Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin i dhanë fund takimit mes tyre me komente pozitive për bisedimet, megjithëse mbeten dallime të qarta në qëndrimet e tyre.
Gjatë takimit u shkëmbyen kortezi diplomatike, siç e pohoi Presidenti Biden:
?Toni i takimeve që vazhduan më duket për katër orë, ishte i mirë, pozitiv,? tha zoti Biden.
Këtë përshtypje shprehu edhe homologu rus:
?Ishte një diskutim shumë konstruktiv,? tha udhëheqësi rus, Vladimir Putin.
Ata ranë dakord të fillojnë bisedimet për stabilitet strategjik dhe sigurinë kibernetike.
?Fakti që kemi thyer praktikën e ndëshkimit të ndërsjelltë dhe të ngushtimit të sferës së marrëdhënieve diplomatike ka rëndësi. Të dyja palët përfitojnë. Por vetëm e ardhmja do të tregojë nëse ka pasur arritje konkrete dhe ndryshime në qëndrimin e rusëve?, thotë analisti Cyrus Newlin.
Edhe pas takimit, mbeten mospajtime të dukshme, si për shembull lidhur me Ukrainën ku në pjesën lindore prej vitesh vazhdon konflikti mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
?Shpreha mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës,? tha zoti Biden.
Ukraina kërkon antarësim në NATO, gjë që Moska ka thënë se nuk do ta pranojë.
Presidenti Biden foli për mbështetjen për të drejtat e njeriut, duke veçuar aktivistin opozitar rus, Aleksei Navalni, i cili dergjet në burg.
Zoti Putin reagoi me mospërfillje ndaj kritikave se Moska shtyp disidentët politikë dhe solli si shembull protestat me thirrjet për drejtësi racore në Shtetet e Bashkuara. Ai mbetet sfidues përballë kritikave lidhur me Navalnin.
?Navalni u kthye në Rusi me një sjellje që tregoi qartë se synonte të arrestohej,? tha zoti Putin.
Presidenti Biden e bëri të qartë se ai dallon nga pararendësi, Donald Trump, i cili në 2018 mbajti anën e udhëheqësit rus, Putin dhe jo të shërbimeve të zbulimit që fajësuan Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të 2016.?
?Presidenti Putin e mohoi me shumë forcë dhe këmbëngulje këtë akuzë,? tha në atë kohë Presidenti Trump.
?E bëra të qartë se nuk do të tolerojmë përpjekje për të dhunuar sovranitetin tonë demokratik apo për të destabilizuar zgjedhjet tona demokratike. Do të përgjigjemi,? tha Presidenti Biden.
Presidenti Biden gjithashtu paralajmëroi udhëheqësin rus se do të ketë kundërpërgjigje ndaj sulmeve kibernetike.
?Presidenti Biden do të tregohet i kujdesshëm që çdo përgjigje të jetë proporcionale, duke pasur parasysh që Rusia nuk është thjesht një fuqi kibernetike, por shumë e aftë në këtë fushë pasi ka aftësinë të bëjë dëm të madh tek kapacitetet amerikane,? thotë analisti Newlin.
Presidenti Biden u kthye menjëherë në Uashington pas bisedimeve me udhëheqësin rus, duke përmbyllur një javë të gjatë takimesh që u përqëndruan tek rindërtimi i marrëdhënieve transatlantike./ VOA
Për dy vjet, grupet militante ndërkombëtare, siç është Al-Ka...
Katër pikat e propozuara nga kryeministri i Kosovës, Albin K...
Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka ...
Në Kosovë më 17 qershor janë regjistruar edhe dhjetë raste t...
Qeveria amerikane i ka dhënë fund dy politikave të periudhës...
Përpjekjet e sapo shpallura për të luftuar një kërcënim në r...
Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Institut...
Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë...
Greqia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit.Rapor...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se Koso...
Dy lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor kanë qenë pika te...
Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të...
Sot ishte takimi i fundit i samitit mes presidentit rus Vlad...
Dritan Hoti, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare thotë se...
Ushtria e Izraelit kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të më...
Tashmë, janë 16 shtete që kanë nisur të përdorin ‘Certifikat...
Presidenti rus Vladimir Putin po mban një konferencë shtypi ...
Në Gjenevë të Zvicrës përfundoi samiti midis presidentit të ...
Autoritetet e qytetit të Moskës njoftuan të mërkurën se të g...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...