Vatrat e zjarrit në vend/ KLSH zbret në terren, nisin kontrollet
Situata problematike e zjarreve në vend, ka bërë që Kontroll...
Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e gjyqtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, z.Asim Vokshi.
?Pasi u njoh me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur për kandidim në datë 09.07.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, përmes Dekretit nr. 13188, datë 29.7.2021, ka vendosur që Zoti Asim Vokshi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë?, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë bëhet me 9 (nëntë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.
Por pasi ka bërë detyrën kushtetuese ai ka sulmuar Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke folur në pozicionin sikur të ishte kreu i Opozitës.
Paralelisht me këtë dekretim Meta ka shprehur rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore, të cilat dukshëm, sipas tij të krijojnë bindjen se trajtimi ligjor dhe administrativ i procesit të promovimit në karrierë në Gjykatën e Lartë të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, të cilët ishin dhe anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, është zvarritur në mënyrë të qëllimtë, duke i mbajtur ata nën presion të vazhduar politik, deri sa anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të përfundonin dhe të shpreheshin me vendim mbi procedurat ankimore që do t`u paraqiteshin si rezultat i ankimeve mbi procesin zgjedhor të 25 prillit 2021.
Sipas Metës, nëse KLGJ do të kishte vepruar me ritme më të shpejta në procesin e vlerësimit me pikë në këtë proces të ngritjes në detyrë të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, do të ishte shmangur çdo dyshim se procesi i promovimit në karrierë të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, është shtyrë në kohë, apo përmes ndryshimeve ligjore është deformuar, me qëllim për t?i mbajtur ata nën trysni të vazhduar deri sa të përfundonin procedurat ankimore mbi procesin zgjedhor të 25 prillit 2021.
?Mbi vonesat e pajustifikuara të KLGJ-së për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e plotë gjyqësore, si dhe lidhur me përpjekjet e mazhorancës për të shtrembëruar implementimin e reformës në sistemin e drejtësisë përmes ndërhyrjeve në legjislacion për të ndikuar në pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor dhe në veçanti të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, Presidenti i Republikës, ka mbajtur qëndrim parimor, konsistent dhe në mënyrë të vazhduar përmes 9 (nëntë) akteve shkresore të bëra publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe përmes Dekretit nr. 11 797, datë 22.10.2020, për kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor të 5 tetorit realizuar me ligjin nr. 118/2020, si dhe përmes Dekretit nr. 13 023, datë 14.04.2021, ?Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 45/2021 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese?, të ndryshuar?, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës./CNA.al
Situata problematike e zjarreve në vend, ka bërë që Kontroll...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka paditur në SPAK,...
CNA.al ka raportuar se ka dështuar operacioni financiar për ...
Në kuadër të situatës pandemike të kohëve të fundit,Italia k...
Mediat ditët e fundit kanë raportuar një operacion financiar...
Një rrugë e rëndësishme e kontrabandës shqiptare të kanabisi...
Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara të mërkurën shtoi ...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ka dhënë një lajm të mi...
Për të tretën ditë me radhë qyteti i Fierit, rrethinat dhe b...
Nga Elton QynoKam shkruar disa herë për procesin e vettingut...
Inceneratori i Fierit, një koncesion i debatuar që u kushtoi...
Nga gushti Gjermania do t’u dhurojë shteteve të tjera dozat ...
Gazetari Armir Shkurti ka reaguar me tone mjaft të forta në ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se...
Gazetari Armir Shkurti, ka reaguar në lidhje me situatën e r...
-One Telecommunications përfundon me sukses transformimin e ...
Policia Rrugore vijon me aksionet në rrugët urbane dhe inter...
Mbase unë do ta harroj një ditë imazhin e oficerit të polici...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin...
Sipas Meteoalb, i nxehti afrikan do të vijojë edhe në në mua...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...