Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Lulzim Basha po nxiton të mbyllë me shpejtësi kapjen e çdo posti drejtues në PD dhe largimin e çdo zëri të fortë kritik që kërkon ndryshim apo mendon se Basha, humbi vërtet zgjedhjet.
Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se menjëherë pas analizës do ecet me zgjedhjen e strukturave drejtuese në qendër, përshfirë Kryesinë, Sekretariatin, Këshillin Kombëtar e deri tek degët e PD që do futen të gjitha në proces zgjedhor, kryetarët lokalë që nuk kapën targetet e Bashës do largohen të gjithë.
Ky proces riorganizimi duket të jetë qartazi një spastrim dhe forcim i pozitave të Lulzim Bashës në krye të PD, që tashmë synon të çimentojë çdo post me njerëz që mendojnë si ai dhe nuk sjellin bezdisje, duke artikuluar humbjen e zgjedhjeve.
Basha po përpiqet qartazi që zgjedhjet t?i quajë masakër me shpresën se mund të ndryshojë apo fitojë mbështetjen e militantëve që e kanë braktisur masivisht.
Pjesëmarrja e ulet në zgjedhjet brenda PD-së, dhe vetëm 28% e votave të anëtarësisë ishin një këmbanë alarmi për Bashën.
Basha tashmë ka bërë gati edhe lëvizjet që do të kryejë, por i duhet të shkurtojë kohën e pritjes për të mbledhur strukturat dhe kryer operacionin e spastrimit.
Emrat e parë që do largohen janë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të dy nën/kryetarë të PD, të cilët prej tetë vitesh qëndrojnë në krah të Bashës.
Këto dy poste kanë edhe emra të tjerë që synojnë. Ervin Salianji, Tomor Alizoti apo Jorida Tabaku, janë nga emrat që mund të jenë pjesë e drejtimit të grupit parlamentar apo edhe nën/kryetarë Kuvendi.
Emra të tjerë që do kenë pozicione në komisionet parlamentare apo pjesë e drejtimit të grupit pritet të jenë Albana Vokshi, Enkejled Alibeaj, Alfred Rushaj etj.
Një emër tjetër që largohet është Bujar Nishani, i cili ikën nga drejtimi i Këshillit Kombëtar, ky pozicion mund edhe të shkrihet fare, por Basha kërkon ruajtjen për të bërë qokë me emrat që do i duhet ti shpërbleje.
Një vend vakant për Bashën është edhe ai i Sekretarit Organizativ, pas largimit të Sahit Dollapit menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve me dorëheqje.
Arben Ristani, largohet nga drejtimi i Komisionit të Disiplinës që e drejtonte prej 4 vitesh, pozicion që asnjëherë nuk u konsiderua nga Basha.
Një emër që largohet është ai i Çlirim Gjatës, i cili nuk u fut as në listën fituese, megjithëse pretendimet e tij ishin të mëdha.
Belind Këlliçi i FRPD, lë drejtimin e organizatës partnere, atij i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të rikandidojë. Ngelet një emër që mund të ketë Basha ?nën mëngë?, për ta përdorur në postet politike në parti.
LDG, nuk zhvillon zgjedhje nga viti 2009, ikën Albana Vokshi nga drejtimi dhe pretendente janë Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Gjithçka do të varet edhe nga postet e tjera drejtuese që këto dy emra pretendojnë në PD.
Ervin Minarolli është një emër tjetër që largohet, pasi dështoi totalisht në drejtimin e Burimeve Njerëzore.
Basha do tentojë edhe largimin nga kryesia të Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët së fundi janë përballur fort me kreun e PD.
Një emër që pritet të mbajë postin drejtues është Gazmend Bardhi. Ai qëndron në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Ivi Kaso qëndron me post në sekretariat.
Një emër që mban detyrën është edhe Ina Zhupa, e cila në fakt është e emëruar e kryetarit së bashku me Sekretarin e Mardhënieve Ndërkombëtare, Arben Kashau./CNA.al
Gjykata e Tiranës, ka refuzuar të njohë vendimin për zgjedhj...
Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtar i...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku...
Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur “merrte shpatën” dhe mbron...
Presidenti Ilir Meta një ditë më parë, ka bërë një postim në...
Alpet shqiptare, janë një nga pikat më të vizituara nga turi...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi prit...
Analisti Ilir Demalia, ka shpërthyer në akuza, ndaj deputetë...
Ish deputeti Enkeled Alibeaj ka folur për situatën brenda Pa...
Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroaz...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim njofton se ka takuar të riun ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin që lidhet me mosdek...
Analisiti Fatos Lubonja ka disa kritika për PD, duke thënë s...
Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, në qeverinë socialis...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, e ...
Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, ka folur për med...
Ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, ku d...
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndër të tjera, Lulzi...
Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani teksa ka rep...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...