web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Spanjë “e mallkuar”, Morata s’di të shënojë as me penallti

23 Qershor 2021, 16:21, Sport CNA

Spanja po vuan për të shënuar në Euro 2020. Sot shpërdoroi penalltinë e dytë radhazi pas asaj ndaj Polonisë. Kombëtarja iberike po luan me Sllovakinë, sfidë që duhet fituar me çdo kusht.

Kualifikimi kërkon tre pikë dhe Spanja kishte një shans të artë në minutën e 12-të. Ekzekutimin nga pika e bardhë e mori përsipër Alvaro Morata këtë radhës.

Asnjë ndryshim, sërish topin nuk preku rrjetën. Pritje e shkëlqyer e Martin Dubravka, portierit të Newcastle, i cili mban në lojë Sllovakinë, që me këtë rezultat është e kualifikuar.





Lajmet e fundit nga