Konfirmimi i variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nuk ka vend për ...
Një plogështi e kishte kapluar Sinan Palojën në ditën kur e mori vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Përveç kësaj, ai tha se nuk kishte përjetuar ndonjë simptomë tjetër si pasojë e imunizimit me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.
?Ka qenë dita e parë pak plogështi, përndryshe nuk kam pasur temperaturë?, shpjegon ai.
Plogështia së bashku me disa simptoma të tjera janë ndër shqetësimet kryesore dhe më të shpeshta të personave që marrin vaksinën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
?Deri më tani, shumica e rasteve të raportuara janë për efekte të lehta anësore si ethe, temperaturë, dhimbje krahu, kokëdhimbje, plogështi?, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë.
Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera të shëndetit, kanë bërë të ditur se marrja e vaksinave është e sigurt dhe efektet e mundshme anësore nuk e tejkalojnë rrezikun nga mosmarrja e vaksinës, përkatësisht pasojat që mund t?i kenë personat e prekur me COVID-19.
Një qytetare që deshi të qëndrojë anonime, ka treguar se ajo nuk kishte pasur fare simptoma pas vaksinimit ndërsa babai i saj 52-vjeçar e kishte përjetuar më rëndë.
?Lodhje, kokëdhembje. Ka zgjatur disa ditë?, tha ajo.
Në Kosovë, momentalisht jepen vetëm vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja këto vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe ajo amerikane (FDA).
Aktualisht, në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç, mund të regjistrohen për t?u imunizuar nëpërmjet vaksinimit.
Deri të shtunën në Kosovë janë dhënë mbi 356,000 vaksina. Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.
Cilat mund të jenë efektet më të rënda pas vaksinimit?
Përveç simptomave të lehta që mund të shfaqen te të gjithë njerëzit që e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ekzistojnë edhe disa efekte anësore më të rënda, të cilat janë ekstremisht të rralla.
?Efektet tjera anësore janë shumë të rralla: mpiksja e gjakut, miokarditi, perikarditi?, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Shqetësimi mund të ekzistojë edhe për ndonjë reaksion të mundshëm alergjik. Sipas Ministrisë, këto efekte anësore janë edhe njëra ndër arsyet kryesore, pse ka pasur ngurrim të qytetarëve për t?u vaksinuar.
Shumë shtete të BE-së kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës AstraZeneca si dhe vaksinës Johnson&Johnson, për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut. Deri më tani, probabiliteti i këtyre rasteve ka qenë katër raste në një milion të vaksinuar.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se ?nga raportet e paraqitura në Komisionin për hulumtimin e efekteve anësore pasvaksinale, nuk ka pasur raporte te mpiksjes së gjakut?.
Momentalisht, nëpër qendra të vaksinimit në vend, është vendosur sistemi i kontrollit ku qytetarët presin disa minuta pas vaksinimit, për t?u siguruar se do të kenë ndihmë mjekësore të menjëhershme, në rast të ndonjë efekti të rëndë apo reaksioni alergjik.
Gjithashtu, qytetarët furnizohen me dokumente ku janë të detajuara përmbajtjet e secilit lloj të vaksinës që jepet në Kosovë dhe ata mund të zgjedhin me cilin lloj do të vaksinohen.
A dallojnë simptomat nga lloji i vaksinës që merret?
Nga monitorimet deri më tani, nuk është vërejtur që simptomat pas marrjes së vaksinës dallojnë nga lloji i vaksinës i cili merret.
?Simptomat eventuale pasvaksinale, janë pothuajse të ngjashme për secilën vaksinë?, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata kanë bërë të ditur se çdo qendër e vaksinimit, është e pajisur edhe me formularin e raportimit te efekteve anësore eventuale pasvaksinale, të cilat janë të obliguar t?i raportojnë në rast se shfaqen dhe të njëjtat ia përcjellin Komisionit për hulumtimin e efekteve serioze pasvaksinale.
Deri më tani, Ministria ka bërë të ditur se personat e vetëm që duhet shtyrë vaksinimin, janë njerëzit që kanë çfarëdo sëmundje akute, mundësisht deri sa të shërohen.
SHBA: Paralajmërim rreth vaksinave Pfizer, Moderna për inflamacion të rrallë në zemër
?Kjo vlen edhe për COVID-19, por edhe për sëmundjet e tjera. Megjithatë, njerëzit me sëmundje kronike dhe simptoma të qëndrueshme, mund të marrin vaksinat (p.sh. personat me sëmundje obstruktive kronike të mushkërive)?, thuhet në njoftim.
Ndërkaq vaksinimi i shtatzënave, rekomandohet ?në rastet kur përfitimet e vaksinimit për shtatzënën tejkalojnë rreziqet e mundshme?.
Momentalisht, nëpër botë po shpërndahet me shpejtësi varianti i ri COVID-19 i quajtur ?Delta?. Vaksinimi masiv po shihet si zgjidhje e vetme për të evituar një valë të re të infektimeve masive me fillimin e sezonit të vjeshtës.
Një studim i ri në revistën mjekësore ?New England Journal of Medicine? ka thënë se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit, janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa./rel
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nuk ka vend për ...
Fjorela Peto është një vajzat e cila u bë e njohur për publi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmoi pre...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPPandemia C...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur...
Kejvina Kthella është një nga modelet më seksi shqiptare. Bu...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur...
Britney Spears ka ndezur rrjetin teksa k apublikuar një foto...
Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të mira të muzi...
Pak ditë më parë, ish konkurrentja e Përputhen Tea Trifoni k...
Niykee Heaton është një këngëtare dhe një nga influencueset ...
Jade Amber Williams është një nga vajzat më seksi që keni pa...
Kida është një nga këngëtaret më të suksesshme të showbizit....
Sindi është një nga vajzat më të komentauara të momentit. Is...
Padyshim që për Jennifer Lopez mosha është thjesht një numër...
Miss Shqipëria 2020 Iljada Baci, ka rrëfyer gjatë puntatës s...
Të jesh perfeksionist shpesh mund të konsiderohet si një atr...
Mevlan Shaba është një nga personazhet më të komentuar të mo...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...