërkoh...
Policia Rrugore ka bërë me dije se gjatë 48 orëve të fundit ...
Pasditen e sotme, një banesë në Dukat është përfshirë nga fl...
Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike ka reaguar pas ven...
Bashkia Shkodër është njoftuar përmes mediave lidhur me ndal...
BE ka aktivizuar mekanizmi e mbrojtjes civile, për shkak të...
SPAK ka nisur hetimet për kallëzimin e KLSH për tenderat në ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë deteje mbi situat...
Policia në Berat ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit G....
Dje foli për zjarret, pardje për vaksinën, 2 ditë më parë pë...
Shkodra për 24 orë nuk do të ketë transport publik në qytet....
Edhe Qarku i Shkodrës nuk u ka shpëtuar zjarreve.Mëngjesin e...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...