Kërcet arma në Fier/ Plagoset 40-vjeçari, në kërkim autori
Një 40 vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotm...
Një ngjarje kriminale në familje, është parandaluar paraditen e sotme nga policia e Vlorës, e cila ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi ky i fundit ka tentuar të vrasë vëllanë e tij.
Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend Merkaj, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij.
?Sekuestrohet një mjet prerës (hanxhar).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen ?24 Maji?, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 39 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ?Dhuna në familje?.-thuhet në njoftimin e policisë.
Por, kush është Gazmend Merkaj
Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Policinë.
Gazmend Merkaj, është i riu që guxoi dhe tregoi disa prej krimeve të rënda në Vlorë, siç ishin rrëmbimet deri dhe në vrasje, dhe u dënua dy vite më parë nga Gjykat e Fierit për akuzën e ?Armëmbatjes pa leje?.
Merkaj është paraqitur në 1 gusht 2018 në policinë e Vlorës pas frikës se mund të ekzekutohej nga disa persona që ai i njihte dhe i kishte bashkëpunëtorë.
Por teksa është vetëparaqitur me qëllimin për të treguar disa prej krimeve në Vlorë, i riu ka dorëzuar në ambjentet e Policisë së Vlorës dhe një armë që e mbante pa leje.
Për këtë armë, prokuroria e Fierit nisi në muajin gusht 2018 një hetim, ndërkohë hetimet për rrëfimin e krimeve në Vlorë, e morën në dorë prokurorët e Vlorës.
Rrëfimi i Merkajt, në Vlorë solli dy të ndaluar nga prokuroria dhe disa persona të vrarë mes bandave rivale.
Merkaj ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë. Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t?u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.
Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogaritë shtetasit Edison Harizaj, një tjetër e mirënjohur në Vlorë.
Dhunon dhe kanos me hanxhar vëllanë/ Prangoset vlonjati
Historitë tronditëse/ Seriali i zhdukjeve në Vlorë, çfarë deklaroi “i penduari”
Një 40 vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotm...
Një ngjarje kriminale në familje, është parandaluar paradite...
Pas disa orë kërkimesh intensive nga toka dhe nga deti, Poli...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person dhe ka procedu...
Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur...
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Du...
Një ngjarje e trishtë është regjistruar pasditen e sotme në ...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në T...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona të cilët ...
Një makinë që dyshohet se prokurorit të Vlorës, Maksim Sota ...
Një tjetër operacion i rëndësishëm është kryer nga Policia e...
Fushë Kruja është zgjuar mëngjesin e sotëm e rrethuar nga fo...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me operacioni “...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Moravë të Beratit,...
22 korriku është një darë e rëndësishme për historinë e vend...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ...
Një shtëpi dykatëshe në Kurbin është përfshirë nga flakët e ...
Sot në mesditë rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshoh...
Klajdi Dokolli, i cili ndryshe njihet edhe miku i familjes Ç...
Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...