Zbulohet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale/ Ja në sa bashki pritet të ndahet vendi
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të konfiskojë pasuritë e Armand Marku dhe Gerti Marku, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali.
?Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka perfunduar verifikimet ne lidhje me procedimin pasuror nr.1/2021, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë?, (ligji antimafia).
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është kryer hetim pasuror në lidhje me pasuritë e zotëruara nga shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, si dhe familjarët e afërt të tyre. Nga hetimet e kryera është provuar se :
Shtetasi Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tiranë, pasi gjykata e Milanos me vendim nr. 1731, viti 2017 e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale ?Trafikim narkotikësh? dhe ?bashkëpunim në krim?, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Po ashtu shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, me datë 09.10.2020, pasi autoritetet Gjyqësore të Firences, Itali me vendimin penal nr.9065/15 RGNR-5609/19 RG GIP, datë 25.11.2019, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ?Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Pas verifikimeve të kryera, sipas kërkesës së prokurorisë fillimisht me vendimin nr.1, datë 09.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Tiranë, është vendosur sekuestrimi i disa pasurive në zotërim nga familjarë të afërm të shtetasve Gerti Marku dhe Armand Marku. Në përfundim të hetimeve pasurore të zhvilluara është arritur të provohet se plotësohen kushtet e parashikuara në ligj për konfiskimin e pasurive të sekuestruara sepse ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në indicie, për pjesëmarrje të personit në veprimtari kriminale, të parashikuara në nenin 3, pika 1, të ligjit nr.10192/2009.
Rezulton se pasuria është, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të plotë ose të pjesshëm të personave të përmendur në nenin 3, pika 1, të ligjit;nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme apo personat e përmendur në nenin 3, të ligjit, nuk arrijnë të përligjin zotërimin e pasurive ose të ardhurave, të cilat janë shpërpjesëtimore me nivelin e të ardhurave apo fitimeve të realizuara nga burime të ligjshme të deklaruara prej tyre.
Prokuroria e Posaçme me datë 13.07.2021 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin kërkesën për konfiskimin e pasurive si më poshtë:
Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel ?Harbour?, e ndodhur në zonën ?Turizëm Kanali i Çukës? Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën ?Turizëm Kanali i Çukës? Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.?-thuhet në njoftimin e SPAK./ CNA.al
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një parcelë toke në la...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme n...
15 kilogramë kokainë, janë kapur sot në Portin e Durrësit në...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me kokainën e k...
SPAK përfundon hetimet dhe i dorëzon gjykatës dosjen penale ...
Një turist është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrës...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për vrasjen e ish...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për drogën e kapur në port...
Policia e Shtetit po zhvillon këtë mesditë një operacion në ...
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ka reaguar në lid...
Kryeministri Edi Rama përballjen me qytetarët e ka zhvendosu...
Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet ndaj drejtuesve të au...
Tuneli i Kalimashit ëhstë bllokuar sot në mëngjes për disa m...
Struktuara e Posaçme Antikorrupsion nuk ndalet në aksionin e...
Një pushues është shpëtuar sot në plazhin e Shëngjinit pasi ...
Një 35-vjeçar me inicialet I.K nga fshati Mishtër i Klosit k...
Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shpallur sot vendimin për grupin ...
Një 25-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pa...
Një ngjarje e rëndë e rëndë është regjistruar mesditën e sot...
Një zjarr masiv ka përfshirë rreth mesditës së sotme, tokat ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...