Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit.
Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi.
Por, në përgjithësi, shtoi ajo, ?vaksinat mbeten shumë efektive?.
?Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në zvogëlimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjeve – përfshirë edhe ato nga varianti Delta?, tha Van Kerkhove.
Ky variant ka çuar në rritje të numrit të rasteve me koronavirus nga Portugalia në Rusi, ndërsa Britania, në fillim të këtij muaji, ka shtyrë për katër javë një fazë të rihapjes së ekonomisë, për shkak të tendosjes së variantit Delta.
Në Shtetet e Bashkuara, ku normat e vaksinimit janë relativisht të larta, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës.
Infeksionet dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë, për shkak të vaksinave, por në mesin e të pavaksinuarve ka prova në rritje që tregojnë se varianti Delta po merr hov.
Televizioni Bloomberg ka cituar një studim nga firma e gjenomikës, Helix, e cila ka analizuar mijëra mostra nga testet për koronavirus. Analiza ka zbuluar se rastet e variantit Delta duket se po rriten më shpejt në zonat me norma më të ulëta të vaksinimit.
Në Izrael – vendin me një nga normat më të larta të vaksinimit në botë – autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për vaksinimin e adoleshentëve të moshave 12 deri në 15 vjeç, për shkak të shpërthimeve lokale të rasteve me kor Të hënën, gati 90 persona në Izrael u konfirmuan si të sëmurë me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fundi i prillit dhe shumica e rasteve janë nga shpërthimet në shkolla.
Sipas autoriteteve në Izrael, gati një e treta e rasteve të reja gjatë javës së kaluar, kanë qenë persona të vaksinuar dhe shumë nga të infektuarit e rinj janë prekur me variantin Delta.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael, Hezi Levi, tha se shumica e rasteve të reja në mesin e individëve të vaksinuar janë të lehta, por u bëri thirrje prindërve që t?i vaksinojnë fëmijët e tyre adoleshentë.
Javën e kaluar, drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Rochelle Walensky, tha se derisa varianti Delta përhapet, ka shqetësime se ai mund të pësojë mutacione të tjera atje ku i shmang vaksinat ekzistuese.
Walensky tha se viruset, kur pësojnë mutacione, bëhen më të transmetueshme.
?Kjo është arsyeja pse ne po i inkurajojmë njerëzit që të vaksinohen?, tha ajo.
Çfarë dihet për variantin Delta?
Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, në rastin e variantit Delta, ka regjistruar transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj.
Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse.
Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda./REL
Jasmina Kadiru është një nga vajzat që tërhoqi më së shumti ...
Modelja Keisi Medini është një nga vajzta më seksi të Instag...
Ledjana Prenga është një nga personazhet më të ndjekur në rr...
Një ditë më parë, në emisionin Përputhen 40+ ka patur një pë...
Kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza të tjera doza vaksi...
Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka folur për ...
Situata nga Covid-19 çdo ditë e më shumë po lehtësohet duke ...
Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga janë dy nga konkurentët më t...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një thi...
COVID pandemik vënë udhëtimit në ndalimin e menjëhershëm: Fl...
‘Vajzës i dolën dhëmbë shumë të bukur, të bardhë, tani i ja...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Mevlan Shaba është një ndër konkurentët më të pëlqyer dhe ko...
Mina Mendes është një modele e famshme, e cila ka lindur më ...
Kejvina Kthella është padyshim një nga modelet më seksi dhe ...
Një panoramë të tillë na e japin urgjencat e spitaleve pedia...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Chloe Othen është një nga modelet më seksi të momentit. Ajo ...
Lauren Dascalo është një yll dhe modele amerikane që ka fitu...
Alena Omovych është një modele fitnesi shumë e apasionuar pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...