web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veterani i Tiranës nuk ndalet, rinovon kontratën në moshën 41-vjeçare

12 Korrik 2021, 10:58, Sport CNA

Ilion Lika do jetë edhe për një sezon pjesë e Tiranës. Newsport.al mëson nga burime të besueshme se gardiani i portës do zgjasë bashkëpunimn me klubin. 41 vjeçari prej 2016 ka qenë pjesë e bardhebluve në mënyrë të pandarë, veç tre viteve të kaluara nga 2010-2013.

Rinovim klasi në shtëpinë bardheblu, që duket se vlerëson figurat që kanë dhënë shumë për fanellën. Titullar për shumë vite, Lika sezonin e shkuar ishte në stol si zgjedhje e dytë për vetë faktin se në skuadër është një portier si Bekaj. Për gjithë peshën që Lika ka në ekip, bardheblutë i kanë ofruar edhe një vit kontratë gardianit.





Lajmet e fundit nga