Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri dhe kryetari i saj, Basha ndodhen para marrjes ose jo të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: të përjashtojnë apo ta mbajnë liderin e tyre historik Berisha në grupin e tyre të ri parlamentar? Analistë të pavarur të Tiranës në opinione të mëparshme të dhëna për DW janë shprehur, se “fati politik i PD është ndarja e Bashës nga Berisha?.
Tanimë nga SHBA kërkohet qartë që lideri historik i PD, ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha, të mos jetë pjesë e deputetëve të PD në parlamentin e ri. Kërkesa vjen pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) për shpalljen e Berishës “person i padëshiruar?, të cilit për shkak të “akteve korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri? i ndalohet hyrja në territorin e SHBA.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i bëri presion PD të premten, (30.07) të përjashtojë ish-kryetarin e saj, Sali Berishën, nga deputetët e grupit të ri parlamentar, të dalë nga Zgjedhjet Parlamentare 2021.
Në një deklaratë për gazetarët, të dhënë në selinë e PD, pas takimit me kryetarin e saj Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim, theksoi të premten “përgjegjësinë e kryetarëve të partive për të siguruar që kur të futen në parlament të shoqërohen nga anëtarë që meritojnë të përfaqësojnë Shqipërinë?.
Edhe pse ambasadorja amerikane nuk përmendi emrin e Berishës në deklaratën e saj për gazetarët nga selia e PD pas takimit me Bashën, nuk kishte asnjë ekuivok, që e kishte fjalën për Berishën, në kontekstin e cilësimit të tij nga DASH, “person i padëshiruar, që ka kryer? akte korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri.?
Në urdhërin ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden, në fillim qershorin e këtij viti, për pezullimin e hyrjes në SHBA dhe bllokimin e pasurive të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, korrupsioni u konsiderua ?cënim i sigurisë kombëtare të SHBA ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë.?
Vetë Sali Berisha, i rizgjedhur deputet i PD, në Zgjedhjet Parlamentare 2021, ka deklaruar pas vendimit të DASH ndaj tij se “pret me padurim të jetë në Parlamentin e ri.?
Kim: Ironi historike, tragjedi për Shqipërinë
Nëse kjo ndodh ambasadorja amerikane Yuri Kim parashikon të jetë “ironi historike, tragjedi për Shqipërinë?. “Nëse PD “do të hante bar? për hir të interesave të një njeriu,? sqaroi ajo më tej në deklaratën për gazetarët.
Berisha, që i ka quajtur “pa baza? vendimin e DASH ndaj tij dheka ngritur padi në Gjykatën Korrektuese në Paris kundër DASH “për shpifje publike?, përsëriti të premten, (30.07) se “është deputet që do të ulet krenarisht në vendin e tij në Parlament me një motivim më të madh se asnjëherë tjetër. Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë,? theksoi ai në një njoftim për shtyp.
PD: Drejt të ardhmes apo e ngulur tek e shkuara?
Kryetari i PD, Lulzim Basha, që fitoi mandatin e tretë për të drejtuar PD në zgjedhjet e 13 qershorit të këtij viti, pas tre humbjesh radhazi të zgjedhjeve, nuk ka dhënë deri më tani asnjë sinjal në drejtimin që kërkojnë SHBA. Ai ka bërë thirrje për “transparence faktesh nga DASH? dhe e ka cilësuar Berishën, pas shpalljes së vendimit nga DASH ?udhëheqësin shqiptar që ka dhënë kontributin më të ?muar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë,? cilësime që bien ndesh me vendimin e sipërpërmendur, ku arsyet e ndalimit të hyrjes në SHBA përcaktohen nga “akte korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri.?
Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj Berishës është i qartë edhe pse kreu i PD ka shmangur deklarime publike lidhur me këtë ?ështje edhe pas rizgjedhjes së tij kryetar. Por tani atij i duhet ta zgjidhë atë brenda disa javëve, para 12 shtatorit kur fillon punën Parlamenti i ri.
“Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të shkuarës,? theksoi ambasadorja amerikane Yuri Kim, në deklaratën e saj për mediat.
Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, kërkon që demokratët të shohin nga e ardhmja
Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj vendimit të DASH parathotë vështirësi për të marrë vendimin e imponuar qartësisht nga SHBA, kundër “babait politik?, si shihet raporti Basha-Berisha, që nga 2013, kur ky i fundit dha dorëheqjen nga kryesimi 23 vje?ar i PD pas humbjes së Zgjedhjeve Parlamentare dhe pasardhës u zgjodh Lulzim Basha.
Pas presionit të fuqishëm të SHBA pritet që forumet e PD të marrin vendim për zhvillimin sa më parë të votimit nga anëtarësia pro ose kundër hyrjes të Berishës në Parlamentin e ri. Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, që konkurroi në garën për kryetar të 13 qershorit të këtij viti, deklaroi në median sociale se ka bërë thirrje që “demokratët të shohin nga e ardhmja, të ndahen nga ?do trashëgimi që na korrupton, që na mban peng, sado emocione të na lidhin me atë.?/DW
Deputetja e PD Albana Vokshi e ka quajtur një akt ‘poshtërue...
Pas deklaratave të forta të Fatbardh Kadillit ka ardhur edhe...
Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreu e PD, ka komentua...
Policia Rrugore e Fierit ? me radarë?, në aksin rrugor Fier-...
Kreu i LRE, Arian Galdini ka deklaruar, se asnjë projekt Ra...
31 Korriku shënon 78-vjetorin e Kryengritjes Popullore të Ma...
Vetëm në Shqipëri ndodh që me 362 vota bëhesh deputet dhe zh...
Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyr...
Deputeti Petro Koçi nuk ndalet nga denoncimet për Fierin. Ed...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me ultimat...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur deklaratav...
Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar deklaratat e ambasadore...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me...
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për deklaratat ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e ambasadores...
Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri kim kërkoi sot një d...
Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha, ka dalë me një reagim në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar fyese deklaratën...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...