Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë
Katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e ...
?Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t?u kthyer në një fatkeqësi kombëtare?.
Kështu është shprehur pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale, duke shprehur të njëjtën kohë edhe hipokrizi dhe pabesi.
Hipokrizi dhe pabesi për shkak se Ilir Meta nuk u fut sot në politikën shqiptare, nuk ra nga qielli në oborrin e Presidencës dhe pa se Shqipëria po braktiset dhe po boshatiset nga të rinjtë.
Përkundrazi Meta është i pari që ka kontribuuar në zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë.
Meta ka rreth 30 vite që është në politikë dhe për më tepër ka qenë në maja të pushtetit, si në koalicion me Partinë Socialiste ashtu edhe në koalicion me PD.
Shqipëria nuk u varfërua sot, qytetarët dhe të rinjtë nuk u larguan sot, por edhe gjatë kohës që Meta, bënte, Ministrin, Deputetin, Kryetarin e Kuvendit, Kryetarin e LSI apo edhe Presidentin.
Sot, largimet e të rinjve nga Shqipëria kanë arritur kulmin dhe fajtor për këtë gjë është edhe Ilir Meta, i cili sot hiqet sikur po i dhimbset Shqipëria.
Ilir Meta, është politikani i vetëm që mbi të janë hedhur akuza për korrupsion dhe jo në ajër, por duke u bazuar në deklarata të bashkëpunëtorëve të tij siç është deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për vjedhjen e floririt, apo akuzat e të ndjerit Dritan Prifti, i cili ia faktoi me zë dhe figurë, por që drejtësia u bë pjesë e padrejtësisë.
Nga ana tjetër, pa asnjë lloj biznesi vetëm me paga shtetërore Ilir Meta, krijoi pasuri marramendëse dhe përrallore që shokoi çdo shqiptar.
I madh e i vogël, në Shqipërinë e varfër dhe të braktisur e panë në televizion vilën e tij lukzose në Gjirin e Lalzit, vilë të cilën nxitoi ta zhdukte nga ekrani.
Bëmat ku lakohet emri i Metës janë të shumta, ndërsa sot del me hipokrizi dhe hiqet si i shqetësuar për fatin e të rinjve shqiptarë, ndërsa nga karriget e politikës, i ka bastisur me vite të tëra, për të krijuar luksin e tij dhe të fëmijëve të tij.
Ilir Meta, ndoshta duhet të flasë dhe të sqarojë skandalet e tij, para se të përpiqet të ndryshojë fytyrën me të cilën dyshohet se ka bërë zhvatje të fondeve publike dhe korrupsion.
Në kurriz të të rinjve shqiptarë, Meta siguron luksin e fëmijëve të tij
Në vitin 2019, në një konferencë për media, Presidenti Ilir Meta doli dhe u mburr për pasurinë e tij, duke thënë se i kishte siguruar fëmijët.
Ndërsa foli për pallatin e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, tek zona e ?Unazës së Re?, përmendi edhe sigurimin pasuror të fëmijëve.
? Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin?, është shprehur Presidenti në vitin 2019.
Shqiptarët e dinë që Meta i ka të sigurtë fëmijët e tij dhe jo vetëm nga pallati i Monikës në ?Unazën e Re?, por edhe me pasuri të tjera sa të deklaruara dhe të padeklaruara.
Fëmijët e Ilir Metës kanë ikur nga Shqipëria për t’u shkolluar, për të bërë pushime, duke shpenzuar me miliona euro, që dyshohet se u janë zhvatur familjeve të të rinjve shqiptarë, për të cilët Meta sot bën si i shqetësuar.
Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij kanë shpenzuar 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër.
Pa llogaritur këtu shpenzimet që bëjnë për udhëtime dhe pushime.
Në këto rrethana Meta duhet të japë llogari pikërisht për këto shifra, për pasurinë dhe për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe më pas nëse i mbetet ende fytyrë të dalë e të bëjë të shqetësuarin për të rinjtë shqiptarë, të cilët i ka përzënë nga vendi, ndërsa ka zënë karriget e pushtetit, për të krijuar luks për fëmijët e tij./CNA.al
Katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e ...
Nga Kreshnik SpahiuUnë parashikoj që Sali Berisha do të jap ...
Avokati Spartak Ngjela ka dalë në krah të ambasadores amerik...
Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri ...
Deputetja e PD Albana Vokshi e ka quajtur një akt ‘poshtërue...
Pas deklaratave të forta të Fatbardh Kadillit ka ardhur edhe...
Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreu e PD, ka komentua...
Policia Rrugore e Fierit ? me radarë?, në aksin rrugor Fier-...
Kreu i LRE, Arian Galdini ka deklaruar, se asnjë projekt Ra...
31 Korriku shënon 78-vjetorin e Kryengritjes Popullore të Ma...
Vetëm në Shqipëri ndodh që me 362 vota bëhesh deputet dhe zh...
Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyr...
Deputeti Petro Koçi nuk ndalet nga denoncimet për Fierin. Ed...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me ultimat...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur deklaratav...
Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar deklaratat e ambasadore...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me...
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për deklaratat ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e ambasadores...
Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri kim kërkoi sot një d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...